Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në dt 24 tetor mbushim 1 vit LRE.
1 vit më parë e pyesja veten se nëse diçka e re do të lindë, a do te jetë ndryshe kësaj radhe? A janë krijuar kushtet për një Lëvizje të re politike?
Asokohe, nuk isha i sigurtë për përgjigjen. Isha plot mëdyshje, ankth, frikëra, pasiguri.
Ndaj edhe kur i hyra kësaj sfide, më shumë luftoja me veten për ti mundur frikërat dhe mëdyshjet e pasiguritë e mia, sesa me botën.
Dhe ja ku erdhëm sot këtu. LRE – Lëvizja e Re lindi.
LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë u transformua dhe rrafshi i komunikimit dhe përfshirjes u bë më i gjerë, më i thellë dhe më kërkues.
Transformimi i LDE solli LRE. LRE është tashmë prej 1 viti, këtu. Ndaj pyetja e radhës që i bëjmë ne vetes është: A kemi ne qëllimshmëri në gjërat që bëjmë?
Dhe përgjigja do të ishte e doradorshme: Po. Sigurisht që po. E kush nuk ka. Dallimi mes nesh dhe atyre të cilët do të perballim e konkurojmë është tek qëllimshmëria që flet me shembull jetësor. Jo me fjalë, por me shembull jetësor.
Shembujt e jetëve tona si nismëtarë, drejtues e aktivistë të Së resë, të LRE – Lëvizjes së Re, flasin për qëllimshmëri të mbara që kanë të shenjtë dinjitetin njerëzor.
Ne nuk bëjmë gjithçka për hir të suksesit, përfitimit, e arritjeve personale. Ne bëjmë vetëm gjërat e përshkruara qartë në Hartën e Dinjitetit Njerëzor.
Ne nuk zhbëjmë dinjitetin tonë e as të të tjerëve. Ne përpiqemi tia dalim mbanë me zotësi, talent e guxim. Nuk e kemi nisur Të renë, që të kapim veten.
Ne e kemi nisur Të renë që të kapim kohën e humbur të këtij vendi. Ne nuk kemi nevojë për të bërë Politikë për hir të Politikës që të kapim veten, sepse së paku ne nismëtarët e Së resë, LRE – Lëvizjes së Re, jemi njerëz të realizuar e arrirë në punët, familjet e profesionet tona.
Shumica prej nesh nuk janë paguar kurrë me taksat e qytetarëve apo me rroga partie a politike. Edhe ata ndër ne që kanë punuar si buxhetorë në Shtet, janë shembuj të mrekullueshëm të mirëadministrimit, ekspertizës, ndershmërisë dhe integritetit.
Shumica prej nesh kanë punuar e ndërtuar gjithçka nga e para, me zotësi, talent e ndershmëri. Nuk jemi të pakënaqur nga Partitë e mëdha a të vogla, sepse kurrë nuk jemi varur prej tyre e as nuk kemi ndërtuar prej tyre.
Nuk kemi vjelur e as shfrytëzuar e as përfituar kurrë nga asnjë Parti e madhe apo e vogël. Aktivizmin tonë, e këtu po flas për ata që kanë qenë aktivë në Parti të tjera, e kemi patur të sinqertë, idealist dhe të ndershëm.
Kësisoj, sot që nisur këtë udhë e kemi ndërmarë këtë nismë për të ngritur e bashkuar një alternativë të re politike, një shtëpi tonën të bashkuar politike, synimet dhe qëllimet i kemi të qarta.
Duam të bëjmë betejën finale për ti ringjallur shpresën këtij vendi. Po jetojmë e degradojmë në epokën e pacipësisë, në kohë e ditë pashpresësie kur në mendjen e çdo shqiptari, pra edhe në mendjet tona, po vlon mendimi për ta braktisur këtë vend.
Ne para se të dorëzohemi e të vendosim që ta braktisim këtë vend, duam e duhet të bëjmë një betejë finale me Sistemin e të Ligjve që po e mbajnë peng e po e plaçkisin këtë vend.
Kjo do të jetë si betejë finale. Duhet bërë si betejë finale për ta lëvizur këtë vend drejt së mirës, para se ta braktisin gjithë të mirët.
E ne jemi njerëzit e duhur, ne jemi E reja e duhur, ne jemi alternativa e duhur për ta bërë këtë betejë finale. Ne kemi dhënë prova se ne nuk e vjelim, nuk e vjedhim, nuk e plaçkisim këtë vend.
Më parë se ta vjedhim, ne më mirë ikim nga ky vend. Nëse qëndrojmë e luftojmë këtu, ne do ta ndërtojmë këtë vend. Por për ta vjedhur e plaçkitur, kurrë.
Nuk jemi Parti pushteti, e as Parti deputeti. Nuk kemi ndërmarë një nismë politike për qëllime private, e as per për përfitime personale.
E reja eshte e do të jetë Partia e qytetarëve shqiptarë që duan e janë të vendosur që të bëjnë një betejë finale përballë e duke konkuruar Sistemin e të Ligjve me të gjitha palët politike bashkë e veç e veç.
Shqipëria e meriton një alternativë të dlirë të ringjalljes së shpresës. Shqipëria e meriton një alternativë të njerëzve të mirë, të virtytshëm dhe të talentuar, që nuk janë paguar kurrë as nga taksapaguesit, as nga politika e as nga partitë.
Njerëzit e mirë që nuk varen nga sistemi politik dhe ekonomik i të Ligjve Majtas e Djathtas, duhet të bëhen bashkë që ti ngrenë lart e bashkojnë kryet dhe zërat e shqiptarëve.
Nuk jemi Parti pushteti e as Parti deputeti. Jemi Parti dinjiteti. Kjo do të jetë beteja jonë finale për dinjitet e shpresë në Shqipëri./CNA.al
Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me vendimin e ...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e djeshme ka zhvillua...
Është mbyllur “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha në...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka vle...
Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka komentuar zhv...
Vetingu i politikanëve ka qenë një nga temat më të diskutuar...
Ish prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar mbrëmjen e sotme...
Gazetari Mero Baze dhe një pjesë e mediave prane kryeministr...
Aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka komentuar veprimet e fu...
Deputeti i PD, Aldo Bumçi, ka deklaruar se “Foltoret” e ish ...
Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të rëndësishme ...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë sot një lajm të mir...
Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët në Be...
Demokratët kanë ngeluar të zhgënjyer nga Lulzim Basha në tet...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në Foltoren e Beratit, foli e...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar propozimin e Part...
Në çdo Foltore, ish kryeministri Sali Berisha është pritur m...
“Basha është njeriu që çon nga humbja në humbje dhe nga disf...
Ish kryeministri Sali Berisha nga Berati i ka përmendur të g...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...