web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taulant Balla takim në Fier/ Bashkë me Subashin dhe Kocin nisin “fushatën” organizative

25 Shtator 2021, 19:59, Politikë CNA

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Fier, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim në qytetin ku është emëruar, teksa ajo që bie në sy është se në krah kishte Petro Koçin dhe Armando Subashin.

Kujtojmë se Koçi pas zgjedhjeve hodhi akuza se tenderat në Fier i fitojnë trafikantë droge e kriminelë teksa pati rezerva punën gjatë zgjedhjeve.

Megjithatë Balla ka deklaruar se të gjithë kanë mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe është koha për një analizë të thellë në Fier.

Njoftimi i plotë:

Zhvilluam gjatë tre ditëve, takime në njësitë administrative Cakran, Frakull, Levan, Portëz, Libofshë, Mbrostar, Qendër, Dërmenas, Topojë dhe në katër rajonet e qytetit Fier, ku Partia Socialiste ka marrë rezultate pozitive elektorale gjithmonë.

Ne rikonfirmuam 74 mandate më 25 Prill, nga të cilat 9 në qarkun Fier, edhe pse populli shqiptar na besoi të paktën 78 mandate, nëse nuk do të ishte numri i papritur i fletëve të pavlefshme të atyre që kishin në zemër PS12???, por gabuan me shenjën e preferencës së kandidatëve.

Partia Socialiste ka në Fier një strukturë organizative tepër të mirë, por që do të vazhdojë të përmirësohet në të gjitha nivelet, duke e paraprirë nga një analizë e imtësishme e rezultatit të zgjedhjeve në cdo QV.

Besoj se të gjithë kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës, kur lënia në harresë e strukturës së partisë, nuk na ka dhënë rezultatin e duhur në përballjen elektorale të radhës. Ne sot jemi në kohën e duhur për të realizuar një analizë të thellë dhe objektive të rezultatit në cdo qendër votimi, pra në cdo organizatë socialiste.

Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga