Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kamera e fshehtë e ?Stop? tregoi këtë të martë sesi Ilir Hodaj, nënkryetar i FRD-së për Tiranën, bënte pazar me një qytetare, për vende pune dhe poste pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Vajza i premtoi 5 vota, ndërsa zyrtari i partisë i tha se nëse do marrin ministri, do ketë nevojë për njerëz me shkollë, ndërsa po morën drejtori, do të ketë shumë vende pune.
Qytetarja: Hë, mor burrë i dheut!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Në këtë orë vihet?
Qytetarja: Ku je? Të mbajmë distancën njëherë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Mirë, o mirë, do të pish ndonjë gjë?
Qytetarja: Të ruajmë distancën!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Do pish ndonjë raki?
Qytetarja: Ça të pi mo?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Raki më!
Qytetarja: Jo, rrofsh! Tani 5 veta janë ok, i gjashti është kështu
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: mua më intereson të shikoj edhe ky timi, që ja ti, edhe bile duhet të vish çdo javë k?tu te zyra, ja që kontribon vajza, ka ardhur, nesër pasnesër të shikojë ai, që lëviz në zyra, jo erdhe njëherë dhe pastaj të thotë ai, që të verifikohesh për nesër në punë.
Qytetarja: Ndonjë teke raki? S?e pi? Po pak o pak, se po na bën tapë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Jo unë pak pi me ndonjë shok, që vjen këtu.
Qytetarja: Një çikë o, një çikë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Do marr për vete një çikë. Gëzuar!
Qytetarja: Mos është e fortë?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Jo më, jo!
Qytetarja: Si po ecni me këto? Të flasim për punë njëherë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Unë për punë, e kemi garant, që fiton ky.
Qytetarja: Është një familje, po është dorë e zezë. Ok! Tani mua ajo më intereson, se është një familje. Janë 5 veta. Si t?ia bëjmë me ato?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ajo ka 5 vota e ça do ajo?
Qytetarja: Ça duan ato më? Ti e di, ça duan. Ti mendon, se dora e zezë do vende pune?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: O po, ça do?
Qytetarja: Po jevgj, kush nuk e do lekun? Unë e para, po troç o vëlla, ça me të thënë kot budallallëqe, për ça vijmë vërdallë? Ore unë nuk besoj te fakti, që do më lirojnë post në drejtori mua.
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pse? Atëherë mos humbim kohë, edhe njëherë unë ta shpjegova shumë mirë, në qoftë se ne marrim ministri, ne s?jemi të varur, duhen me shkollë.
Qytetarja: Po!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Në qoftë se marrim drejtori ujësjellësi, këta janë pa shkollë, drejtoria e ujësjellësit, sa veta ka punësuar? Se ne e kemi këtu e në Kavajë, vetëm në Tiranë pa fshatrat 50 000 vetë. Nga këta 50-të janë 70 drejtorë mini degë, se dikush merret me kanalizime, dikush me projekte, dikush me sjelljen e ujit, dikush me faturime, dikush me linjat e reja. Çdo sektor ka drejtorin e vet. Po unë s?do bëhem ndonjë drejtor i vogël, se po të ishte për drejtor të vogël, s?kisha pse bëhesha nënkryetar, e mjafton një anëtar e një shoqëri me atë kryetarin e madh, drejtorin e madh, e kështu. Tani me punësim, i zgjedh unë. Unë kë do zgjedh? Kush ka kontribuar këtu, se nuk mund të them tani një njeri, që s?ka ardh fare në zyra dhe ta vë drejtor aty. S?ke arsimin përgjegjës, e di, sa punëtor ka? Ku? Në gjelbërim do bësh këtë në lulishte!
Qytetarja: Po mirë, me sa vota e arrijmë këtë, që të mbledh? Shiko, se dua fjalë burrash, jo me më sorollat kot!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Moj!
Qytetarja: Se për punë sorollatje, kam?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Sa më shumë, aq më mirë për ty, po të flas. Unë, nëqoftëse do më bësh 10-të, po të shënoj 15-të nga ana ime, se unë kam shoqëri të tjerë. Ata, se unë postin tim, do s?do, do e marr vetë edhe pa më votuar njeri.
Qytetarja: Ok!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po unë interesohem të marr sa më shumë vota, për të arritur atë, që duam ne, jo atë, që do na japi Luli.
Hodaj shpjegoi se në ujësjellës ka 5 mijë vende pune dhe ata të PS-së do të duhet të paguajnë, për të mbajtur vendin e punës, ndërsa aktivistët e FRD-së do të futen në punë pa pagesë.
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: S?na kanë kaluar fonde akoma, jemi në proces të atyre, ditën e zgjedhjeve, nëqoftëse do kemi lekë nëpër duar, kuptohet.
Qytetarja: Sa po dalin si puna ime, që po bombardojnë gjithandej? Sa kanë dalë?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Si puna jote? Secili më vete më, secili më vete. Këtu erdhi dje Prefekti i Dibrës, ai i Kukësit, ai tha 1000 veta t?i bëj unë, mori fletëpalosje vetë Prefekti. Vjen ai i komunës, ai i Kavajës këtu, ça ke bërë? Thotë ai ? Kaq, kaq! Ok! Merri këto fletëpalosjet, bëji 5 takime, më thuaj mua, ku do t?i mbledhësh, t?i them kryetarit të vijë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Të thashë, administrata, ne 10 mijë do bëhemi në Tiranë, ja 15-të.
Qytetarja: Po!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Administrata ka 50 mijë, duhet të gjej edhe 30-të të tjerë, ta? Drejtoria e Ujësjellësit, siç them unë, ka 50 mijë punëtorë, ku do t?i gjej unë 30-të? Ne s?kemi 50 mijë FRD Tiranë. Ai 5 po mendoi se merr 100 mijë lekë, sot 4 vjet do rrijë në pritje, kurse ky që erdhi vullnetar, do hajë 4 vjet me 500 mijë lekë rrogë, do hajë tamam ky 4 vjet, 4 vjet do hajë 20 milionë, sa i bie. Se ti, që ma dhe votën jam i detyruar të të gjej një vend pune, sepse dhe kontributin tënd, pavarësisht u përhape në shoqëri, i the këtij më solle këta edhe 4 vjet do ta mbash vendin e punës, se të takon. Unë s?mund të.., ai i PS-së nuk i takon dhe unë po e marr në punë, po atë do ta marr në punë, po o me shoqëri, o me lekë, do ta marr në punë, se i bie, se ai s?më erdhi vullnetar për votën mua, do t?i them atij të PS-së unë, do vend pune? 500 mijë lekë e hajde futu! S?i them unë do kërkoj tek drejtori ai, që e ka në patronazh, po bie fjala. Se një i PS-së, që të punësohet te PD-ja, vetëm me miq, me lekë do futet, vullnetar s?mund të futet dot ai, se s?ka më punë ai.
Por sipas tij, spastrimet në institucione do të bëhen pak nga pak, që të rinjtë t?ia marrin dorën punës.
Qytetarja: Po mua s?do më lësh pas dore?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po hëngra unë, do hash dhe ti të thashë, më!
Qytetarja: Dua post!
ILIR HODAJ, N/KRYETAR I FRD ? Po hëngra unë, do hash edhe ti apo jo? A e lamë kështu?
Qytetarja: Në rregull! Këtyre t?u flas për vende pune atëherë!
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Vende pune, 4 vjet po vende pune, rrogën e di, sa është. Ministria i ka 1 milionë rrogat, drejtoria, ujësjellësi e ka 400 mijë lekë, sa e ka faturusja, tani unë nuk i premtoj ka edhe 500-nd, 600-nd, 700-nd, sipas përgjegjësisë, që ke.
Qytetarja: Ndodhin këto për shembull aktualisht, ça janë te ujësjellësi, do hiqen nga puna?
Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ohhh?, do ndërrohen ata avash-avash, sa t?i marrim dorën, do ndërrohen ata, se s?mund të fusim një, që e di zanatin e punës edhe të them ty vazhdo punën, ti s?e ke haberin fare, nga do t?i marrësh ato, ça bën ai. Seleksionojmë 10-të veta këtë javë, 10-të javën tjetër, 10-të, sa t?i marrim dorën, domethënë duke bërë stazh të rinjtë, duke i hequr ata. Kështu ekziston parimi, se s?mund të futemi të gjithë edhe ça të marrim ne? Nga vjen ky uji? Si bëhet? Ata kanë gjithë sistemin e kompjuterit, ne s?dimë fare, mund t?i fusin një të shuar ata, ça të bëjmë ne?/tvklan.al
Ded Ndreni nga Shkodra, ankohet në Fiks Fare se mungesa e li...
Një nënë e re 26-vjeçare nga Tropoja, e martuar në Elbasan k...
Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në e...
Një nënë e re 26 vjecare nga Tropoja, e martuar në Elbasan k...
Një status në Facebook i Petrit Vasilit udhëzon elektoratin ...
Në emsionin Fiks Fare mbërriti një informacion ku pretendohe...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme një r...
Trajtimin e merr në një spital publik, por paguan për çdo gj...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qyte...
Komisioni skualifikon kandidatet, njëra me syze tjetra rezul...
Katerina Kamberi denoncoi në “Stop” se ish-bashkëjetuesi i s...
Fiks Fare denoncoi një tjetër masakër mjedisore, kësaj herë ...
Menaxheri i lojës i kërkon fotokopje të pasaportës për t’i k...
Emisioni Stop ka udhëtuar drejt fshatit Grykë të Topojës në ...
Emisionit “Stop” ka treguar sot problematikat që kanë zjarrf...
Një ditë më parë në emisionin “Stop” janë transmetuar pamjet...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës një tjetër skand...
Alfons Ulbani nga Shkodra ankohet në Fiks Fare pasi kisha i ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar një rast të dhunës nda...
Koalicioni ABEOK të fut në listat e tij për kandidatë për de...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...