web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjela zbulon detaje nga vizita urgjente e Ramës në Hungari/ Ja çfarë i kërkoi SHBA

7 Qershor 2021, 16:29, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Hungari, por nuk ka bërë publike asnjë detaj nga udhëtimi i tij.

Ndërkohë avokat Spartak Ngjela përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka zbërthyer vizitën urgjente të kryeministrit në Budapest.

Sipas tij, Rama ka shkuar me kërkesë të SHBA për ti kërkuar kryeminisëtrit hungares të refuzojë ndonjë kërkesë të mundshme për azil politik nga ana e Ilir Metës pas shkarkimit dhe procedimit penal.

Avokati hoqi edhe një paralele me ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski, që sipas tij ky i fundit ka marrë azil në Hungari dhe njihet për miqësi me Metën.

?Rama vizitë urgjente dhe të paparashikuar, në Hungari.

Përse ky ngut për në Budapest?

Ja çështjet që mund të ngrihen brenda saj:

Nikola Gruevski, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndodhet me azil politik në Hungari, dhe shkoi atje, pasi u dënua për korrupsion nga gjykata e Shkupit;

Meta është mik i Gruevskit; kjo dihet botërisht.

Edhe Meta, presidenti aktual i Shqipërisë, është duke shkuar drejt procesit penal, njëlloj si Gruevski.

Por…

Edhe Gruevski edhe Meta janë antiamerikanë.

Po Rama, çfarë po kërkon në Hungari?

Siç duket e ka nisur politika amerikane, pikërisht për Metën, me detyrë diplomatike kundrejt kryeministrit aktual të Hungarisë, për mospranimin e azilit politik që mund të kërkojë Ilir Meta.

A do të dalë me sukses kërkesa anti-Meta e Ramës në Hungari?

Gjithsesi, tani një gjë është e sigurt: shkarkimi i Metës është çështje ditësh.

Po, misioni i Ramës?

Të shohim… Por, unë jam i bindur se në Budapest ai ka shkuar sipas kërkesës amerikane për të takuar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, në lidhje me Metën.

“Kërkesë” kjo, të cilën Rama mund ta servirë me një kërcënim diplomatik të politikës amerikane.

Të shohim...?, shkruan Ngjela./CNA.al





Lajmet e fundit nga