Marrëveshje e mundshme Rama – Basha?/ Malaj: Nuk ofron zgjidhje për vendin
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka folur për marrëveshj...
Çlirim Gjata, ose Çimi siç i thërrasin të gjithë, ishte grupi i gatshëm që zgjodhi Jemini për të zëvendësuar Eno Bozdon në KQZ-në e Lulit.
Për ata që Çimit nuk i mbajnë mend asgjë që mund të ketë thënë, po sqarojmë që Çimi dikur ka qenë Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Çimi ka drejtuar në atë kohë, një proces, në të cilin besojme që Sali Berisha e kujton akoma shitjen që i bëri Çimi PD-së, nga tavolina e Kryetarit të KQZ-së së Shqipërisë.
Por për stafin e komisionit të zgjedhjeve dhe për procesin zgjedhor, Çimi është i famshëm edhe për dy histori unikale.
Në kohën kur Çim Gjata ishte Kryetar i KQZ, periudha përpara ditës së zgjedhjeve u parapri nga një debat i nxehtë rreth rrezikut të anulimit të zgjedhjeve, për shkak të pamundësisë së furnizimit me fletë votimi nga kompania që kish fituar tenderin e fletëve të votimit.
Sipas kontratave që lidhen me kompanitë që ofrojnë printimin e fletëve të votimit, këto fletë kanë në trup elemente sigurie të ngjashme me paranë. Elementët e sigurisë i bëjnë të pafalsifikueshme fletët dhe si të tilla nuk rrezikojnë shitblerjen e votës dhe manipulimin e rezultatit te votimit.
Fletët kanë elemente që praktikisht e bejnë çdo fletë votimi kopje unike, e pazëvendesueshme dhe e pariprodhueshme.
Tenderi për printimin e fletëve të votimit sigurisht që bëhet kohë më parë nga dita kur KQZ miraton modelin e fletës së votimit dhe më pas ja dërgon atë kompanisë që ka përgatitur formatet për printim.
Por Çimi mendoi Gjatë.
Mendoi aq gjatë dhe aq shumë dhe ndërtoi një mal me problematika duke vonuar miratimin e modelit të fletës së votimit. Aq shumë u mendua Çimi që ta bënte sa më mirë dhe sa më të kuptueshme për votuesit fletën e votimit, saqë detyroi kompaninë që kishte fituar tenderin, që te deklaronte se tërhiqej nga kontrata pasi koha prej 10-12 ditësh e lënë në dispozicion nga Çimi, ishte e pamjaftueshme për lëvrimin e shërbimit dhe dërgimin me sukses të fletëve, 48 orë përpara ditës së zgjedhjeve.
Korrespondenca me kompaninë u nxorr nga vetë Çimi në media për të përgatitur opinionin publik për dështimin e kontratës.
Por Çimi nuk u dorëzua!
Fondi i parashikuar për printimin e fletëve të votimit, nuk mund të digjej! Sepse zgjedhjet duheshin organizuar.
Fletët e votimit u printuan në disa shtypshkronja të vendit. Pa elemente sigurie, thjesht me një numër serie, standart i biletave të urbanit.
Ato zgjedhje u zhvilluan me fletët e votimit të Çimit!
Më pas mandati i Çimit po shkonte drejt përfundimit.
Pas suksesit të arritur me printimin e fletëve të votimit dhe një udhëtim i akorduar drejt Amerikës nuk kish më kuptim.
Cimi kuptoi se nuk kish më kuptim të udhëtonte drejt Amerikës!
Ndaj e zgjidhi shumë thjeshtë. Mori dietat në KQZ sikur do nisej për Amerike dhe u nis për plazh në Jug.
Ngjarja me fletët e votimit në kohën kur KQZ drejtohej nga Çim Gjata dhe shitja e PD në ato zgjedhje nga Çimi, i kujtohet edhe sot Sali Berishës.
E kujtojnë ende edhe në KQZ. E kujtuan sidomos kur edhe në këto zgjedhje, tenderi i printimit të fletëve të votimit rrezikoi të dështonte. Por çdo ngjasim i historisë së Çimit dhe personazheve të tanishëm me atë incident, është i rastësishëm dhe fryt i fantazisë.
Kjo histori e kujtuar sot ka për qëllim vetëm të tregojë se në ç’duar të lara në detin e Jonit, do i lenë demokratët votat e tyre për kryetarin e Partisë Demokratike.
Çimi sot është aty për tenderin e Lul Bashës. Sa për fletë votimi, nga ato ka Lul Basha plot. Ja ka bëtë gati Jeminit!/CNA.al
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka folur për marrëveshj...
Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim do të jetë e ...
Dita e votimit filloi me një ngjarje që u bë lajm e u njoftu...
Raporti paraprak i misionit të ODIHR, raporte të shoqërisë c...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ardian ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Më 13 qershor, në Partinë Demokratike do të mbahen zgjedhjet...
Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit, Ardit Çela,...
Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të KA...
KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e ...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil...
Policia deklaron se ka zbardhur vrasjen e Endri Mustafës në ...
Fatbardh Kadilli është shprehur i sigurtë, se përballë kreut...
Fatbardh Kadilli i cili ka qenë këshilltar i ish kryeministr...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka regauar për kapje...
KAS po vijon mbledhjen për shqyrtimin e ankesave të PD dhe L...
Kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli, i pyetur p...
Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka hapur zyrtarisht...
Ka nisur përballja “Rama-Meta” në Gjykatën Kushtetuese, ku o...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shtyrë për nesër sean...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Irani po përshtat dhe po rrit aftësitë e raketës së vet ba...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...