Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Josh Blackman ?Newsweek?
Me një të rënë të lapsit, administrata e Xho Bajden do të miratojë një vendim për vaksinimin e detyruar për 100 milionë amerikanëve. Shumë shpejt, punëtorët nga Bregu Perëndimor në atë Lindor do të përballen me një zgjedhje:të vaksinohen, t?i nënshtrohen testimit javor me paratë e tyre, ose ta humbasin vendin e punës.
Në kuadrin e masave në mbrojtje të shëndetit publik, urdhrat e Bajden mund të jenë shpëtimtare. Por ato bazohen tek një bazë ligjore jo shumë të qëndrueshme.
Rregulloret e reja, e përmbysin edhe këtë veçori të strukturës sonë kushtetuese federaliste: Urdhrat e presidentit Bajden i tejkalojnë politikat shtetërore, që u garantojnë punonjësve të drejtën e zgjedhjes personale për t?u vaksinuar ose jo.
Për më tepër, presidenti amerikan veproi në mënyrë të njëanshme:Kongresi nuk e ka autorizuar shprehimisht këtë zgjerim gjithëpërfshirës të pushtetit të tij federal. Ndërkohë, për të justifikuar dekretin e tij, Bajden iu referua një ligji mbi sigurinë në vendin e punës të epokës Nikson.
Unë jam shumë dyshues nëse ky ligj gjysmëshekullor mund të mbështesë vendimin e Bajden për vaksinimin e detyrueshëm. Tek e fundit, masat e Bajden mund të jenë edhe kundër-produktive. Detyrimi i njerëzve që të vaksinohen, mund të forcojë hezitimin e qytetarëve ndaj vaksinave anti-Covid.
Imuniteti i tufës, nuk mund të arrihet përmes mentalitetit të tufës. Zgjedhja individuale, dhe jo vaksinimi i detyrueshëm, është rruga e vetme për të ecur përpara. Në republikën tonë, shtetet mbajnë përgjegjësinë kryesore për të mbrojtur shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Nga ana tjetër qeveria federale, ka kompetenca më të kufizuara për të mbrojtur interesat kombëtare, dhe për të rregulluar aktivitetet që prekin çështjet ndërshtetërore. Urdhrat gjithëpërfshirës të presidentit Bajden, e kthejnë përmbys federalizmin tonë.
Shtetet, dhe jo dega ekzekutive e qeverisë federale, janë institucionet sovrane përgjegjëse për miratimin e ligjeve që imponojnë vaksinimin e popullatës. Gjatë pandemisë aktuale, disa shtete kanë miratuar tashmë vendime të tilla. Shtetet e tjera, si Teksasi dhe Florida, e kanë ndaluar këtë gjë.
Unë e pranoj që disa njerëz mund të mos i pëlqejnë politikat e Teksasit dhe Floridës, por për mirë a keq, këto ankesa duhet të ndreqen nga kutia e votimit dhe jo nga Shtëpia e Bardhë.
Ai veproi në mënyrë të njëanshme. Kongresi nuk ka miratuar në asnjë rast një kërkesë për vaksinimin e detyrueshëm. Në fakt, politikanët në të dyja kampet kanë qëndruar jashtë kësaj çështje delikate. Atëherë, nga e mori presidenti Bajden fuqinë për këtë lloj vendimi?
Ai iu drejtua një ?aleati? të pamundur. Në vitin 1970, presidenti Riçard Nikson miratoi Aktin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Ky ligj i nderuar, është përdorur prej kohësh për të ruajtur sigurinë në vendin e punës. Por tani, administrata Bajden po e ripërdor për të autorizuar një urdhër të papredeçentë federal për vaksinimin e detyrueshëm.
Urdhri nuk kërkon që punonjësit të mbajnë maska, që është lloji i masës tradicionale të sigurisë në vendin e punës, i cili i paraprinte pandemisë aktuale.
Përkundrazi, atyre u kërkohet që të marrin një vaksinë jashtë vendit të punës, ose të testohen çdo javë me paratë e tyre, që të dyja ndërhyrje të dhunshme në autonominë e trupit të njeriut.
Unë nuk kam gjetur ende ndonjë precedent historik për një rregullore të tillë, që parashikon pushimin nga puna të punonjësve në mbarë vendin. Gjykatat janë shpesh skeptike kur agjencitë qeveritare iu referohen ligjeve të vjetruara,me synimin adresimin me lehtësi të problemeve urgjente.
Kohët e fundit, Gjykata e Lartë e përdori këtë parim për të ndalur moratoriumin federal të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm. Gjatë pandemisë, Kongresi hoqi dorë nga një ndalim i përkohshëm nga dëbimet nga shtëpitë me qira të banorëve debitorë.
Dega ekzekutive u mbështet tek një ligj federal që daton që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Por Gjykata e Lartë, zbuloi se ky ligj i kohës së presidentit Ruzvelt nuk mund të mbështeste një politikë kombëtare kaq ekspansive, siç e tha vetë kreu i saj ndjerë Antonin Skalia:Kongresi nuk e fsheh dot elefantin në vrimën e miut!
Nëse Kongresi do të synonte t?i jepte pushtetit ekzekutiv mundësinë që të impononte një vaksinim të detyrueshëm në nivel kombëtar, ai do ta kishte bërë këtë, sidomos kur një mandat i tillë ndërhyn në sovranitetin e shteteve. Së fundmi, kjo lëvizje e Bajden mund të rezultojë kundër-produktive.
Unë kam frikë se urdhri për vaksinimin e detyrueshëm, do të ketë pasojën e padëshiruar të rritjes së hezitimit ndaj vaksinave. Siç e di çdo prind apo mësues, kur i urdhëron njerëzit që të bëjnë diçka, ata motivohen të bëjnë të kundërtën.
Të tjerët do të refuzojnë të vaksinohen dhe do t?i sfidojnë punëdhënësit që t?i pushojnë nga puna. Dhe shumë qeveri lokale, punëdhënës dhe punonjës do të shkojnë në gjykatë për ta pezulluar këtë urdhër.
Kjo masë e shëndetit publik do të mbetet gjyqeve për pjesën e mbetur të pandemisë. Normat e vaksinimit ka të ngjarë që në fillim të rriten, por në fund do të jenë më pak sesa synimi ynë. Në një botë ideale, ne tashmë do ta kishim arritur imunitetin e tufës, dhe do të kishim filluar rikthimin tek normaliteti. Por qeveria federale nuk duhet dhe nuk mundet që të ushtrojë të gjithë fuqinë e saj, për ta arritur atë qëllim të dëshiruar.
Shënim:Josh Blackman, është profesor i së drejtës kushtetuese në Kolegjin e Drejtësisë në Teksasin Jugor, dhe bashkautor i librit ?Një hyrje në të Drejtën Kushtetuese:100 raste të Gjykatës Supreme, të cilat duhet t?i njohin që të gjithë?.
(Pjesa e parë)Perandoria Osmane, mund të konsiderohet si një...
Njëzet vjet më parë, sulmet terroriste të 11 Shtatorit trond...
Një avion ka goditur Qendrën Botërore të Tregtisë”-bërtiti n...
Pavarësisht të gjitha fatkeqësive që po ndodhin aktualisht n...
Dy javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër Covi...
Njëzet vjet më parë, një grup prej 19 terroristësh rrëmbyen ...
11 Shtatori shënoi kthesën historike. Tërheqja nga Afganista...
Nga Cody Cottier “Discover Magazine”Prej mijëra vitesh, njer...
Nga John Ruehl “National Interest”Bashkimi Evropian po vuan ...
Njëzet vjet pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Lufta Gl...
Talibanët radikalë islamistë prezantuan qeverinë e re të për...
(Pjesa e parë)Fjala japoneze “kamikaz”, do të thotë “erë hyj...
Ish-agjenti i FBI-së amerikane, Ali Sufan, 50 vjeç, ishte i ...
Për shtetet evropiane “dilema qëndron midis të qenit të bash...
Me kalimin e kohës, dhe sidomos gjatë epokës së lulëzuar per...
Që gjatë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë ...
Me kërcënimet e ardhshme që vijnë nga ndryshimi i klimës, ko...
Larg vijës të frontit, banorët e qytetit Przemisl në Polonin...
Emigrimi ka qenë për dekada me radhë një plagë e rëndë socia...
Mbi Kinë po fryn sërish një erë e keqe, e cila u kujton të m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...