“Bomba” e Ristanit/ Basha fitoi 12 milionë dollarë nga humbja në 25 prill
Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të k...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Komisionit Hetimor lidhur me ftesën për tu paraqitur në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor Parlamentar.
Në letrën e tij, presidenti Meta thekson se kërkesa, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.
Sipas tij Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret , i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik.
“Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”, thuhet në shkresën e Presidentit Meta.
Pjesë nga letra e Presidentit drejtuar Kuvendit:
I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,
Pas komunikimit të fundit përmes shkresës me nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, me lëndë ?Mbi njoftimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të datës 5 maj 2021?, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me shkresat përcjellëse të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, janë dërguar bashkëlidhur këto akte të Kuvendit:
1.Shkresa me nr. prot. 1131, datë 10.5.2021, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me nr. prot. 1610, datë 11.5.2021, me anë të së cilës, janë përcjellë disa vendime të Kuvendit për rrëzimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, për kthimin e ligjeve për rishqyrtim. Ndërkohë që, në këtë shkresë mes këtyre vendimeve, gjenden dhe janë përcjellë:
? Vendimi nr. 44/2021, datë 7.5.2021, ?Për miratimin e raportit dhe propozimit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ?Për ngritjen e një Komisioni Hetimor bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës??; dhe
? Vendimi nr. 45/2021, datë 7.5.2021, ?Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit ?Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë??.
2.Shkresa me nr. prot. 1081/10, datë 10.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1533/3, datë 10.5.2021, me anë të së cilës është përcjellë shkresa me nr. prot. 1081/10, datë 10.5.2021, e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin ?Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë?, me lëndë ?Njoftim i Presidentit të Republikës në lidhje me ngritjen e Komisionit Hetimor, objektin e hetimit, si dhe të drejtën për t`u shprehur në Komision?.
3.Shkresa me nr. prot. 1081/17, datë 11.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me nr. prot. 1533/4, datë 11.5.2021, me anë të së cilës përcillet shkresa e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin ?Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë?, me lëndë ?Kërkesë për informacion?.
4.Shkresa me nr. prot. 1081/23, datë 14.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1533/5, datë 14.5.2021, me anë të së cilës përcillet shkresa e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin ?Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë?, me lëndë ?Thirrje për seancë dëgjimore?, të Presidentit të Republikës e që përmban bashkëlidhur edhe Vendimin e ndërmjetëm nr. 4, datë 14.5.2021, ?Për miratimin e Planit të Hetimit?, që gjendet po bashkëlidhur saj.
Para së gjithash evidentoj se, në dy shkresat e para të sipërcituara, nuk parashtrohet ndonjë qëllim i veçantë, përveç atij informues dhe për të cilat Institucioni i Presidentit të Republikës i ka administruar, ndërkohë që në shkresën me nr. prot. 1081/17, datë 11.5.2021, parashtrohet kërkesa për informacion ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës, duke kërkuar:
Titujt/dekoratat e akorduara nga Presidenti i Republikës, për periudhën 25.3.2021 deri më 25.4.2021, personat që u janë akorduar, si dhe procedura e akordimit dhe dhënies së tyre.
Aktivitetet protokollare, vizitat, si dhe takimet e organizuara, nga Zyra e Presidentit me individë, institucione apo subjekte të ndryshme, në të cilat ka qenë pjesëmarrës Presidenti, për periudhën 25.3.2021 deri më 25.4.2021.
Madje, citohet se ky informacion, me dokumentacionin justifikues, kërkohet brenda datës 17.5.2021.
Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.
I nderuar zoti Kryetar,
Nëse Kuvendi i Shqipërisë, dëshiron të njihet apo konsultohet për qëllime studimore, me aktivitetin që Presidenti i Republikës realizon në përmbushje të rolit, funksionit, dhe përgjegjësive të tij kushtetuese, ju bëj me dije se, i gjithë aktiviteti i Presidentit, që prej fillimit të ushtrimit të funksionit më 24 korrik 2017 e në vijim, është i publikuar në faqen zyrtare të institucionit ?https://president.al/?, ku në mënyrë kronologjike, janë të pasqyruara të gjitha aktivitetet e Kreut të Shtetit, nga aktivitetet, vizitat dhe takimet e organizuara, deri te aktet, dekretet, vlerësimet me tituj e dekorata, vendimmarrjet dhe arsyetimet e tyre, përfshirë këtu edhe qëndrimet publike të Tij.
Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret etj., i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik. / CNA.al
Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të k...
Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbësht...
Grida Duma, e cila arriti të merrte mandatin për deputete në...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, do të zhvillojë sot një v...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet soci...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, në fjalim...
Sot pritet të përballen në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ...
Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombët...
Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmje...
Gazetari Mentor Kikia shpjegoi në “Ilva Now” se si duhet të ...
Ish-presidenti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, B...
Anëtari i Partisë Demokratike, Arben Imami, tha se në këto z...
“Zgjedhjet e PD do jenë masakër zgjedhore”. Kështu tha sot n...
Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani, në mbledhjen e Këshilli...
“Basha shpejtoi ditën e zgjedhjeve brenda partisë”. Kështu u...
Gjergj Bojaxhi tha për gazetaren Ilva Tare se opozita duhet ...
Të tjera doza vaksinash kanë mbëritur mbrëmjen e sotme në ae...
Fatbardh Kadilli i cili është vetëshpallur për të marrë drej...
Analisti Andi Bushati thotë se data e zgjedhjeve brenda Part...
Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në selin...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...