web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kadilli thumbon Bashën/ "Ne do i japim vlerë votës, njerzit nuk duhet ta shesin"

7 Qershor 2021, 17:22, Politikë CNA

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një intervistë të dhënë sot për VOA, foli ndër të tjera edhe për kundërshtarin e tij në garën e 13 qershorit, kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

I pyetur se çfarë mendon për atë se çfarë Basha ka thënë  lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, ku përveçse i konsideroi masakër, lideri opozitar e ka konsideruar pranimin e kësaj qasjeje si një vijë ndarëse edhe mes demokratëve, Kadilli u shpreh se kundërshtari i tij ka që nga viti 2015 që përsërit të njëjtat gjëra.

?Zoti Basha ripërtyp të njejtin fjalim që nga viti 2015, kur për herë të parë PD nën drejtimin e tij pësoi humbje në zgjedhjet lokale. Zoti Basha nuk doli më dot nga kompleksi i humbësit, e vetëm sa ndërron epitetin apo cilësimin për zgjedhjet e radhës. Masakër?

Po mund ta quajmë dhe genocide, holokaust.. çfarëdo termi emocional mua nuk më ndryshon në atë që është problematika e zgjedhjeve, e cila është e njohur dhe e përsëritur dhe e tillë do të jetë.

Do vijnë duke u zvogëluar apo zmadhuar problematikat, kjo është çështje tjetër. E rëndësishme është të ndajmë përgjegjësitë tona si humbës, me përgjegjesitë e kundërshtarit si tjetërsues i vullneteve. Nëse ne kuptojmë që është tjetërsuar vullneti, duhet të jemi të qartë në një gjë, edhe për atë kemi përgjegjësi ne, edhe pse shqiptari ka shitur votën. Nuk bëhet fjalë për vjedhje në tavolinë, për vjedhje në komisione. Nuk do t?i fyeja kurrë demokratët komisionerë, numëruesë, vëzhguesë, me një akuzë të tillë.

Blerja e votës, që është problem më i madh, është një akt i paligjshëm, i pamoralshëm, por është i vullnetshëm. Nëse dikush e shiti shpresën e Lulzim Bashës me një thes me miell, apo me një shportë me ushqime, apo dhe me shumë euro, do të thotë që nuk ka shpresë te vota. Ne duhet t?i japim vlerë votës që njerëzit të mos e shesin votën.?, tha Kadilli. /CNA.al





Lajmet e fundit nga