Connect with Us

“Hijenat” që po shqyejnë PD-në

Politikë

“Hijenat” që po shqyejnë PD-në

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Elvi FUNDO 

Partia Demokratike, duket në ditët e saj më të zeza, ndoshta në 30 vite demokraci.

Humbjet e njëpasnjëshme, dështimet, kauzat e braktisura, përçarja dhe shkatërrimi i strukturave nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, është vetëm njëra anë e “medaljes”.

Një tjetër detaj janë edhe “hijenat” që po shqyejnë edhe atë pak që ka mbetur nga Partia Demokratike.

Në fakt, vëmendja duket se është përqëndruar tek ngjarjet e fundit politike, shpallja non-grata nga DASH, më pas përjashtimi i tij nga Grupi Parlamentar i PD-së me një vendim personal të Lulzim Bashës dhe së fundi lëvizjet ish-kryeministrit dhe zbritja e tij në terren.

Por, ndërsa gjithë vëmendja e opinionit publik është tek Sali Berisha, “hijenat” kanë filluar të nxjerrin kokën.

Një ndër ta është edhe Agron Gjekmarkaj, i cili e mban veten për profesor, por po e tregon veten si një “palaço publik”, që shkon pas interesit të tij, vetëm e vetëm për një karrige deputeti. Dhe tashmë duhet ta dëgjojë edhe Doktori. Është qesharake, e neveritshme.

Është akoma më shumë e neveritshme, të marrë leksione nga Fitim Zekthi, një ish-i dënuar për mashtrim.

 

Apo ti flitet nga një tufë “kokë boshe” për aleancën shqiptaro-amerikane, dhe t’i tregojnë kontributet e tij dhe faktin pse duhej të ishte tërhequr.

Pra, janë këta që i japin leksione Berishës.

“Kokë boshët”, përballë historisë, jo vetëm të PD-së, por edhe të Shqipërisë. Dhe vjen një ditë, për shkak se nuk iu është përgjigjur në telefon apo se nuk i ka respektuar sa duhet, që ata flasin. E nënvleftësojnë, e sulmojnë, e akuzojnë dhe janë të gjithë rreth Lulzim Bashës.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dhe vjen një ditë që e keqja mblidhet e gjitha bashkë. Një e keqe që e shkatërroi në këto vite Partinë Demokratike. Që e çoi në katër-pesë humbje radhazi. Një e keqe që ndërtoi elita shkatërruese brenda partisë, e cila bashkohet, bashkohet, forcohet dhe një ditë sulmon Sali Berishën.

Është qesharake sjellja e disa personazheve politikë, si për shembull Fatbardh Kadilli, që Berisha e ka pasur këshilltar dhe e bëri edhe deputet. Tani del e flet dhe Fatbardh Kadilli e duhet ta dëgjojnë demokratët, leksionin e tij.

Njeriun që ishte sekretar i PD-së dhe i rrihte rrugëve nga qytetarët. Dhe e vuri Lulzim Basha, për ta përdorur për të goditur demokratët.

LEXO EDHE:  Quajti Ramën kriminel/ Grupi i PS kërkon përjashtimin e Berishës

Duhet të dëgjojnë Enno Bozdon, njeriun që e vuri sekretar Lulzim Basha, që shkatërroi strukturat e PD-së. Sot duhet ta dëgjojë dhe Sali Berisha, se vjen një ditë dhe Enno Bozdo është faktor në PD.

Mund të ketë shumë emra të tjerë, përfshirë këtu edhe ato zëra që pretendojnë se janë “Grupimi për PD”-në, apo zëra që kanë qënë kundër Lulzim Bashës.

Dhe tashmë që të gjithë për hesap të vet, secili sulmon, godet dhe akuzon.

Disa godasin Lulin, pasi i shërbyen dhe ai i hodhi “në kosh”, të tjerë godasin Lulin se ai nuk i përfilli fare. Ata të Lulit godasin Berishën dhe ajo është më e dhimbshmja.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showDhe në finale vjen një ditë që shikon jo vetëm Doktori, se çfarë po ndodh me partinë e tij, por po shohin dhe shqiptarët sesi “hijenat” po shqyejnë sa të mundin ushqimin që kanë përpara.

Dhe pa përjashtim janë një grup hijenash që po shqyejnë PD-në. Që nga Lulzim Basha dhe kasta e tij, e të tjerët me radhë që ai i ka përdorur, i ka hedhur dhe tani po nxjerrin kokën.

Në fakt këta janë vetëm disa nga emrat që i janë vërsulur PD-së, dhe po e shqyejnë si hijena. Ka edhe shumë e shumë emra të tjerë, por do i themi një e nga një.

Të gjithë po nxjerrin “thikat, shpatat, kamat, sfurqet” dhe i vërsulen Berishës. Dhe duke iu vërsulur atij, i vërsulen dhe Partisë Demokratike.

