LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koka jote duhet të qëndrojë lart”/ Shqipja del në mbrojtje të Antonelës dhe bën paralajmërimin e fortë

8 Mars 2021, 15:17, Lifestyle CNA
“Koka jote duhet të qëndrojë lart”/ Shqipja del

Mbrëmjen e kaluar në “Përputhen Prime”, një deklaratë e fortë e Atdheut shkaktoi shumë debate në studio mes konkurrentëve, Atdheut dhe Antonelës.

Pas përballjes së Mevlanit, Antonelës dhe Ledianës, Atdheu tregoi se Antonela po bënte lojë me Mevlanin dhe ecën me skenare.

Konkurrenti ka treguar se rreth një muaji më parë është puthur me Antonelën pas inagurimit të lokalit të tij.

Pas kësaj deklarate është krijuar një debat ku Antonela shprehej se Atdheu po e përdor këtë nga inati se nuk doli në takim me të.

Ditën e sotme ish konkurrentja Shqipe Hysenajn ka reaguar në lidhje me deklaratën e Atdheut dhe I ka dalë në mbrojtje Antonelës duke shkruar në një postim:

?Koka jote duhet të qëndrojë lart dhe sytë e tu të jenë të qeshur. Shpejt do ta tregoj unë pse-në me pafytyrësitë që sapo pashë.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga