LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit ish konkurrentja e Përputhen/ “Dua të bëhem nënë pa baba”

27 Korrik 2021, 16:00, Lifestyle CNA
Habit ish konkurrentja e Përputhen/ “Dua të bëhem

Ish konkurrentja e Përputhen 1, Ina Kollçaku i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj.

Në një intervistë për emisionin “Ora verore?, ajo është shprehur se vazhdon të mendojë faktin se do të bëhet nënë pa baba.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se kjo verë e ka gjetur të dashuruar dhe se po e shijon shumë këtë kohë në Livadhe.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo Sharka: Vitin e kaluar ke folur  për faktin e të qenurit nënë, pa baba. Vazhdon ende ti qendrosh këtij mendimi?

Ina Kollçaku: Po, vazhdoj ta mendoj.

Ronaldo Sharka: Kur ?

Ina Kollçaku: Biologjikisht jam duke e ndjerë gjithmonë dhe më shumë. Ta premtoj ekskluzive.

Ronaldo Sharka: Je apo jo e dashuruar?

Ina Kollçaku: Unë jam gjithmonë e dashuruar.

Ronaldo Sharka: Por me një person konkret?

Ina Kollçaku: Po, Ina Kollçaku është e dashuruar. Tani jetoj në jug. Do vazhdojë vera, besoj që të jem e dashuruar në Livadh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga