web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Ta gëzojë Lul Basha partinë e re”/ Si tallej Gjekmarkaj me estabilishmetin e kreut të PD

26 Shtator 2021, 09:03, Politikë CNA

Agron Gjekmarkaj, analisti i dikurshëm dhe deputeti i sotëm i Lulzim Bashës, të cilin e përkedhel dhe i bën lajka, ngre dyshime, se ka dy personalitete.

Gjekmarkaj, i cili sapo e pa veten në Kuvend, shpërfaqi arrogancën me mediat, ashtu siç ka bërë më herët me Lulzim Bashës, nën ?sqetullat? e të cilit është futur sot.

Për të gjithë ata që e kanë harruar, kujtojmë se si nëpërmjet të ashtuquajturave analiza, Gjekmarkaj, ?masakronte? Bashën se po shkatërronte PD.

Nuk ka asnjë ndryshim nga ajo PD dhe nga ai Lulzim që dikur Gjekmarkaj e shante dhe e fyente lart e poshtë.

Në një analizë politike që mban datën 23 Prill 2018, Gjekmarkaj, me titull ?Ta gëzojë Lul Basha partinë e re?, shkruante se ?ajo PD që kemi njohur dikur me cenet dhe virtytet e saj nuk ekziston më? .

?Me mbledhjen e Këshillit Kombëtar për statutin mori përsipër listat, dëbimet, fshirjen e kujtesës së PD-së, marrëveshjen me Ramën, transformimin e kësaj partie në një parti të tijën. Nuk fshihet më jo Lulzim Basha.

Ajo PD që kemi njohur dikur me cenet dhe virtytet e saj nuk ekziston më.

Partia që u formua nga elita e vendit në dhjetor 1990, sot drejtohet nga personazhe pa spikamë publike. Shikoni estabilishmentin drejtues në krah të Bashës, kryesinë, nënkryetarët, sekretarët, grupin e tij parlamentar dhe së fundi, Këshillin e tij Kombëtar.

Në këtë mbledhje aritmetike më shumë se 20 a 30 vetë të marrë se bashku nuk gëzojnë respektin e shoqërisë, me të tjerët qytetarët shkrihen në gaz dhe tendosen në përbuzje.

Partia e tij e re, e cila mund të quhet Partia Basha, nuk do të votohet për çka ka përfaqësuar dikur Partia Demokratike, por për atë që ky formacion produkt i statutit të ri do të prodhojë tani e tutje në politikën shqiptare. PD përfundimisht është ish-PD. Ish- Lulzim Basha tani është Lulzim Basha.?, shkruante ndër të tjera, Gjekmarkaj.

A e forcoi Gjekmarkaj PD-në me hyrjen e tij në selinë blu? Realiteti tregon të kundërtën.

Realiteati zbardh dy personalitet e Gjekmarkaj, i cili nuk arritit, t?u dilte për zot fjalëve të tij që kishet deklaruar dhe shkruar më herët.

Në krah të Lulzim Bashës me një personalitet të ri, Gjekmarkaj, flet lart e poshtë nëpër studio televizive si avokat që ka marrë me diplomën me lekë, në mbrojtje të kreu të PD-së.

Para disa ditësh në emisionin ?Opinion?, ai e vuri Bashën, në vendin e Skënderbeut , në qendër të Tiranës, me justifikimin se po merr vendime në të mirë të PD-së.

 Ndërsa ka komentuar vendimin anti-statutor të Bashës ai ka thënë se  ?Gjykimin e ndërtoj mbi ato që di dhe më çojnë në përfundimin që Lulzim Basha nuk kishte rrugë tjetër. Basha nuk mund të shndërrohej në një Haxhi Qamil i cili do thoshte kam Shijakun dhe Kavajën kundër Amerikës.

PD rrezikonte të kthehej në një organizatë, rrezikonte të kthehej e padëshirueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?.

Ky është Gjekmarkaj dje dhe sot. Dje sharës, fyes i pikëlluar  për shkatërrimin e PD, sot pjesë e asj PD ?je të shkatërruar dhe në krah të Lulzim Bashës, duke mbështetur vendimet e tij anti-staturore./CNA.al

Basha ka nevojë të rishpikë Bashën/ Agron Gjekmarkaj: Luli që njohim duhet të bëhet ish-Luli

Nga Agron Gjekmarkaj/ Kthehu Sali Berisha!

Agron Gjekmarkaj dhe dy fytyrat e tij/ I rilinduri që shan dhe ?lëpin? Bashën

Si rilindi Agron Gjekmarkaj/ Nga ?Basha ik? në ?Luli lider?





Lajmet e fundit nga