LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali-Shteti në shërbim të inceneratorëve/ Zbulohet skema korruptive, si grabiten qytetarët e Tiranës

30 Qershor 2021, 11:44, Politikë CNA
Skandali-Shteti në shërbim të inceneratorëve/ Zbulohet skema

Çështja e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit apo edhe Landfillit të Sharrës, shoqëruar së fundi edhe me skandalin e mbetjeve në Durrës, ku janë stisur disa veprime të mbështetura edhe mediatikisht për tendera që shkojnë deri në 15 milionë euro, apo edhe milionat që shkojnë për Landfillin e Sharrës, është një skandal, që vijon të thellohet.

Çdo ditë dalin skema të reja.

Sot po sjellim trajtimin e një rasti tjetër, ku del në pah sesi strukturat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë janë vendosur në dispozicion të Landfillit të Sharrës, të Klodian Zotos, apo bashkëortakëve të tij mediatikë dhe politikë.

Mjafton të marrësh informacion nga firmat e ndërtimit në Tiranë dhe e kupton fare mirë se çfarë ndodh dhe sesi funksionin skema ?mafioze?.

Një firmë ndërtimi në Tiranë duhet të paguajë vlera nga 70-150 mijë euro apo ndoshta më shumë, për të hequr dheun duke hapur gropën ku do ndërtohet objekti.

Kjo shumë parash shkon direkt për Integrated Energy B.V. SPV, firmën koncesionare të Inceneratorit të Tiranës.

Kjo shumë parash shkon që ti si firmë ndërtimi të çosh mbetjet e ngurta, zhavorrin, dheun etj në Sharrë.

Pra, firma merr nga kompanitë që ndërtojnë në kryeqytet, pra ato që hapin gropat e ndërtimit, etj, 4-6 euro tonin. Dhe nuk ka shans që dikush të shkojë t?i hedhë në ndonjë vend tjetër. I ruajnë me drone, iu vërsulet Policia Bashkiake dhe pasi mjetet shkojnë në Sharrë, dheu shpërndahet nga eskavatori për të mbuluar mbetjet, e kështu me radhë.

Por, fakti tjetër është se për të marrë dhe për mbushjet, të njëjtat firma që paguajnë 4-6 euro, duhet të paguajnë sërish.

Pra, firmat duhet t?i paguajnë Landfillit të Sharrës, një kosto mesatare 7-8 euro për ton, vetëm për dheun dhe mbetjet e ngurta, që në fillim paguajnë për ti çuar në Sharrë dhe më pas shkojnë e i blejnë në Sharrë për të përfunduar ndërtimin.

Por ka edhe një tjetër detaj.

Kjo kosto paguhet nga qytetarët që blejnë apartamentet, sepse firmës së ndërtimit i rritet kostoja, kështu që automatikisht do rriten çmimet e apartamenteve. Dhe kjo sigurisht do jetë kosto në xhepin e qytetarëve.

Le të shohim një detaj tjetër

Atje ku hapen gropat shkojnë përfaqësuesit e kompanisë koncesionare të Landfillit të Sharrës, dhe bëjnë matjet dhe nuk lënë asnjë centimetër kub dhe të dalë jashtë. Por, e gjitha duhet të shkojë në Sharrë.

Kjo me pretendimin se mbetjet e ngurta mos të hidhen rrugëve.

Por, dardha e ka bishtin mbrapa.

Strukturat e policisë bashkiake janë në ?ortakëri? me kompaninë e Landfillit të Sharrës.

Ka informacione se segmente të caktuara të këtyre strukturave zyrtare marrin pagesa dhe përfitime për çdo shërbim që bëjnë, duke i paguar me lista të zeza.

Policia Bashkiake dhe INUK i Tiranës, raportojnë kudo ku hapet një gropë, kudo ku kalon një kamion me dhe

, gjoja në zbatim të ligjit por marrin ?llokmen e tyre?.

Çfarë ndodh më tej?

Firma do paguajë në Landfill për dherat me një çmim që e ka vendosur private, gjë që do rrisë kostot e qytetarëve.

Kur në fakt po këto subjekte që bëjnë ndërtimet, duan një sasi dheu për të bërë mbushjet rreth objektit. Dhe për këtë dhe, që iu duhet për të bërë mbushjet, duhet të pagujanë sërish

Pra, dheun që e nxjerr vetë firma e ndërtimit, e çon në Sharrë dhe më pas e blen sërish, akoma me shtrenjtë për nevojat e saj.

Nga ana tjetër, ka kompani që mund të kenë 3-4 kantiere, dhe marrin mbetjet nga një objekt për të bërë një mbushje diku tjetër apo për të niveluar kantierin tjetër ku po punohet. Por, kjo është e pamundur. Të ndjekin me dron policët bashkiakë, makinat e INUK, dhe të vjen me vrap dhe të vendos 20 milionë lekë gjobë, pse nuk i çon në Sharrë.

Megjithëse nuk po lihen në rrugë, por po transportohen nga një kantier në tjetrin për nevojat e firmës ndërtuese, sërish të vjen gjoba.

Por, ?barbonët? e korruptuar të strukturave shtetërore që i shërbejnë Landfillit të Sharrës, Klodian Zotos & co, nuk e lejojnë këtë gjë. Pra dheun e oborrit tënd, duhet ta nxjerrësh ta dërgosh në Sharrë, ta paguash dhe pastaj të shkosh ta blesh me lekë.

Këto nuk janë kosto që paguhen nga qeveria, por paguhen nga biznesi privat dhe rrisin në mënyrë direkte kostot e ndërtimit, që më pas paguhen nga qytetarët.

Dhe kompania koncesionare, vetëm nga ky proces, nga qindra apo mijëra gropa që happen në Tiranë, fiton dhjetëra milionë euro.

Ky është vetëm një nga aspektet e fitimit, pa përmendur këtu edhe shumat prej 128 milionë euro që jep shteti, apo përtej milionave të tjera që përfitohen nga përpunimi manual i mbetjeve. Pra, ndarja e kauçukut, letrës apo përpunimi i mbetjeve organike, ato janë proces tjetër që sjellin miliona euro përfitime për kompaninë e Klodian Zotos.

Këtu po flasim vetëm për milionat që marrin nga gropat në kryeqytet dhe shërbimi që u bëhet nga strukturat e qeverisjes vendore, duke përfunduar deri tek abuzimi dhe shërbimi ndaj kompanisë, që asnjë centimetër kub dhe firmat e ndërtimit të mos e përdorin për interesat e veta, por të paguajnë për të./CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

?Buzëkuqi? i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Lajmet e fundit nga