web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD nuk njeh zgjedhjet/ Yuri Kim-Bashës: Prano humbjen

18 Maj 2021, 20:11, Politikë CNA

Partia Demokratike kërkoi shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në 9 qarqe të vendit dhe përsëritjen e votimit në këto zona, por duket se ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, nuk është dakord me këtë.

Kim tha mbrëmjen e sotme se duhet të mbarojë procesi i shqyrtimit të ankimimeve, ndërsa theksoi se i takon KQZ-së të marrë vendime.

?Mendoj se ka një proces të ngritur. Pra, KQZ duhet të hetojë dhe të marrë disa vendime. Dhe, mendoj se kushdo ka të drejtën të paraqesë ankimime tek prokurorët dhe tek KQZ, nëse kanë prova për këtë?, u shpreh ajo në emisionin ?Opinion?.

Gjithashtu diplomatja amerikane dha edhe një mesazh për opozitën dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha, të cilëve i kërkoi të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, teksa i kujtoi djegien e mandateve në shkurt të 2019-ës.

?Mendoj se për Shtetet e Bashkuara, pikëpamja jonë është shumë e qartë. Në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, vërejtëm se është me rëndësi që të gjitha partitë të njohin rezultatet e zgjedhjeve, dhe për sa është e mundur, që partitë tani të mendojnë se si t?i shërbejnë popullit shqiptar, të gjithë popullit shqiptar. Pra, po presim me kënaqësi që të punojmë me të gjitha palët, të shohim se çfarë mund të bëjmë sëbasku si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, dhe më duhet të them se më e rëndësishmja për ne është që Shqipëria ka qenë tepër gjatë pa një opozitë të plotë në parlament? pothuajse dy vjet.

Tani, disa deputetë qëndruan dhe bënë gjënë e duhur. Dhe pikëpamja jonë është se të gjithë duhet të kishin qëndruar në parlament, por kjo është e kaluara. Tani, teksa presim shtatorin, presim me kënaqësi që Partia Demokratike, e cila është një parti e rëndësishme, e cila ka dhënë contribute shumë të rëndësishme historike për zhvillimin e Shqipërisë. Nevojitet t?i shohim të kthehen në parlament dhe jemi shumë të kënaqur të shohim deklaratat e tyre ku bëjnë të qartë se kur të vijë shtatori, do të kthehen në Parlament?, theksoi ambasadorja e SHBA, ndërsa u shpreh e bindur se PD do të marrë pjesë në Parlament.

?Mendoj se gjithçka tjetër që mund të jenë duke thënë, po të shohësh deklaratat nga Lulzim Basha dhe kushdo tjetër në PD, bëjnë shumë të qartë që pavarësisht çfarëdo kundërshtimesh që kanë, do të jenë në Parlament në shtator. Dhe kjo është vërtet e rëndësishme?, nënvizoi Kim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga