“Ne jemi oligarkët e këtij vendi”/ Rama takon Gjergj Lucën, biznesmeni ironizon opozitën
Kryeministri Edi Rama është ndalur në ditën e dytë të fushat...
Ish-presidenti Bujar Nishani përmes një deklarate ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit, ku sipas tij PD dhe opozita më shumë se kurrë kanë mundësinë që të krijojë tek qytetarët bindjen që po nis një epokë e përgjegjshme dhe morali të lartë në qeverisje.
Përmes një postimi në facebook, ai u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jenë thjesht një rrotacion politik, por një ndryshim rrënjësor.
?Sot nisi zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Zgjedhje këto që pas 25 prillit duhet të sjellin modelin krejt të ndryshëm të qeverisjes, në përgjegjësi, profesionalizëm e mbi të gjitha një moral të ri.
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita kanë sot më shumë se kurrë më parë, mundësinë, rrethanat, motivin dhe moralin të bëjnë përmbysjen e madhe politike dhe të krijojnë bindjen e fortë tek qytetarët se 25 prilli nuk është një formalitet juridik për rrotacionin politik ndërmjet një qeverie në ikje dhe një qeverie në ardhje por domosdoshmërisht, nisja e një epoke të re serioziteti, profesionalizmi, përgjegjshmërie e mbi të gjitha morali i lartë në qeverisje. Ky është motivi i fushatës por dhe detyra e përgjegjësia e çdo kandidati për deputet i opozitës gjatë kësaj fushate,? tha Nishani.
Sipas Nishanit, nevoja e vetme e opozitës do të jetë thjeshtësia dhe sinqeriteti, pasi kjo qeveri ka qenë e pamëshirshme me qytetarët.
?Opozita ka sot çdo epërsi morale dhe nuk ka nevojë për formalizëm.
Thjeshtësia dhe sinqeriteti janë nevoja e vetme e opozitës! Kjo është fushatë e vështirë nga pandemia dhe shteti paralel i bandave qeveritare, por me avantazhin më të madh moral nga opozita pasi zullumet e kësaj qeverie ndaj shqiptarëve kanë qenë më të pamëshirshmet. Opozitës i mjafton në këtë fushatë t’i përgjiet veç një pyetjeje fondamentale,? u shpreh Nishani.
Nishani thekson, që e vetmja arsye përse i duhet mandati i tretë Rilindjes është vijimin e grabitjes së qytetarëve dhe trajtimin e tyre si kavje për vaksinat e pacertifikuara.
?Përse i duhet mandati i tretë Edi Ramës?
Opozita duhet tu përsërisë shqiptarëve, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, në çdo qytet, fshat, lagje e takim, se mandati i tretë ?Rilindjes? i duhet:
Që të vijojnë grabitjen e shqiptarëve, tenderat ku vlera e nevojshme për një punë publike shumëzohet me 7-të që të parapaguhet 30% i makutëve, që fatkeqët e tërmetit të vijojnë e dimërojnë edhe 4 vite të tjera pa shtëpi, të vijojë të përvetësohen parqet e sheshet për kulla betoni, që shqiptarët të trajtohen si kavje për vaksinat e paçertifikuara, që shqiptarët të vijojnë të torturohen e poshtërohen në të ashtuquajtura spitale, etj., etj., pa fund.
Përgjigja e pyetjes se përse i duhet mandati i tretë, Edi Ramës, nis e mbaron fare thjesht.
Tek vijimi i korrupsionit më të zi e më masivi, i parë në këtë vend, tek vijimi i kapjes së shtetit nga banda!?, tha Nishani.
Ish-presidenti iu bën thirrje kandidatëve për deputet të PD që të kenë prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe projektligjin e vetingut të çdo politikani.
Nishani shprehet se për PD morali është avantazhi më i madh i kësaj partie dhe opozitës përballë amoralitetit, mashtrimit dhe inkriminimit të pushtetit.
?Ndaj, shumë miqësisht i sugjeroj kandidatëve për deputet të PD dhe opozitës që çështjen e luftës kundër korrupsionit dhe hajnisë ta kenë prioritet mbi prioritetet.
Prezantimi i një projekt-ligji konkret mbi vetingun e çdo politikani e pushtetari, bazuar tek konfiskimi i çdo pasurie të pajustifikuar, do të fitonte rrufeshëm besimin tek modeli i qeverisjes së re.
Do të ishte ideale nënshkrimi i një kontrate AntiKorrupsion nga çdo kandidat me përfaqësi qytetarësh sipas grupeve të interesit në zonat ku konkurojnë ! Ky qëndrim do të konfirmonte përgjegjshmërinë dhe seriozitetin e opozitës përballë shqiptarëve duke motivuar fort besimin e tyre. Përgjegjshmëria dhe serioziteti janë dy kolonat themelore të moralit.
Morali i lartë është ajo çka kërkojnë më shumë se çdo gjë sot votuesit.
Morali përbën kontrastin më të fortë midis dy modeleve. Atij që duhet rrëzuar dhe atij që i duhet dhënë besimi. Morali është avantazhi më i madh i PD dhe opozitës përballë amoralitetit, mashtrimit dhe inkriminimit të pushtetit. Standarti i moralit duhet garantuar gjatë kësaj fushate, me seriozitet ! Projekti i një Ligji Vetingu të Politikanëve, do të garantonte seriozitetin e merituar për AntiKorrupsionin !
#25PrillZgjidhja?, tha Nishani në postimin e tij./CNA.al
Kryeministri Edi Rama është ndalur në ditën e dytë të fushat...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për...
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë Alba...
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sot me fushatën në qytetin...
Gazetari Ilir Yzeiri ka komentuar rreth deklaratës së ambas...
Gazetari Lorenc Vangjeli, ka zbërthyer skemën e kryeministri...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot një takim online...
Biznesmeni Gjergj Luca vijon të bëjë investime të mëdha në v...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur m...
Me hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për parlamentin e ri...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me ngjarj...
Kandidatja për deputete e LSI-së në Tiranë, Klajda Gjosha ka...
Kandidati për deputet i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj ...
Kolegji Zgjedhor ka afruar datën e seancës për shqyrtimin e ...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka lënë vilën e tij luksoze dhe ...
Publikohet fotoja e 33-vjeçarit Arjan Sala, punonjës i sigur...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot kantierin e ndërtimi...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka t...
Flamur Noka drejtuesi politik për zonat e Kamzës, Paskuqani...
Pas publikimit të librit “Misioni im” nga kreu i PD, Lulzim ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...