LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U përball me racizmin dhe  mendoi vetëvrasjen/ Meghan Markle rrëfen detajet nga jetesa në Pallatin Mbretëror

8 Mars 2021, 12:44, Lifestyle CNA
U përball me racizmin dhe  mendoi vetëvrasjen/ Meghan Markle

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë dhënë intervistën e tyre të shumëpërfolur. Çifti kanë treguar gjithçka në versionin e tyre, duke treguar prapaskenat, dhe intrigat me të cilat janë përballur në Pallatin Mbretëror.

Gjithashtu çifti i shumëpërfolur ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës së dytë e cila është një vajzë.Meghan është shprehur se në fillimet e saj i dukej sikur po jetonte një ëndërr, por pas marteses vijuan problemet e njëpasnjëshme.

?Kur u martova nisën problemet. Unë bëja gjithçka më thonin sepse mendoja se isha e mbrojtur, por kjo jo vetëm që nuk ishte e vërtetë, por ata ishin gati edhe të gënjenin?, u shpreh Meghan ndër të tjera.

Ajo tregon se nga situata dhe problemet e krijuara kishte menduar t?i jepte fund jetës. ?Akumulova shumë për muaj të tërë derisa arrita në pikën që nuk doja më të jetoja. I kërkova ndihmë burimeve njerëzore të ?institucionit? dhe përgjigja që mora prej tyre ishte që nuk më ndihmonin dot se nuk ishte pjesë xheniuine e familjes mbretërore. I thoja Harryt që nuk ndihesha e sigurt dhe kisha frikë të rrija vetëm në shtëpinë tonë?, rrëfehet më tej Meghan.

Por nuk ishte vetëm kjo. Meghan ka akuzuar për racizëm institucionin pasi kur kishte lindur Archien i kishin thënë se fëmija nuk do të mbante asnjë titull.

Meghan u shpreh se ishte Kate ajo që e kishte bërë të qante por më pas i kishte kërkuar falje. Çifti u shpreh. Në mbyllje të intervistës dyshja ka treguar se ky është një fillim i ri për ta pasi thanë të vërtetën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga