Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në qoftë se ka një shembull, i cili duhet analizuar në aktivtetin politik të Partisë Demokratike është Grida Duma, ose thjesht G.D.
Një histori që fillon me emërimin e saj si zëvendësministre e Integrimi pas mbështetjes edhe nga Henri Çili i Universitetit UET, në atë kohë i afërt shumë me Lulzim Bashën dhe me PD, por edhe me sponsorizim që vinte edhe nga një bankier i famshëm në atë kohë.
Grida Duma u emërua zëvendësministre e Integrimit në kohën kur ishte zhytyr në llum, po e quajmë të zhytyr në llum sepse në atë kohë prokuroria i kishte filluar hetimet. Akuzohej se ishte pjesë e një firme ndërtimi që sebashku me ortakun e saj, kishin shitur apartamentet nga dy apo tre herë.
Banka i kishte bllokuar llogaritë, i kërkonte në atë kohë ministrisë së Financave t?i bllokonte pagën dhe ?shkëlqeu? duke u bërë zëvendësministre Integrimi.
Pas 2013-ës, e këshilluar mirë nga Henri Çili por edhe e mbështetur nga bankieri, Grida Duma ndryshon look-un, ndryshon imazhin dhe vërsulet në media në mbrojtje të Sali Berishës duke ngritur imazhin e saj si një demokrate, e cila po mbante lart zërin kundërshtar ndaj një qeverie e cila ?kishte ardhur me krimin dhe bandat në lista?.
Këto në fakt nuk i tha kurrë, por fjalët e saj të mëdha që përdorte nëpër studio, nuret e saj apo autoriteti ndonjeherë duke bërtitur gjoja në mbrojtje të demokratëve i krijoi simpati.
Një shoqëri maskiliste filloi menjëherë ta përthithte Grida Dumën, e cila më pas ngjiti shkallët një nga një duke u bërë Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun e kështu me radhë derisa një ditë bankieri i saj, Artan Santo ekzekutohet në qendër të kryeqyetit. Grida Duma përfundon në zyrën e Saimir Tahirit. Qëndron për disa orë dhe ish-ministri i Brendshëm këtë ja ka thënë live në një studio publike në emisionin ?Opinion?.
Karriera e Dumës nuk ndalet, ajo fillon dhe rritet, divorcohet nga bashkëshorti pasi më parë ka kandiduar për bashkinë e Durrësit.
Atje regjistron një rezultat katastrofik në vitin 2015, minus 15 mijë vota, gjë që PD nuk e kishte regjistruar as në vitin 1997.
Grida Duma ecën, fillon të ketë probleme. Mediat fillojnë të shkruajnë më shumë për të, për jetën e saj për skandalet e saj.
Mbështetet shumë nga Irfan Hysenbelliu, nga mediat afër tij, thonë se dikur ka qenë sekretare e Irfanit, por e vërteta është që Grida eci në PD, dhe pas humbjes në vitin 2015, në vitin 2017 bëhet deputete.
Në atë kohë, pra menjëherë sapo hyn në parlament, CNA.al ka raportuar një skandal.
Deputeti Ervin Salianji fliste në BBM me G.D e famshme, me një gjuhë përverse të pështirë, sharje, emra, mesazhe të cilat sipas shumë mediave të tjera tregonin se Salianji kishte një marrëdhënie më intime me G.D. të cilën mediat e identifikuan si Grida Duma.
Në fakt Grida Duma më pas u pa me Salianjin në shumë aktivitete, në shumë ambiente, në një resort turistik në Golem.
Janë fotografuar bashkë shumë shpesh në dalje. Salianji ka lëshuar rumuzet e tij edhe mediatikisht, Duma është përpjekur të jetë edhe më e tërhequr, por gjithësesi fakti është një, shpesh në media historitë rozë brenda politikës përpiqen të mbahen më konfidente.
Por, gjithësesi kjo nuk ka shumë rëndësi pasi Duma tashmë ishte beqare. E divorcuar nga bashkëshorti i saj po vazhdonte jetën dhe karrierën politike.
Humbet në 2015, humbet turpshëm në zonën e saj elektorale edhe në vitin 2017. Mbështet Lulzim Bashën, herë herë bën edhe si kritike, për ta marrë ai serizosht.
Në 2021 kandidon në Kavajë, premton se nëse PS dhe Erion Veliaj merrte shumicën e votave ajo do të jepte dorëhqjen dhe do të tërhiqej nga politika. Në Kavajë dhe Rrogozhinë regjistron një katastrofë elektorale dhe PD humbet për të dytën herë pasi kishte ndodhur njëherë në zgjedhjet lokale, në bashkinë e Kavajës rrethinat e saj, bashkinë e Rrogozhinës thjesht dhe vetëm nga menaxhimi i dështuar i Grida Dumës.
G.D, ecën përpara.
Në zgjedhjet e 2021 merr një tjetër pozicion duke i shërbyer Lulzim Bashës. Me Salianjin e saj në krah zgjidhet nënkryetare e PD, jo me vota por nga Lulzim Basha. Termi i saj do të ishte emërim, por le ta quajmë të zgjedhurën e Lulit.
Pra revolucioni i Lulzim Bashës në tetë vite politikë, si kryetar partie ka një emër, ai quhet Grida Duma e ardhur nga hiçi në PD, kaluar në një rrugë me skandale dhe humbje bëhet nënkryetare e kësaj partie.
Cila është merita e Grida Dumës? Dalja në televizion.
Me të tilla merita, ndoshta Dash Shehin duhet ta kishin bërë president të PD, duhet të kishte marrë vendin e Lulzim Bashës.
Edhe në daljet televizive nuk është se artikulon apo thotë diçka të mençur për opinionin publik. Përpiqet të bëjë sufizma apo fjali të cilat shpesh herë kur nuk i mbaron dot apo i kalon me nervozizëm e kërcënime, duket sikur diçka ka përdorur përtej normalitetit të sjelljes njerëzore.
Prandaj revolucioni G.D. apo Grida Duma është një shembull për t?u marrë në PD. Për t?u parë dhe analizuar thelbësisht, sesi bën karrirerë me Lulzim Bashën pasi ke hyrë në një parti politike përmes skandalesh, ke ecur në të përmes humbjesh. I ke përsëritur serish skandalet dhe tashmë ndodhesh në krye të saj dhe për Lulzim Bashën del edhe ?kafshon? këdo që është përpara, përfshirë këtu edhe ish-kryemministrin Sali Berisha.
Megjithëse ?kafshimi? i Gridës për Doktorin duket që është një pickim i lehtë për të kthyer kokën dhe për të kuptuar se G.D.-të e parlamentit, Doktori nuk duhet t?i toleronte. As Salianjët që i mbronte nga çështjet ?Babale?, të cilët tashmë janë ngritur dhe i bien kokës, pra ?këmbët janë ngritur dhe po i bien kokës?.
Gjithësesi revolucioni Grida Duma apo G.D. në PD është një fakt për t?u studiuar politikisht sesi me nure, skandale dhe humbje mund të ngjitesh lart e më lart në karrierën politike./CNA.al
Video Skandali i Salianji-GD/ Dako: Larvës ja tha të gjitha Grida
CNA.al zbulon të tjera fakte të video-skandalit “Salianji-GD”
“Skandali Xhafaj”/ Basha ?vret? Babalen
Historia Grida Duma-Saimir Tahiri/ Zbardhen detajet pas ngjarjes kriminale
Kur do e publikojë Saimir Tahiri dosjen ?Grida Duma??
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e pa...
Në mbledhjen e parë të kabinetit “Rama 3”, kryeministri ka b...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit “Rama 3” jan...
Myslim Murrizi, kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare ka ...
Kryeministri Edi Rama ka njohur kabinetin e ministrave me Ko...
Pas betimit në Presidencë, prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka...
Pas betimit në presidencë, kryeministri Edi Rama dhe kabinet...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka kom...
Deputeti i Lulzim Bashës, Ervin Salianji, i ka drejtuar një ...
Aktivistja Elona Casli ka komentuar reagimin e Opozitës, të ...
Një ditë pas votimit në parlament, kryeministri Edi Rama dhe...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi është shprehur se qeveria e ndër...
Nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka deklaruar në studion e...
Nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka deklaruar se vendimi i...
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar pas d...
Deputeti i PD, Flamur Noka është një nga zërat që ka dalë ku...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se...
Deputeti i PD, Flamur Noka, ka folur në lidhje me vendimin e...
Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani...
Fatos Lubonja ka folur rreth ngjarjeve të fundit politike. L...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...