Tashmë ka ngelur të shohim sesi po e “vrasin” forcën që ndryshoi Shqipërinë 30 vite më parë dhe një parti politike, e cila mirë apo keq, është shpresa e gati gjysmës së shqiptarëve./CNA.al

Dhe vjen një ditë…

Përjashtimi i Berishës i padrejtë/ Gjekmarkaj: Një akt i detyruar

“Kjo është luftë për pushtet”/ Kadilli mesazhe Bashës dhe Berishës

Agron Gjekmarkaj si palaço publik

Plas “lufta” në PD/ Kush janë tre bashistët, kundër Berishës

“Kthetrat” e Soros në PD/ Rilindja Demokratike “demaskon” Bashën, kush është sekretarja e re

Skandali-dokumentet/ Basha zgjedh një të dënuar si mashtrues për propagandën

“PD në krizën më të thellë prej 30 vitesh”/  Tjetër zë kundër Bashës: Shkeli statutin, të dorëhiqet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rama Pazar me Vuçiç?/ Agim Nesho: Nuk është aq naiv, po provokon Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në të njëjtën linjë me ish-zv.kryeministren e Kosovës Edita Tahiri edhe diplomati Agim Nesho akuzon kryeministrin shqiptar për pazar me presidentin Vuçiç me qëllim konsolidimin e pushtetit të tij dhe në dëm të Kosovës.

Në studion e Debati në A2 CNN me Alba Alishanin ai tha se Rama po provokon Shqipërinë duke e quajtur bashkëpunuese të një aleance të gjerë si Gjermania e Franca.



Unë mendoj që Rama nuk është naiv por për të kosnosliduar pushtetin e tij por ka bërë Pazar me Vuçiç në dëm të interesave të popullit shqiptar dhe Kosovës që Vuçiç të ketë hapësira të pakufizuara serbe dhe të Serbisë së madhe dhe provokon Shqipërinë që i jep leje, duke e quajtur si bashkëpunuese të një aleance të gjerë si Gjermania e Franca që mund të mbledhë hapësirat shqiptare, por në dëm të rregullit ndërkombëtar dhe konflikteve etnike”, tha Nesho.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i të riut/ Zbardhen detajet tronditëse

LEXO EDHE:  “Një lëvizje prej budallai”, Ngjela tregon gjendjen aktuale të PD: Basha po kërkon të gënjejë përkrahësit

Deklarata e Neshos vijmë pas mbledhjes në Beograd të Ballkanit të Hapur dhe deklaratave të dy liderëve, Rama dhe Vuçiç.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Open Balkan/ Edita Tahiri: Rama po ndihmon për krijimin e Serbisë së Madhe

Publikuar

-

Nga

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kontribuon për krijimin e Serbisë së Madhe me iniciativën e Ballkanit të Hapur. Në studion e “Debati me Alba Alishani” në A2 CNN, ajo pati kritika pati edhe për BE që nuk po përshpejton integrimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa zgjidhjen e sheh te SHBA, pasi Kosova dhe Shqipëria nuk mund t’ i përballojnë të vetme presionet. Sipas saj duhen konsulta strategjike gjithë shqiptare që të mos lejohen gabimet që po bën Shqipëria zyrtare në këto kohë.

Për Tahirin Ballkani i hapur është për hegjemoninë serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë, e cila sipas saj po mbështet Serbinë edhe për destabilizimin e Bosnjës, ku tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve.

Prej dy vjetësh kjo iniciativë po ecën në mënyrë të reduktuar dhe me shumë kundërshti. Dhe sot nuk ka pasur gjëra të reja përveç vlerave të Ballkanit përmes nismave të reja rajonale që janë nën ombrellën e BE. Ballkanin e hapur e shoh si një përpjekje për të krijuar një Neo Jugosllavi, por po shoh që Ballkani i hapur duhet të ndërrojë emrin dhe të jetë Ballkani i hapur për hegjemoni serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë. Ky takim i treshes për t’ i krijuar idenë që janë bashkëpunues  dhe brengosen për rajonin. Serbia nga ana tjetër e mbështetur nga Rusia po destabilizon Bosnjën, tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve”, tha Tahiri.

LEXO EDHE:  Inkriminimi i qeverisë/ Zbardhet strategjia e PD-së për ta rrëzuar

LEXO EDHE:  “Një lëvizje prej budallai”, Ngjela tregon gjendjen aktuale të PD: Basha po kërkon të gënjejë përkrahësit



Tahiri thotë se nisma e Ballkanit të hapur do të dështojë dhe paralajmëroi se Rama dhe Vuçiç do të mbajnë përgjegjësi për të këqijat që e presin Ballkanin.

Pak më herët vendosi ushtrinë pranë kufi me Kosovën dhe habitem që Rama shkon në Beograd pa i thënë Serbisë largo ushtrinë nga kufiri me Kosovën. Ballkani hapur jo vetëm do të dështojë, por po i shërben Serbisë për të krijuar për Serbinë e Madhe dhe do të jenë përgjegjësi për të këqijat që  e presin Ballkanin. Është rikthyer retorika e Milosheviçit që të gjithë serbët të jenë nën një shtet dhe të mbrohen dhe këto skenarë po lejohen”, tha ajo.

