web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U fut në listën e zezë të SHBA/Arjan Çuri: A do shpallej Berisha non grata nëse zgjedhjet do i kishte fituar opozita?

21 Maj 2021, 20:39, Politikë CNA

Analisti Arjan Çuri ka folur mbi shpalljen non-grata të Sali Berishës nga DASH. I ftuar në Zonë e Lirë është shprehur se personi që është prekur më shumë nga deklaratat e Berishës është kryeministri Edi Rama. Çuri ka shtruar pyetjen se a do të ishte shpallur ky vendim nëse zgjedhjet do ti kishte fituar opozita. Sipas tij, nëse do të kishte fituar opozita e bashkuar ky lajm nuk do të ishte bërë i ditur.

?Të arrijë një njeri të lobojë në DASH të shpalli non-grata një person që ka qenë kundërshtari i tij më i fortë politik, i bie është shumë i fuqishëm. I vetmi person që është prekur ndoshta më shumë nga deklaratat e Berishës, është Rama. Ai do ishte më i përfituari në këtë rast se e damkos përjetësisht armikun e tij politik. Është kjo dilemë. A do të shpallej Berisha non-grata nëse zgjedhjet do t?i kishte fituar opozita? Pse priti DASH të zhvilloheshin edhe zgjedhjet? Ka të tjerë që thonë se nëse do fitonte opozita e bashkuar nuk do ta kishin bërë publike të paktën. Dyshoj se kjo shpallje është vetëm për arsye politike se po të mos ishte kështu, do thosha se këta që kanë pasur prova tërë këto vite dhe të mos t?i japësh, është fshehje provash kjo?, tha Çuri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga