Edith Harxhi dorëzon zyrtarisht kandidaturën/ PD duhet të reformohet
Ish-anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi ka dorëzuar sot ...
Presidenti Ilir Meta është shfaqur i shqetësuar sot në lidhje me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen non-grata, të ish-Presidentit Sali Berisha dhe familjes së tij.
Në fakt, vendimi i DASH u njoftua nga Sekretari i Shtetit, tre ditë më parë, por Meta heshti, u struk dhe nuk reagoi.
Por, pasi ish-Presidenti Sali Berisha, doli në media dhe e mori në mbrojtje, Meta u zgjua, duke sulmuar Departamentin Amerikan të Shtetit.
Vendimin e DASH, Meta e cilësoi si ?fletë-rrufe?, për të mbuluar, sipas tij manipulimet e procesit zgjedhor të 25 Prillit.
Meta, përveçse e akuzoi DASH-in për fletë-rrufe dhe shpifje, indirekt e akuzoi se po mbulonte edhe të ashtuquajturat manipulime zgjedhore.
?Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratk?, është shprehur Meta.
Duke ndjerë fundin, presidenti Meta, i sulet SHBA-së.
A thua se DASH, mban përgjegjësi për shkrirjen dhe shkatërrimin e LSI-së, a thua se DASH, mban përgjegjësi për skandalet e dyshuara korruptive të Metës, a thua se DASH pengoi drejtësinë në Shqipëri për ta hetuar atë.
Ilir ?floriri? siç njihet ndryshe, duket se e ka radhën pas Berishës, por ndryshe nga ky i fundit, nuk do t?i ndalohet vetëm hyrja në SHBA , por do të vihet edhe nën hetim për skandalet e dyshuara korruptive, për të cilat gjatë këtyre 30 viteve në politikë, si ka hyrë gjemb në këmbë.
Skandalet që Meta nuk i fsheh dot
Ilir Meta, sot President ka arritur përgjatë viteve në politikë të dalë mbi skandalet, që do të kishin fundosur çdo politikan, që nga zhdukja e arit, videoja e fshehtë e vitit 2011 dhe skandali me ÇEZ.
Kujtojmë se ish-Kryeministri Meta, në kohën kur ishte kryetar i Parlamentit, u akuzua se kishte marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani për mbledhje borxhesh, që pati hedhur në gjyq OSHEE-në, në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë.
Detajet e akuzave rrodhën, pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej ÇEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, ÇEZ Grup.
Zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance pretendonte se Meta kishte qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej ÇEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011. Për këtë skandal Metës nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.
Ai ka vijuar jetën politike sikur s?ka ndodhur gjë, edhe drejtësia ka bërë sikur s?ka parë e s?ka dëgjuar gjë.
Një tjetër skandal është regjistruar në vitin 2011, kur Meta ishte zëvendëskryeministri i Qeverisë Berisha.
Ai u shfaq në zyrën e Ministrit të Energjitikës, që në atë kohë ishte Dritan Prifti, ku bisedonte për një aferë 700 mijëshe dhe 7%.
Por, Gjykata e Lartë me një vendim unanim, nuk e vlerësoi si provë të ligjshme regjistrimin e Ministrit të Energjitikës, duke e nxjerrë të pafajshëm, Metën, që sot hiqet si mbrojtës dhe garant i Kushtetutës.
Vjedhja e floririt të Krrabës, prej ku e ka marrë edhe pseudonimin është skandali i radhës ku dyshohet se ka dorë Meta.
Inventari i bërë 3 vjet pas vjedhjes, me 7 prill 2000, konstatoi se nga 24 arkat speciale metalike, në të cilat ishte vendosur ari në gjendje monedhe, lira turke, napolona francez dhe dollarë amerikanë, se 11 arka ishin krejtesisht të zbrazura.
Ndërsa nga 97 arkat e mbushura secila me nga 20 kilogram argjend, ishin hapur vetëm 2 arka, por nuk ishte grabitur asnjë gram argjend.
Personi që e artikuloi për herë të parë publikisht, dhe ngriti alarmin se floriri i Krrabës ishte grabitur, ka qenë Sali Berisha.
Në vitin 2000 ai akuzonte kryeministrin e atëhershëm Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.
?Nëqoftëse dikush mendon tu vjedhë shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogaritë shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës?, pati deklaruar në atë kohë, Sali Berisha.
Këto janë vetëm disa nga aferat që Meta nuk i mbulon dot dhe për të cilat qytetarët shqiptarë presin përgjigjen nga drejtësia dhe konkretish nga SPAK-u, i cili ka mbështetjen edhe të SHBA-së, që sulmon Meta./CNA.al
Ish-anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi ka dorëzuar sot ...
Ish-kreu i degës në Kukës, Ibsen Elezi ka dorëzuar sot zyrta...
Tre ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ish...
Presidenti Ilir Meta, ka reaguar disa ditë me vonesë pas shp...
Lulzim Basha, dje, ka dorëzuar formularin e kandidimit për k...
Ministrja e Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se Moddy...
Lulëzimi në Shqipëri i platformave të palicencuara Forex, që...
Pasi i besoi karrigen e deputetit, Agron Gjekmarkaj ka nisur...
Deputeti i zgjedhur i PD Agron Gjekmarkaj ka komentuar shpal...
Pyetjes së përse këmbëngul Sali Berisha për të qëndruar në p...
Agron Gjekmarkaj kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 Pril...
Analisti Arjan Çuri ka folur mbi shpalljen non-grata të Sali...
Ish deputeti Arben Ristani ka komentuar shpalljen “non grata...
Lulzim Basha nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i PD-s...
Ish-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka reaguar për shpal...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas dekla...
Arben Ristani, ish-deputet dhe anëtar i grupimit “Për PD-në”...
“Tribunal Correctionel De Paris” është dhomë e Gjykatës së S...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka rea...
Shqipëria do bëhet më e pasur, por shqiptarët do bëhen më të...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...