web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasjet dhe aksidentet përgjakën Shqipërinë/ Rama: Nuk shqetësohem nga krimi

29 Qershor 2021, 11:24, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me situatën e rëndë kriminale në vend.

Por, mesa duket 10 të vdekur në vetëm një muaj, nuk janë shqetësim për kryeministrin Edi Rama.

Rama iu tha gazetarëve se nuk është i shqetësuar nga situata kriminale.

?Unë nuk jam i shqetësuar, që ta merrni vesh. Në aspektin e trendeve të kriminalitetit dhe aksidenteve, sepse trendet shikohen përtej një, dy, tre apo katër ngjarjeve.

Trendet janë krejtësisht brenda një limiti që përcakton edhe shkallën sesi kriminaliteti apo aksidentet ulën apo ngrihen , apo nëse ulje-ngritjet e tyre janë brenda kufijve të së arsyeshmes, në raport më të përgjithshmën.

Ngjarjet janë tronditëse, por për turistët mos keni asnjë merak.?-tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga