web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Hidhen në gjyq pacientë që s'ngopen me bukë!”/ Dasho del me reagimin e fortë: T'ju vijë zor nga vetja

9 Mars 2021, 09:37, Lifestyle CNA

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale ku sjell historinë e një pacienti me Covid.

Dasho tregon se si miku i tij u trajtua fillimisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe më pas në Turqi, ndërsa sjell edhe ndryshimin mes dy sistemve, ku në atë shqiptar pacienti nuk ngop dot as barkun me bukë, dhe madje hidhet edhe në gjyq.

?Para disa muajsh, një miku im u trajtua për COVID fillimisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe më pas në Turqi. Kur e pyeta për dallimin, përgjigja kishte të pritura dhe të papritura.

Të pritura ishin cilësia e dhomës në spitalin turk, kujdesi mjeksor dhe infermieror, fakti që nuk ke nevojë të blesh e sjellësh medikamente dhe aparatura nga jashtë spitalit, etj.

E papritura e madhe ishte ushqimi. Miku im më shpjegoi se në Shqipëri ushqimi vinte në një kuti kartoni me disa vasketa të vogla plastike. Ai nuk ishte i mjaftueshëm dhe pasi e mbaronte, pacienti ngelej i pangopur.

Në Turqi ushqimi vinte me tabaka me tre ose katër shërbesa. Nëse pacienti nuk ngopej, shërbehej ushqim shtesë dhe prenotohej një vizitë me dietetistin për të ndryshuar dietën në ditët në vazhdim.

Boratër,

Ju mund të hidhni në gjyq pacientë që ankohen se nuk ngopin barkun me bukë, por në radhë të parë duhet t’ju vijë zor nga vetja.

Sikur të kishte qenë një pacient që ankohej, mund edhe ta akuzonit si “armik” që mundohet të nxijë mrekullinë e “parajsës shëndetësore” që keni krijuar. Por janë shumë të tillë!

Boratër,

Mirë medikamentet që pacientët i blejnë vetë, mirë pajisjet BiPAP dhe CPAP që i blejnë familjarët, por as bukë për të mbushur barkun nuk u keni siguruar njerëzve??!!

Çdo ditë që kalon në pandemi, zbulon një krim tjetër tuajin në kurriz të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve!

Për të gjithë këto bëhuni gati të jepni llogari!?/CNA.al





Lajmet e fundit nga