web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PD është e kapur”/ Elezi: Basha ka gënjyer anëtarësinë, shpejtoi ditën e zgjedhjeve

17 Maj 2021, 19:55, Politikë CNA

?Basha shpejtoi ditën e zgjedhjeve brenda partisë?. Kështu u shpreh Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit në një intervistë për ?Real Story?.

Elezi theksoi se të bësh fushatë për 17 ditë është thuajse një mision i pamundur, duke shtuar se PD është e kapur.

?Ndodhi një situatë absurde. Ndërsa ne kërkuam garë të ndershme, kërkuam afat kohor, kërkuam konkurrencë të ndershme, donim atë proces zgjedhor që çon deri tek dita e votimit. Procesin zgjedhor e bëri Basha 17 ditë. Të bësh fushatë për 17 ditë në të gjitha bashkitë është e pamundur. Nuk ka data fikse, shqetësuese është periudha e shkurtër, të lë pak kohë si kandidat.

 Drejtimi i PD është i kapur. Drejtuesit e PD nuk reagojnë për situatën, edhe pse gjendja është e rëndë. Reagimi duhet të ishte i madh, anëtarësia reagon, por drejtuesit jo. Ne duam që në fushatë të fitojë ideja dhe jo individi. Linjën si do zhvillohen ngjarjet e ka përcaktuar Basha. 

Basha ka gënjyer anëtarësinë në mënyrë të vazhdueshme, me aksionet politike të dështuara. Kur ti dështon në çdo iniciativë, i bie që ndoshta e bën me kast, që të humbë?, deklaroi Elezi./CNA.al





Lajmet e fundit nga