web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kemi marrë fletërrufe nga ndërkombëtarët”/ Anila Hoxha: Burgu i Zaharisë duhet të mbyllej para 20 vitesh

15 Shtator 2021, 20:52, Aktualitet CNA

Gazetarja Anila Hoxha është shprehur se burgu i Zaharisë duhej të mbyllej para 20 vitesh.

E ftuar në ?Open?, ajo tha se personat që qëndrojnë në burg, duhet të qëndronin në spital.

?Burgu i Zaharisë prej 20 vitesh duhej të mbyllej, kemi marrë fletërrufe nga ndërkombëtarët. Ata qëndrojnë në një burg kur duhet të qëndronin në një spital. Ai është një burg ferr, personat me probleme mendore nuk duhet të qëndrojnë aty.

Ata trajtohen si të burgosur. Ne thamë ai u lirua, në fakt ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar sepse ata nuk dënohen. Kemi problemin e mos hapjes së një spitali psikiatrik, Gjonaj premtoi hapjen e një spitali burg, por nuk e mbajti fjalën. Dikush e ka shkelur ligjin, pa e harruar vrasësin e Sabrinës dikush e ka shkelur ligjin?, tha Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga