web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

24 orë para zgjedhjeve/ Meta letër Bashës dhe Kryemadhit

24 Prill 2021, 09:24, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta iu është drejtuar me një letër, kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Sipas Ballkan Web në letrën drejtuar Bashës dhe Kryemadhit, Meta ka kërkuar koordinimin e tyre për të ndaluar dhe neutralizuar me çdo kusht përpjekjet për të prishur procesin zgjedhor me anë të provokimit të tensioneve artificiale, frikësimit të votuesve duke ushtruar presion, dhe kryer survejim antikushtetues mbi ta me anë të përdorimit të të dhënave personale si dhe të përfshirjes së elementëve kriminalë në shitblerjen e votës.

?Përgjegjësia juaj ndaj Popullit Shqiptar është historike për të rivendosur rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës?, shkruhet në letër./ CNA.al





Lajmet e fundit nga