web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që "fundos" kreun e PD  

22 Shtator 2021, 11:12, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në disa artikulime apo qëndrime publike, ka theksuar se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të PD-së.

Ashtu si në rastin e vendimit të tij personal, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, Lulzim Basha ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sërish sot në një dalje për mediat Basha është shprehur se ?Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.?

Në fakt, ajo që ka bërë Lulzim Basha me këtë deklaratë është se thjeshtë dhe vetëm ka zhytur veten e tij akoma më shumë në ?batakun? ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

Lulzim Basha ka shënuar një ?autogol? me deklaratën e tij, sepse Kuvendi i Partisë Demokratike, nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e Qeverisë Amerikane.

Basha në deklaratën e tij ka tentuar të fshihet pas gishtit, duke thënë se ?Kuvendi nuk do të mblidhet për të diskutuar apo shqyrtuar vendimet e Qeverisë së SHBA?.

Por, në fakt këtë e ka thënë dhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha publikisht.

Berisha ka thënë se vendimi i DASH është një vendim personal ndaj tij, dhe beteja e tij është personale. Ai ka kërkuar të mos përfshihet as Partia Demokratike dhe as demokratët. Është një çështje personale, që do ta zgjidhë ai.

Dhe Kuvendi nuk mblidhet për të shqyrtuar këtë çështje.

Kuvendi i Partisë Demokratike mblidhet për të votuar kundër Lulzim Bashës.

Kuvendi mblidhet për të shkarkuar kryetarin pa parti, që mban karrigen me dhunë. Kuvendi do të mblidhet që PD të mos ketë një kryetar gjobaxhi, një kryetar që bën pazare me kryeministrin, një kryetar që s’bën Opozitë.

Partia Demokratike, ka nevojë për një kryetar Opozite. Nuk ka nevojë të diskutojë vendimet e Qeverisë Amerikane.

Dhe tashmë Basha është përballë faktit të kryer.

Kuvendi do mblidhet pika e parë është shkarkimi i kryetarit.  

Lulzim Basha ka thënë se përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar ?është vendimi im personal dhe përgjegjësinë e mbaj unë?.

Tani le të mbajë përgjegjësi. Le të përgjigjet para demokratëve dhe le të votohet./CNA.al

Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

Sondazhi i Lulzim Bashës, kundër Lulzim Bashës





Lajmet e fundit nga