Shpresën për të ndaluar Serbinë dhe Rusinë në Ballkan, Tahiri e shikon te SHBA, pasi BE thekson ajo nuk ka strategji të shpejtë për integrimin e vendeve të Ballkanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti i Bashës e pranon: Premtova vizë, pasaportën ma humbën shokët

Publikuar

-

Nga

Analisti i Lulzim Bashës, njëherësh anëtari i kryesisë së PD-së Fitim Zekthi, është strukur nën petkun e Rilindjes dhe Mero Bazes, të cilët kanë marrë përsipër të mbrojnë të akuzuarin për mashtrim, përkundër fakteve, përkundër dokumentave, dosjes hetimore që ndodhet në organin e akuzës dhe në Gjykatë.

Koha kalon, por dosja mbetet aty, dosja është aty dhe ne do ta sjellim ditë pas dite me data dhe vite,  pavarësisht se Fitim Zekthi gjen kurajon sërish që të gënjejë.

Ashtu siç ka gënjyer edhe në formularin e dekriminalizimit .

“Bëhet fjalë për një gjyq para 20 viteve në mungesë. Gjatë fushatës se vitit 2001, kur Çim Peka punonte me mua dhe ishte në fushatë, dikush i kërkoi drejtuesve të fushatës tonë (nuk po jap emra) një vizë. Drejtuesit e fushatës tonë i thanë dikujt në Tiranë. Unë i dërgova pasaportën të cilën ata e humbën”, deklaron së fundmi Zekthi.

Gënjeshtrat e radhës të Zekthit

Zekthi thotë se bëhet fjalë për një gjyq që ka ndodhur para 20 vitesh.

Së pari, nuk ka qenë para 20 vitesh por në vitin 2003 si kallëzimi penal ashtu edhe procedimi në Prokurori dhe më pas në Gjykatë.

Pra, nuk ka një vendim gjykate të para 20 viteve, por nw vitin 2003,  kur është kallëzuar për mashtrim nga kushërira e tij se i  ka marrë 2 milionë lekë për nxjerrjen e një vize turistike dhe është zhdukur pa adresë, duke mos i kthyer më as paratë dhe as dokumentin e identifikimit, që është një pasaportë.

Së dyti, Fitim Zekthi pranon që ka marrë pasaportën dhe është humbur, por justifikohet se ia  kanë humbur të tjerët.

Një fakt që tregon të vërtetën e raportuar në CNA.al se ia ka marrë kushërirës së tij dokumentin e identifikimit bashkë me paratë, gjë që se mohon.

Pra, fakti që ka marrë pasaportën ekziston.  Faktin që ka marrë dhe paratë se mohon, por kapet pas gjyqit, pasi është gjykuar në mungesë.

Gjykuar në mungesë ose jo, Fitim Zekthi është dënuar për mashtrim, në të gjitha shkallës e gjyqësorit.

LEXO EDHE:  PD nuk tërhiqet/ Tensione në Bashkinë e Kavajës

LEXO EDHE:  Berisha zbulon planet e Ramës për kapjen e universitetit

Gjykata e Apelit, një vendim të cilin do të sjellim ditët në vijim e ka rrëzuar kërkesën e Zekthit për të shuar dënimin.

Zekthi, gënjen kur  thotë se është aministuar, por i referohet, si akuzë e vjetër.

Mashtrimi ka ndodhur, paratë janë marrë bashkë me pasaportë dhe vizë nuk është nxjerrë.



Pra, faktet janë.

Nuk është akuzë, por fakt skandaloz sesi një person, i cili merr para nga të afermit dhe i mashtron për viza dhe më pas kallëzohet në polici, ështe person publik dhe madje bën edhe si demokrat i ndershëm.

Absurditeti nuk mbaron këtu.

Nga njëra anë, Zekthi pranon dënimin, nga ana tjetër thotë kam dalë i pafajshëm nga amnistia.

Askund në asnjë vend të botës, përveçse në Afrikë, një i dënuar si mashtrues, që u merr para të afërmëve me anë të mashtrimit nuk do guxonte të dilte në publik e jo më të ishte në kryesinë e një prej forcave kryesore politike.

Sepse me justifikimin e tij Fitim Zekthi, pranon që ka marrë pasaportën dhe nuk mohon dënimin, gjithashtu nuk thotë asnjë fjalë për paratë.

Në fakt prokurorët janë treguar dashamirës sepse me atë proces mund të kishte dhe akuzë për trafikim, pasi trafikantët, nuk bëjnë asgjë më shume  se sa marrin para të afërmëve, qytetarëve, kujtdo,  u nxjerrin viza e më pas i çojnë në perëndim apo gjetkë.

Fakti, se ka thënë që “jam dënuar si mashtrues e nxjerr të pafajshëm, apo mjafton të mashtrosh dhe ta deklarosh më pas dhe je njeriu i duhur për kryesinë e PD-së?/ CNA.al

Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses

LEXO TE PLOTE