Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Sot në mbrëmje Lulzim Basha bëri një deklaratë publike nëpërmjet faqes zyrtare të PD, duke përdorur disa terma, pothuajse qesharakë.
Le t?i analizojmë shumë shkurt dhe shumë shpejt për të kuptuar çfarë po ndodh.
Ardhja e Evi Kokalarit, e cila është një mbështetëse e Republikanëve në SHBA, një aktiviste politike, e cila deklarohet e djathtë, qëndron në krah të Sali Berishës, ka lidhje të forta me ish-administratën e presidentit Trump, e cila thotë se Lulzim Basha ka pasur probleme në Departmentin e Shtetit, ka bërë pazare, e të tjera si këto.
Në fakt Luli doli me një qëndrim dhe tha se zonja Kokalari kishte artikuluar qëndrimet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, pra e kishte atashuar atë me mazhorancën dhe Rilindjen.
Dokumentet për skandalin e Lulzim Bashës dhe lobimet ruse në SHBA janë publikuar nga ?Mother Johnes?, në fakt të gjitha mediat shqiptare dhe kush kërkon t?i dijë mund t?i kërkojë në fara.gov, tek e cila mund të gjesh dokumentin me emrin e Lulzim Bashës, ku tregohet qartazi se kompani e Nik Muzin, ka firmosur me Lulzim Basha dhe lobistin e tij Nik Muzin dhe me mënyrën se si do të paguheshin 1 milionë e 25 mijë dollarë, nga të cilat janë 500 mijë dollarë të paguara drejtpërdrejtë, 3 këste me nga 150 mijë dollar dhe një këst me 75 mijë dollarë.
Luli sot tha se këto para ishin hetuar dhe kjo procedurë ishte hetuar nga drejtësia shqiptare, sipas akuzave të Edi Ramës.
Në fakt është i njëjti Lulzim Basha, i cili thotë se drejtësinë e ka kapur Edi Rama dhe Taulant Balla. Pra drejtësia e Edi Ramës dhe Taulant Ballës e ka nxjerrur Lulin të pafajshëm. Në fakt Lulzim Basha nuk ka dalë i pafajshëm.
Për financimet ruse Luli ka ?shpëtuar? me procedurë pra nuk ka ndodhur një hetim i plotë, nuk kanë ardhur dokumentet nga SHBA-ja, nuk është marrë deklarimi i Nik Muzin, nuk dihet ende qartazi se kush është finacuesi i plotë i këtyre parave, 1 milionshit të dollarëve, sepse Basha ka thënë në 4 daljet televizive 4 versione të ndryshme.
Njëherë donacione të amerikaneve, njëherë para të paguara nga PD-ja, njëherë fonde të tjera, pra gjithçka ka qenë tmerrësisht një turbullirë e organizuar prej tij. Pra nuk është as Edi Rama, as Taulant Balla, as Rilindja, as Partia Socialiste, por janë mediat në SHBA, është Departamenti Amerikan i Drejtësisë që ka publikuar dokumentetet ekskluzive që të qarta, të pastra, që akuzojnë Lulzim Bashën për finacime, të dyshimta, lobimi në SHBA, burimi i të cilave nuk dihet.
E pra fajin e ka Evi Kokalari se Basha shkon në SHBA, paguan 1 milion e 25 mijë dollarë, burimi i të cilave nuk dihet dhe SHBA-ja qe prej më shumë se 3 vitesh nuk i jep vizë Lulzim Bashës të shkojë përtej oqeaneve. Fajin e ka Evi Kokalari që Luli pasurohet duke qenë në opozitë dhe këto para I përdor për të bërë foto dhe me ish-presidentin amerikan Trump në mes të fushatës, pasi hyri në një çadër skandaloze dhe atje firmos marrëveshjen e jetës së tij me Edi Ramën dhe sot po e përdor Partinë Demokratike për interesa të tij, të familjes dhe të parave të tij.
Pikërisht të atyre parave që shkuan në SHBA, të atyre parave që financuan lobimin në SHBA , dhe fajin për këtë e paska Evi Kokalari, fajin e paska dhe Edi Rama dhe Taulant Balla, fajin e ka Sali Berisha, fajin ia ka edhe ndonjë deputet që tani e mbron por që dje kërkonte të sqaronte të vërtetën e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Arben Ristani.
Gjithsesi fakti është një, Lulzim Basha ka shkuar në SHBA dhe ka lobuar 1 milion e 25 mijë dollarë. Këto para janë të dyshimta, ende të pasqaruara. Nik Muzin nuk është pyetur kurrë nga drejësia shqiptare dhe në rast se drejtësia Edi Ramës ka dhënë një vendim, është një vendim pro Lulzim Bashës që tregon sërish që Luli është në ortakëri me Edi Ramën.
Pra, nuk tregon akuzën dhe gishtin e drejtuar të Lulit ndaj një shqiptareje që jeton në Amerikë si Evi Kokalari. Përgjegjësi i gjithçkaje është Lulzim Basha, vendimin e drejtësisë e ka dhënë drejtësia e Edi Ramës, ndërsa SHBA ka nxjerrë dokumente ekskluzive të qarta dhe të pastra që flasin për mbi 1 milion dollarë finacime me lobimin në SHBA.
Këtë duhet të sqarojë Luli, jo ti tregojë gishtin Evi Kokalarit dhe të thotë fajin e ka Evi Kokalari./CNA.al
The Head of Albania’s Conservative Party Faces Criminal Charges, and an Ex-Trump Aide Is Involved
Luli i përgjigjet Kokalarit/ Quan shpifje lobimet korruptive
PD paralajmëroi padi/ Kokalari i përgjigjet ?dhëmbë për dhëmbë? Bashës
?E fëlliqtë partinë?/ Demokratët bëjnë ?copash? Bashën: Dorëzo logon dhe ik!
SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën
Foto ekskluzive-Tjetër skandal lobimi?/ Kush është personi misterioz që takoi Basha në Vienë?
Shënim/ Skandalet me lobimet dhe pse Basha nuk shkon dot në SHBA?
Një pyetje publike për Lulzim Bashën
Deputeti Oerd Bylykbashi ka dalë kundër vendimit të marrë ng...
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili sot ishte bashkë me...
Ish ministri Ylli Manjani ka komentuar reagimin e Partisë De...
Partia Demokratike reagoi në lidhje me deklaratën e aktivist...
Deklarata e fortë e aktivistes Evi Kokalari nga Foltorja e D...
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari ka qëndruar krah ...
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, ia ka ‘plasur’ h...
Ish kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar falje demokratëve...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ...
Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Durrësit, ka bë...
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me demok...
Ish kryeministri Sali Berisha në takimin e tij me demokratët...
“Unë paralajëmroj e Edi Ramën, mos luaj me fatin e pluralzim...
Është mbyllur “Foltorja e katërt” e ish kryeministrit Sali B...
Në takimin e tij me demokratët në Durrës, Berisha ka ngritur...
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari ka deklaruar se n...
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari ka treguar se ven...
Ka nisur me një minutë heshje në nder të “Dëshmorit të Atdhe...
Ish kryeministri Sali Berisha sapo është takuar me demokratë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...