Donin ta nxirrnin me probleme mendore/ Psikiatrja zbulon skemën e manipulimit të vjehrrës së 26-vjeçares
Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në e...
Një nënë e re 26-vjeçare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka denoncuar rastin e saj në emisionin ?Stop? për një problem që ka me familjen e ish-burrit. Ajo tregon se është dhunuar nga bashkëshorti dhe prindërit e tij, dhe për këtë arsye ka vendosur që të divorcohet. Por edhe pse kishte menduar se me divorc mund të mbyllte problemet, ato janë shtuar. Ajo tashmë ka një urdhër-mbrojtjeje nga gjykata, por i kanë nxjerr probleme me kujdestarinë e fëmijës.
E reja tregon se gjatë procesit gjyqësor për divorcin në gjykatë janë paraqitur disa dokumente: një epikrizë nga materniteti ?Mbretëresha Geraldinë?, ku shkruhej, se gruaja vuante nga një çrregullim depresiv, si dhe një recetë nga një mjeke psikiatre, që i kishte dhënë mjekim.
?Unë jam gati që të bëjë të gjitha kontrollet mjekësore për të vërtetuar se nuk kam asnjë problem?, thotë 26-vjeçarja. Nga ana tjetër pas divorcit 26-vjeçares i është bërë një kallëzim nga ish-vjehrra për shitje të fëmijës, akuzë, që u provua si e pavërtetë.
Pas këtij kërkesës së ndihmës tek emisioni ?Stop?, 26-vjeçarja ka zhvilluar një takim me mjekun gjinekolog Albert Cakoni, i cili kishte firmosur se nëna e re kishte epikrizë. Doktori pranon që ka firmosur në dokument, por thotë se nuk e dinte se për çfarë kishte firmosur.
?Firma dhe vula është e imja. Këtë epikrizën përcjellëse, e nxjerr statistika, nuk e kam nxjerrë unë. Unë kam mbaru operacionin e gjërat e tjera, mua mund të më sjellin sa të duash epikriza. ?Doktor firmose, vulose?! ?A e kam operuar unë?? ?Po?. Kam hedh firmë këtu bum, bum!
Që ta dish, s?ke hak e hile prej doktor Bertit në këtë muhabet, më vraftë Zoti, në qoftë se unë di gjë në këtë punë! Epikrizën nuk e kam dhënë unë, sepse e nxjerrin nga kartela, se kush e ka nxjerrë nga Statistika duhet ta kenë ata, se unë s?kam shkuar me e nxjerrë kastile në botë.
Unë nuk të mbaj mend ty, mua s?më ka ndodh ndonjë rast. Ne na çohen gratë dhe shkojnë e hyjnë në sallë të operacionit vetë. Ti muhabetit shkoi deri në fund, nuk kam fare për ça pisllëku kanë dashur të bëjnë ata?, ka qenë kjo deklarata e mjekut gjatë takimit me të renë.
Duke qenë se mjeku pranon që nuk ka përpiluar asnjë dokument, ?Stop? ka ndjekur të renë e cila ka kërkuar shpjegime nga zyra e statistikës në spital. Por dhe punonjësit në këtë zyrë thonë se nuk kanë përpiluar asnjë dokument që ta nxirrnin atë me epikrizë.
Denoncuesja: Unë jam e interesuar të di, kush e ka marrë këtë epikrizë, pasi vetëm unë kam të drejtë ta marr?
Punonjësja: Edhe të duash ti, nuk ia japim njeriu tjetër.
Denoncuesja: Epo dua ta di kush e ka marr me emër-mbiemër..!
Punonjësja: S?e di unë, ne nuk japim, veç personit fizik me kartë identiteti.
Denoncuesja: Atë doja të dija unë, kush e ka marrë?
Punonjësja: Jo, jo me kartën tënde, pa qenë ti, nuk e japim.
Denoncuesja: Unë nuk e kam marrë pra!
Punonjësja: Atë tani nuk e di, ke unë ke ardhur ti? Ke kërkuar gjë?
Denoncuesja: Jo pra!
Punonjësja: Kujt duhet t?i kërkoj llogari, se kush e ka marrë?
Punonjësja: Mjekut!
Denoncuesja: Mjeku më tha, që nuk e di, duhet të pyesësh te Statistika!
Punonjësja: Te Statistika, s?ka pse të adreson këtu ai! Në statistikë, po nuk erdhe ti, unë nuk dal këtu!
Por as tek zyra e statistikave nuk i kanë dhënë zgjidhje të resë, e cila tashmë vijon gjyqin dhe rrezikohet që t?i merret fëmija me dokumente të falsifikuara të cilat e nxjerrin me epikrizë dhe probleme mendore./ tvklan.al
Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në e...
Një nënë e re 26 vjecare nga Tropoja, e martuar në Elbasan k...
Një status në Facebook i Petrit Vasilit udhëzon elektoratin ...
Në emsionin Fiks Fare mbërriti një informacion ku pretendohe...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme një r...
Trajtimin e merr në një spital publik, por paguan për çdo gj...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qyte...
Komisioni skualifikon kandidatet, njëra me syze tjetra rezul...
Katerina Kamberi denoncoi në “Stop” se ish-bashkëjetuesi i s...
Fiks Fare denoncoi një tjetër masakër mjedisore, kësaj herë ...
Menaxheri i lojës i kërkon fotokopje të pasaportës për t’i k...
Emisioni Stop ka udhëtuar drejt fshatit Grykë të Topojës në ...
Emisionit “Stop” ka treguar sot problematikat që kanë zjarrf...
Një ditë më parë në emisionin “Stop” janë transmetuar pamjet...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës një tjetër skand...
Alfons Ulbani nga Shkodra ankohet në Fiks Fare pasi kisha i ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar një rast të dhunës nda...
Koalicioni ABEOK të fut në listat e tij për kandidatë për de...
Zhdukja e dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Rreth i Epërm n...
Në emisionin “Stop” në Tv Klan ka mbërritur një denoncim për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...