Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Nuk ka nevojë që të jesh shkencëtar, që të kuptosh se e qeshura përjetohet mirë, ndërsa zemërimi shumë keq. Por duhet një i tillë për të shpjeguar, se përse njëra nga këto ndjenja mund ta forcojë sistemin imunitar, ndërsa tjetra mund ta shkatërrojë atë, të dëmtojë zemrën dhe të rrisë rrezikun e prekjes nga demenca.
?Ta themi thjesht, gjendja shpirtërore mund të ndikojë shumë në shëndetin tuaj?-thotë dr. Erin Mishos, drejtoreshë e Shëndetit Kardiovaskular të Grave në Shkollën e Mjekësisë Xhon Hopkins në Baltimora. Studimet tregojnë se emocionet negative – duke përfshirë zemërimin, armiqësinë dhe pesimizmin – janë të lidhura me një rrezik më të lartë të sëmundjes së zemrës, dhe shanse më të dobëta për ta marrë veten nga ngjarje të tilla si sulmet në zemër, si dhe në një shëndet më të dobët njohës.
Në të kundërt, një studim tregon se ndjenja të tilla si lumturia, optimizmi, mirënjohja, një ndjenjë e qëllimit, mirëqenies ose kënaqësisë në jetë, çojnë në shëndet më të mirë të zemrës dhe trurit. Një studim i vitit 2016 në ?Health Psychology?, madje zbuloi se të kesh një bashkëshort ose partner të lumtur, mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të një individi dhe të rrisë sjelljet e shëndetshme, të tilla si të qenit fizikisht më aktiv.
Dhe për këtë ka shumë arsye, thotë Mishos, kardiologe , e cila ishte bashkë-autore i një deklarate shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, mbi mënyrat se si shëndeti psikologjik ndikon në shëndetin e zemrës dhe trurit. Ndjenjat e forta, negative, si zemërimi dhe stresi që vijnë si nga ankthi apo depresioni, e aktivizojnë amigdalën, rajonin në tru që merret me emocionet.
Ajo aktivizon përgjigjen e trupit ?lufto ose ik?, duke shkaktuar çlirimin e kortizolit dhe adrenalinës, hormone që e bëjnë zemrën të rrahë më shpejt dhe rritin presionin e gjakut, thotë ajo. ?Kjo mund të jetë stresuese për zemrën, veçanërisht për njerëzit që kanë sëmundje kronike të zemrës?-thotë ajo.
Gjithashtu stresi mund të bëjë që trombocitet në gjak të formojnë mpiksje dhe të shkaktojë çarje të pllakave në zemër apo në tru, duke shkaktuar një sulm në zemër ose goditje në tru. Ndërkohë stresi i zgjatur në kohë, e rrit inflamacionin dhe redukton reagimin imunitar të trupit.
Nga ana tjetër, reduktimi e stresit përmes ndjenjave pozitive, ndikon pozitivisht në qarkun e trurit, thotë Xhill Goldshtein, themeluese dhe drejtore ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit mbi Dallimet e Seksit në Mjekësi, dhe profesore e psikiatrisë dhe mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston.
Humori dhe aftësitë e tjera të përballimit mendor, mund t?i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë më të shëndetshëm, duke zvogëluar sasinë e kortizolit që kalon nëpër trupat e tyre, tha ajo. Tek gratë, kjo mund të mbrojë prodhimin e estradiolit, një lloj estrogjeni që mund të jetë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të mirë të trurit
Mishos thotë se nuk është vetëm mungesa ose zvogëlimi i stresit, ajo që i jep trurit atë që i duhet për të koordinuar një shëndet të përgjithshëm më të mirë,. ?Mirëqenia është më shumë sesa thjesht mungesa e shqetësimit mendor. Lumturia, optimizmi, ndjenja e qëllimit, mirënjohja, vëmendja, që të gjitha këto shoqërohen me një shëndet të mirë zemrës, madje edhe në mënyrë të pavarur nga mungesa e faktorëve negativë?- thekson ajo. Dhe studimet tregojnë se çdo gjë e mirë për zemrën, është e mirë për trurin./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://medicalxpress.com/news/2021-02-experts-good-mood-health.html
Sot çdo mashkull ka vetëm gjysmën e numrit të spermatoziodev...
Nga Kelly Oakes “BBC”“A është ai ende në dhomën e tij?”- ësh...
Ne kemi jetuar me COVID-19 për më shumë se një vit dhe përgj...
Nga Jason Chaffetz “Fox News”Muaji i parë i plotë i administ...
Nga Angela L.Rasmussen “The New York Times”Synimi i vaksinav...
Reshjet ekstreme të shiut, sjellin pasoja shkatërruese për s...
Nga Adrian Lobe “Worldcrunch”Pandemia e koronavirusit, ka sh...
Nga Steve Emerson“Newsmax”Autoritetet në Danimarkë dhe Gjerm...
Nga Rafa Euba “Psychology Today”Shkrimtari francez Gustav Fl...
Nga Dorcha Lee “Brussels Times”Diku në Afrikë ekziston një f...
Nëse me fillimin e këtij viti keni nisur te ecni, për të rri...
Historia e evolucionit të pandemisë së Covid-19 është e njoh...
Nga Josef Joffe “Project Syndicate”“Nord Stream 2”, gazsjell...
Në orët e para të 25 marsit 1990, një i ri zemëruar u shfaq ...
Nga Adam J.Powell&Peter Moseley “The Conversation”Ishte një ...
Nga Nicu Popescu “European Council on Foreign Relations”Prag...
Nga Steven Smith “The Conversation”Qëllimi i vaksinave anti-...
Nga Miguel Farias “The Conversation”Studimi konjitiv mbi fen...
Nga Ben Weingarten “The Federalist”Administrata e Bajden dhe...
Temuxhin Borjixhin, ky është emri i parë i një prej udhëheqë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...