web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishin rrëmbyer nga babai/ Gjenden pas disa muajsh dy fëmijët shqiptarë në Portugali

24 Gusht 2021, 18:30, Aktualitet CNA

Pas disa muajsh kërkime janë gjetur dy fëmijët shqiptarë që u zhdukën nga Gjermania së bashku me babain e tyre. Mësohet se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga mediat portugeze raportohet se i ati i dy fëmijëve është arrestuar në Portugali. Së bashku me to mësohet të ketë qenë edhe një grua, e cila mendohet të jetë partnerja e babait të tyre.

Konkretisht, babai i të miturve është arrestuar në Caldas da Rainha, 90 kilometra larg Lisbonës, ku mbërriti më 19 qershor me një fluturim nga Tenerife në Madrid dhe prej andej në kryeqytetin portugez.

Kujtojmë se Kristian dhe Amantia Toska u zhdukën nga Gjermania janarin e kaluar me babanë e tyre, por nëna e tyre nuk raportoi se çfarë ndodhi që në fillim, sepse ai i kërcënoi se do t?i vriste.

Tashmë autoritetet portugeze kanë 10 ditë kohë për të verifikuar që krimet e parashikuara në urdhër-arrestin ekzistojnë dhe pasi ta kenë bërë, ata do t?ia dorëzojnë Policisë Spanjolle në kufi me Badajoz./CNA.al





Lajmet e fundit nga