Artan Hoxha thumbon Ilir Metën/ “Duke mpreh kosoren në heshtje zgjedhore”
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka thumbuar Presidentin Il...
Kryeministri Edi Rama, ka uruar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për 53 vjetorin e lindjes.
Në një postim shumë të ndjerë, Rama i drejtohet Thaçit duke thënë se, agimi do të vijë sërish për Kosovën dhe për të.
“Nuk e di sa do të zgjasë nata që ke përpara miku im i shtrenjtë, por ajo çka di njësoj si drita e diellit mbi Tiranë sot, është se agimi do të vijë përsëri, për ty e për Kosovën”, shkruan ndër të tjera kryeministri Edi Rama.
Urimi i kryeministrit Edi Rama për Hashim Thaçin
#EDHE100?
I dashur Hashim,
nuk e di a më lexon dhe nuk di as si je e si shkojnë ditët e tua, në atë izolim krejt absurd ku je i detyruar të qëndrosh por Zoti e di se sa kohë ende! Por unë gjithësesi dua të ta uroj sot ditëlindjen, nga larg dhe me dhimbjen e pamundësisë për të dëgjuar zërin tënd e bërë shakatë me jetën në telefon, po ama besomë, duke u ndjerë pranë teje më shumë se çdo herë më parë.
Eh, paska qenë e shkruar që ti dhe historia e Kosovës të jeni një, në vuajtje e në gëzime, një simbiozë e hatashme mes një njeriu që i përkushtohet vendit të vet, si një dashurie pa kushte dhe një vendi që e sprovon atë deri në ekstrem. 20 vite janë shumë fare për njeriun, po për historinë janë sa një ditë dhe përgjatë kësaj dite ti ke provuar lindjen në errësirë, fëmijërinë në agimin e mjegullt, rininë në paraditen e nxehtë përzier me erën e gjakut të shokëve, drekën plot hare e brohoritje fitimtarësh, burrërinë në pasditen e ecjes së gjatë nëpër Kosovë mes plagëve, halleve e shpresave dhe tash ndalesën pa kohë të muzgut -muzg i njëkohshëm me muzgun që në Kosovë i ngjan një agimi të rrejshëm. Dhe ja, simbioza me historinë e tokës tënde, ty të ka caktuar ta dëshmosh me mungesën tënde atë rrenë, teksa me praninë duhet të përballesh me malin e lartë me rrena që fati yt i shenjuar, ka vendosur përkohësisht mes teje dhe Kosovës tënde në këtë muzg të thellë.
Ti më ke treguar dikur se si numëroje yjet për të mos të të zënë gjumi prej rraskapitjes nëpër shtigjet e luftës, kur ishe një hije në kërkim prej armiqve të tu e të popullit tënd! E tani e marr me mend se yjet duhet t?i kërkosh me zor, nëpër tavanin e ulët që aq shumë i ngjan qiellit të Kosovës së sotme. Por duke ta njohur fortësinë e materialit me të cilin je gatuar, nuk e kam të pamundur të marr me mend durimin e pathyeshëm, me të cilin ti arrin ta mbash mbi vete atë tavan poshtërues, pa e përkulur trupin e imagjinatës tënde.
Nuk e di sa do të zgjasë nata që ke përpara miku im i shtrenjtë, por ajo çka di njësoj si drita e diellit mbi Tiranë sot, është se agimi do të vijë përsëri, për ty e për Kosovën. E di vëlla e di, që vitet deri në agim janë minuta për historinë, po jo për jetën e njeriut të kyçur me pahirin e cinizmit njerëzor brenda katër mureve dhe mundohem ta marr me mend, se sa e rëndë është për ty pamundësia për të ecur edhe me këmbë, e jo veç me mendje nëpër rrugët e pyjet e Kosovës. Por s?ke kurrgjë çka bën, ti u rrite e u bëre burrë e babë, po askurrë s?e pate dot në dorë të jesh tjetësend përveçse kukulla e fatit tënd të bërë njësh me Kosovën.
Kështu që ma fal nëse ky urim i imi, megjithë shpirt, që edhe 100 vjet t?i kesh me shëndet e me kë të do zemra, nuk është dot një urim i buzëqeshur, por pash Zotin e madh, mos iu anko fatit tënd e as mos kërko kot ta dish se si mund të ishte ndryshe, sepse sado cinike të të duket, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe që Kosova të buzëqeshë përsëri kur përsëri nata t?ia lerë vendin ditës së re!
Përqafime Hashim dhe jam atje, me ty sonte, kur të kujtosh dollitë e shkuara në familje, për këtë ditëlindje të pamirëseardhur nën tavanin e mallkuar./ CNA.al
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka thumbuar Presidentin Il...
Partia Socialiste në Korçë ka dhënë një deklaratë për shtyp ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kës...
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, pas takimit me kreun e PD, ka t...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka apeluar...
Presidenti Ilir Meta, ka vijuar diskursin me ndërkombëtarët...
Presidenti Ilir Meta, mëngjesin e sotëm ka njoftuar se u ka ...
Pas thirrjeve për dhunë, sërish sot është shfaqur kandidati ...
Presidenti Ilir Meta, ka dalë sërish sot në mbrojtje të Gazm...
Presidenti Ilir Meta, gjatë një konference për media sot ësh...
Presidenti Ilir Meta iu është drejtuar me një letër, kreut t...
Dje ishte kandidati për deputet i Dibrës, Xhelal Mziu që kër...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Korçë,...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Y...
Kandidati për deputet i PD në Korçë, Edmond Spaho ka thyer ...
Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka njoftuar ...
E premtja e 23 Prillit, ka shënuar mbylljen e fushatës elekt...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë diskutimet në ...
Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Brace ka reaguar m...
Partitë politike kanë mbyllur këtë të premte fushatën elekto...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...