LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i presidentit/ Klotilda Ferhati: Është e realizueshme, e gjithë kjo punë që sapo ka nisur

7 Maj 2021, 16:34, Politikë CNA

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të hetojë pretendimet e ngritura nga Partia Socialiste ndaj Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës.

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati, tha për Euronews Albania se ky komision ka afat tre javor për të përpiluar një raport për këtë çështje.

?Ne i kemi shkuar deri në fund të dyja nismave, edhe nismës së parë edhe nismë së tanishme. Komisioni do të hetojë shkeljet e renditura nga 49 kolegët tanë dhe do të vijojë punën me një afat prej tre javësh dhe pas kësaj periudhe do të hartohet raporti konkret dhe do t?i paraqitet seancës plenare?, tha ajo.

Ajo thotë se Kuvendi aktual i ka të gjitha kompetencat për të shkarkuar kreun e Shtetit nëse do  vërtetohen shkeljet e pretenduara.

?Po, sepse tashmë flasim në një situatë që kemi një vendim të Kuvendit që ka ngritur Komisionin Hetimor dhe ky komision ka detyra të qarta dhe një afat të caktuar kohor. Është e realizueshme e gjithë kjo punë që sapo ka nisur?, tha ai.

Deputetja e Partisë Socialiste i është përgjigjur deklaratave të presidencës, e cila ka pohuar se nuk do t?i njohë vendimet e Kuvendit aktual, me pretendimin se ky organ nuk është legjitim.

Sipas znj. Frehati, pretendimet e presidencës ngjasojnë me zhargonin e politikës së përditshme pasi Kuvendi aktual për të është institucioni, që përfaqëson plotësisht interesin e sovranit.

?Pretendimet e presidencë janë të presidencës, për ne është me rëndësi nisja e procedurave. Jemi në një situatë, ku 49 deputetë, nisur nga deklaratat e presidentit para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, janë të tilla që sipas deputetëve ka shkelur Kushtetutën. Jemi parlament legjitim, jemi përfaqësuesi i sovranit. Etiketimet e njëanshme të presidencës janë zhargon politik i ditës. Presidenti do të dëgjohet sa i takon pretendimeve që ai ka, nëse do shkarkohet apo jo, kjo do jetë pjesë e procedurës?, tha ajo.

Lajmet e fundit nga