
Euro 2020/ Sot luhen vetëm dy sfida sytë te Francë-Gjermani
Sot në EURO 2020 mbyllen edhe ndeshjet e para të grupit të f...
Një foto pak ditë më parë mes Armando Sadikut dhe presidentit të Partizanit, Gazment Demi, bëri që shumë në Kategorinë Superiore të nisin të ëndërrojnë për rikthim hipotetik të bomberit me fanellën e të kuqve.
Në një intervistë për ?Panorama Sport?, sulmuesi kuqezi flet për atë bisedë me numrin një të skuadrës kryeqytetase, për aventurën një Bolivi, synimet dhe objektivat, krahas dështimeve dhe zhgënjimeve të deritanishme. Armando Sadiku flet edhe për Kombëtaren. Rezervohet për dy ndeshjet e fundit, por nuk e fsheh lidhjen që ka me të. I paharrueshëm për sulmuesin edhe goli historik në Francë, pesë vite më parë ndaj Rumanisë.
Sadiku, si po ju shkon aventura në Bolivi?
Për momentin, çdo gjë po shkon shumë mirë. Kalova vetëm katër muaj tek ekipi i Bolivarit, një eksperiencë krejt e re për mua. Jemi në vend të parë në kampionat. Për ne, ishte zhgënjim sepse nuk siguruam dot pjesëmarrjen në grupet e Kupës Libertadores. Megjithatë, objektivi kryesor mbetet fitimi i kampionatit.
A do të vazhdoni që të jeni pjesë e Bolivarit?
Po! Sigurisht që po.
Së fundmi jeni parë në Shqipëri, i fotografuar me presidentin e Partizanit. Ka vend për të shpresuar kthimin në Superiore?
Jam në Shqipëri me pushime për të takuar familjen time. Jemi takuar me presidentin e Partizanit rastësisht në të njëjtin restorant. Jo, nuk ka asgjë më shumë se kaq.
Si e keni parë Kombëtaren në dy ndeshjet e fundit miqësore?
Nuk mund të jap një përgjigje për këtë.
A ju mungon Kombëtarja?
Normalisht që më mungon Kombëtarja. Do të doja gjithmonë që të isha pjesë e grumbullimit, e listës. Realisht do të doja që të thërritesha gjithmonë në Kombëtare. Megjithatë, e shoh pozitivisht këtë gjë që do të kthehem sërish në Kombëtare dhe do të mundohem që të jap maksimumin te Bolivari dhe të shënoj sa më shumë gola, në mënyrë që ekipi të arrijë objektivat dhe të dalë kampion. Në të njëjtën kohë, edhe unë që të rikthehem në Kombëtare.
Çfarë ju mungon më së shumti?
Më mungon gjithçka: grumbullimet, ekipi, ambienti dhe shokët me të cilët kemi bërë edhe historinë bashkë.
Po nga futbolli europian, çfarë ju mungon më së shumti?
Një nga kampionatet më të bukura që kam luajtur në karrierën time është kampionati spanjoll. Kështu që, nëse do të kem mundësinë që të kthehem edhe një herë tjetër të luaj në Spanjë, do ta bëja me kënaqësi. Është kampionati im i preferuar. Për mendimin tim, është një nga kampionatet më të bukura në botë dhe realisht do të më pëlqente që të rikthehesha një ditë për të luajtur sërish atje.
Pesë vite më parë, në këtë muaj, keni bërë historinë me Kombëtaren. Si e kujtoni Europianin në Francë dhe golin historik ndaj Rumanisë?
Europiani është një moment i paharrueshëm për mua, sepse ishte një nga arritjet më kulmore të karrierës sime. Sot kur e shikoj nëpër video atë gol ndaj Rumanisë, gjithmonë emocionohem, sado që e kam parë aq shumë herë dhe ndjehem shumë krenarë për çfarë kemi bërë atje.
Këtë Europian me kë bëni tifo?
Jam me Spanjën.
Po ekipet favorite, sipas jush, cilat janë?
Për mendimin tim janë tri: Gjermania, Spanja dhe Franca.
Sot në EURO 2020 mbyllen edhe ndeshjet e para të grupit të f...
Në orët e mesnatës janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xh...
Argjentina shënoi golin e parë ndaj ekipit që i ka mohuar dy...
Spanja dhe Suedia kanë ndarë pikët në takimin e Grupit E në ...
Florian Marku i ka dhënë fund pritjes së tij dhe ka bërë të ...
Kristiano Ronaldo, i surprizoi të gjithë me veprimin para st...
Teuta lutej për fat në turin e parë të Ligës së Kampioneve, ...
Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Spanjë-Suedi, n...
Sllovakia e ka mposhtur Poloninë me rezultat 2-1 në Grupin E...
UEFA ka publikuar pak minuta më parë ndarjen në 8 grupe të s...
Kristian Eriksen ndodhet i shtruar në spital pas atakut kard...
Në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Hungarinë ditën e ...
Futbollisti serbo-austriak Marko Arnatuvoc ka reaguar pas ak...
Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi beso...
Dy gola të Patrik Schick i dhuruan Çekisë tre pikët e para n...
Të martën në orën 12:00, Teuta do të mësojë rivalët për turi...
Granit Xhaka si duket e ka marrë me sportivitet Kampionati E...
Kosova ia ka dalë të afrojë në gjirij e saj një futbollist m...
Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së 2021 u mblodh...
Me gjestin e tij që kontribuoi për t’i shpëtuar jetën Erikse...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një zjarr ka rënë rreth orës 17:55, në një pallat në r...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, teksa një...
Ish-zyrtarja, Alda Klosi, ka përfunduar në spital. Si...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
Ish-Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, i cili sh...
Erërat e forta dhe stuhitë e borës mbyllën rrugë e lanë më...
Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënje...
Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Su...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...