Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Gjithçka po ecën drejt çlirimit real të shqiptarëve.
Asnjë ditë çlirimi, në thelb nuk ka qënë e tillë në 100 vjet, sepse, si rregull, shqiptarët janë pushtuar nga ata që kanë pretenduar vendin e çlirimtarët.
Edhe në vitin 1992, që u gëzuan për likuidimin e pushtimit komunist, shqiptarët u pushtuan sërisht për 30 vjet nga barbaria e korrupsionit të lartë shtetëror.
Tani, më në fund, po vjen me hap galopant edhe çlirimi i shqiptarëve nga uzurpatorët e korruptuar, por edhe çlirimi i vetë shqiptarizmit që ka qënë i shtypur në këta tridhjetë vjet nga shitësit vulgarë të interesit kombëtar.
Po si po precipitojnë ngjarjet?
Politika amerikane po e mban zotimin që ua ka bërë shqiptarëve për likuidimin e korrupsionit të lartë shtetëror. Dhe koha erdhi.
Para dy ditësh Departamenti i shtetit e shpalli Sali Berishën njeri të padëshiruar dhe të papranueshëm për Amerikën.
Dje, ekspertët konstitucionalistë në Komisionin e Hetimit Parlamentar argumentuan që presidenti Meta ka shkelur kushtetutën.
Javën që vjen, Parlamenti do të pushojë Metën me 2/3 e votave.
Dhe çështja menjëherë i shkon Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese merr vendimin për pushimin e Metës nga posti i Presidentit të Republikës, dhe kështu kuptohet se Meta është pa imunitet
Kjo është faza e parë.
Po faza e dytë?
Si rregull, faza e dytë duhet të fillojë me shpalljen e Ilir Metës si person non grata në Shtetet e Bashkuara, dhe me goditjen penale të Berishës dhe të Metës. Por, shenjat janë që bashkë me ta, do të fillojë edhe goditja penale për grupin e parë të të korruptuarve të lartë, i cili nuk është i vogël.
Po këta krerë të korrupsionit të lartë shtetëror, do të kundërveprojnë?
E kanë të pamundur. Ata para një muaji, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, por edhe gjatë numërimit të votave, thanë se do të bënin kryengritje.
Pse nuk e bënë?
Përgjigja është shumë e thjeshtë: sepse sot në Shqipëri janë 8000 trupa ushtarake amerikane me të gjitha pajisjet motorike, me të cilat po zhvillohet një stërvitje ushtarake me synim kundër kërcënimit rus kundrejt Shqipërisë.
Por, e gjithë kjo situatë force kundër korrupsionit të lartë shtetëror, çfarë ka sjellë te të korruptuarit e lartë në Tiranë?
Asgjë të veçantë nuk ka sjellë, po vetëm një frikë që i ka futur në një gjendje për të folur përçart.
Saliu, për shembull, i tha shqiptarëve se do të fuste në burg Sekretarin e Shtetit amerikan Blinken, që e kishte shpallur person non grata në Amerikë.
Por, shqiptarët e pyetën: Ku do ta arrestonin, dhe ku do ta dënonin Blinkenin?
Dhe Berisha iu tha: Unë do ta dënoj në një vend asnjëanës, në Francë.
Dhe shqiptarët i bëri për të qeshur.
Kurse, në fakt, po ta dinte presidenti antiamerikan i Francës, Sharl de Gaulle këtë formulë çudibërëse të Sali Berishës, do ta kishte dënuar me burgim John Kennedy-n qëkurse ky ishte senator dhe fyeu rëndë dhe u tall me presidentin e Francës, Degol, për tmerret që ky po bënte kundër popullit algjerian, i cili luftonte për pavarësinë e tij. Çfarë nuk i tha Kennedy atëher në de Gaull-t, madje edhe në vitin 1962, kur ishte President i Shteteve të Bashkuara. Është tallur dhe e ka fyer rëndë.
Ku ta dinte Degoli i shkretë që me një gjykatë franceze, si Saliu sot, mund ta kishte burgosur Kenedin, dhe në fakt, do t’i kishte bërë nder vetë Kenedit, se ky do të kish jetuar të paktën dhe 40 vjet pas vitit 1963, kur e vranë.
E kuptoni se në çfarë gjendje të rëndë mendore ndodhet sot korrupsioni i lartë shtetëror. Por jo vetëm këta, por në një gjendje të mjerimit mendor kanë rënë edhe gazetarë e pronarë mediash të paguar, që nuk dinë se çfarë thonë në mbrojtjen që i bëjnë korrupsionit të lartë shtetëror. Por, në fakt, edhe një përqindje jo e vogël e këtyre është e kërcënuar gjithashtu nga antikorrupsioni që sapo ka hyrë triumfalisht në skenën makabër të politikës shqiptare.
Do t’i shikoni të gjitha: në Shqipërinë që po çlirohet, në fakt, ka filluar edhe një tragjikomedi që do t’i kënaqë shqiptarët, kur këta do ta shohin natë për natë nëpër ekranet e televizorëve të tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka dal...
Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta, reagoi sot me tone të ash...
Aktivistja e njohur shqiptare, Evi Kokalari ndërsa reagon në...
Ndërsa sot është afati i fundit për të dorëzuar kandidaturat...
Agron Shehaj, i cili fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet...
Në 13 qershor, Partia Demokratike pritet të zhvillojë zgjedh...
Një ditë më parë në media u përfol se edhe ish kreu i FRPD L...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani është sh...
Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi presidenti Ilir ...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili nuk arriti të me...
Presidenti Ilir Meta është shfaqur i shqetësuar sot në lidhj...
Ish-anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi ka dorëzuar sot ...
Ish-kreu i degës në Kukës, Ibsen Elezi ka dorëzuar sot zyrta...
Tre ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ish...
Presidenti Ilir Meta, ka reaguar disa ditë me vonesë pas shp...
Lulzim Basha, dje, ka dorëzuar formularin e kandidimit për k...
Ministrja e Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se Moddy...
Lulëzimi në Shqipëri i platformave të palicencuara Forex, që...
Pasi i besoi karrigen e deputetit, Agron Gjekmarkaj ka nisur...
Deputeti i zgjedhur i PD Agron Gjekmarkaj ka komentuar shpal...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...