web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mazhoranca e lidhur me oligarkët?/ Fevziu kundërshton opozitën: Në Shqipëri ka biznesmenë që qëndrojnë me partitë

7 Qershor 2021, 19:25, Politikë CNA

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar mbrëmjen e sotme rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, i cili shënoi humbjen e opozitës  dhe fitoren e mandatit të 3-të të mazhorancës.

I ftuar në emisionin ?Të Paekspozuarit? nga gazetari Ylli Rakipi, Fevziu foli edhe për akuzat e opozitës, e cila shprehet se mazhoranca është e lidhur me oligarkët.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka oligarkë, por biznesmenë që historikisht kanë qenë në krahë të politikës.

?Unë kam një mendim timin. Kam bindjen që fjala oligark nuk funksionin. Është një lloj oligarkie tjetër, janë njerëz të biznesit. Për shkak të ndikimit të madh dhe njohjeve të mëdhaja që kanë mund të marrin gjëra që nuk mund ti marrin të tjerët. Ku ke biznesmen ti që del palë me një parti. Ka qenë Koço Kokëdhima psh. Janë njerëz që punojnë dhe rrinë pranë politikës. Edhe në kohën që ka qenë Berisha. Kanë punuar edhe me Ramën edhe me Bashën. Në kohë fushate u afruan biznesmenët edhe pranë PD-së. Kjo do të thotë që janë palë me secilën parti.?, tha Fevziu. /CNA.al





Lajmet e fundit nga