LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit/ Vihen në pranga 2 shtetas

28 Korrik 2021, 08:35, Aktualitet CNA
Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit/ Vihen në

Gjatë operacionit ?Fati i lojërave?, janë vënë në pranga dy shtetas. Gjatë kontrrollit policia ka sekuestruar 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të operacionit ?Fati i lojërave?, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I.K., 44 vjeç dhe Xh. I., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën ?Studenti?, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga