Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Steve Emerson?Newsmax?
Autoritetet në Danimarkë dhe Gjermani, arrestuan këtë muaj 14 islamikë të dyshuar se po planifikonin një sulmi terrorist me gjasë në Evropë. Të dyshuarit, mes të cilëve 3 vëllezër nga Siria, akuzohen për blerjen e armëve të zjarrit si dhe për përdorimin e disa kilogramë kimikate për prodhimin e eksplozivëve, tha të premten shërbimi danez i sigurisë dhe inteligjencës.
Policia zbuloi më vonë edhe një flamur të Shtetit Islamik (ISIS).Si në shumë pjesë të botës, qeveritë evropiane po përballen me lloje të shumta të terrorizmit të të gjithë spektrit ideologjik. Gjithsesi, aktiviteti ekstremist islamik vazhdon që të mbetet kërcënimi kryesor terrorist i Evropës.
Terrorizmi xhihadist ka qenë ?shumë më vdekjeprurës sesa llojet e tjera të terrorizmit, dhe kjo bazuar në numrin e viktimave vitet e fundit?- zbulohet në një raport të Shërbimit Kërkimor të Kongresit Amerikan të botuar më datën 10 shkurt,që shqyrton të dhënat e EUROPOL-it mbi aktivitetin terrorist përgjatë viteve 2014-2019. Sulmet e kryera nga organizatat etno-nacionaliste apo separatistët, ishin përgjegjëse për incidentet më të shumta me natyrë terroriste. Për shembull, grupet nacionaliste apo separatiste kryen 508 sulme gjatë viteve 2014-2019, ndërsa xhihadistët dhe ekstremistët e krahut të djathtë kryen respektivisht 110 dhe 22 sulme.
Terroristët me lidhje me xhihadistët vranë gjatë kësaj periudhe374 njerëz. Ndërsa terroristët nacionalistë/separatistë shkaktuan 6 të vrarë, ndërsa terroristët e ekstremit të djathtë vetëm 2 viktima. Raporti i CRS, tregon gjithashtu se shumica e arrestimeve në lidhje me aktivitetin terrorist, janë të lidhura me xhihadistët. Për shembull në vitin 2019, 436 nga 1.004 arrestimet e lidhura me terrorizmin,kishin lidhje me ekstremistët islamikë. Autoritetet e sigurisë në mbarë Evropën, i kushtojnë burime të konsiderueshme luftës kundër kërcënimeve terroriste Islamike. Në këtë proces, ata arrijnë shpesh të parandalojnë në kohë sulmet terroriste.
Për shembull, Gjermania ka parandaluar që prej vitit 2009-të17 sulme terroriste xhihadiste. Një nga komplotet, përfshinte një çift që kishte grumbulluar një sasi të mjaftueshme vaji ricin për të ndërmarrë një sulm biologjik që mund të kishte vrarë mijëra njerëz.
Vitin e kaluar, policia organizoi bastisje banesash në të gjithë vendin, duke arrestuar shumë islamikë të dyshuar për planifikimin e sulmeve të mëdha terroriste. Pas operacioneve më të fundit kundër terrorizmit, Ministri i Brendshëm gjerman Horst Zihofer tha se ?shërbimet tona të sigurisë, parandaluan edhe një herë një sulm terrorist islamik?.
Mbetet e paqartë se çfarë roli pati ISIS në planifikimin e sulmit të fundit që u parandalua. Dihet që kjo organizatë e përdor internetin për t?u lidhur me simpatizantët dhe operativët, për të frymëzuar ose drejtuar zyrtarisht sulme terroriste ndërkombëtare. Gjatë ngritjes së ISIS-it në vitet 2014-15, Evropa përjetoi disa sulme me viktima të shumta, të cilat ishin koordinuar ose frymëzuar drejtpërdrejt nga ISIS. Por që nga humbja e kontrollit të tij territorial në Siri dhe Irak, Shteti islamik ka qenë në një pozitë shumë më të dobët për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme të profilit të lartë.
Gjithsesi, organizatat ekstremiste islamike si ISIS, vazhdojnë që të ruajnë ndikimin e tyre në Evropë, dhe të frymëzojnë të tjerët për të kryer sulme të ngjashme. Të enjten, prokurorët gjermanë akuzuan një shtetas sirian për një sulm me thikë në tetorin e vitit të kaluar në Drezden.
Azilkërkuesi 20-vjeçar, dyshohet se ishte motivuar nga ideologjia ekstremiste islamike, dhe kishte shënjestruar specifikisht një çift homoseksualësh. Autori e kreu sulmin disa ditë pasi u lirua nga paraburgimi për të mitur, ku kishte kaluar 3 vjet pasi ishte akuzuar për planifikimin e një sulmi vetëvrasës.
Sulmi me thikë ndodhi në të njëjtin muaj kur Franca përjetoi një seri sulmesh terroriste të tmerrshme, përfshirë prerjen e kokës së një mësuesi nga një refugjat me origjinë çeçene. Këto sulme bënë bujë në media për shkak edhe të natyrës së tyre makabre.
Ashtu si planet e tjera terroriste të botuara nga policia, komploti i fundit i zbuluar në kohë nga autoritetet daneze dhe gjermane, do të marrë shumë më pak vëmendje. Politikë-bërësit dhe studiuesit e terrorizmit, kanë prirjen që të bëjnë vlerësime të kërcënimeve bazuar në sulmet aktuale, gjë që dëmton panoramën tonë të përgjithshme mbi kërcënimet terroriste . Siç e kemi theksuar edhe më parë, eksplorimi i sulmeve të mundshme dhe të mëdha, siguron një kuptim më të saktë të mjedisit të përgjithshëm të kërcënimit. Për shembull, në vitin 2018, sulmet terroriste xhihadiste ranë ndjeshëm në Evropë pas shtimit të konsiderueshëm që patën 2 vite më përpara.
Bazuar në këtë tendencë, disa vëzhgues filluan ta shohin Shtetin Islamik si një kërcënim në rënie në kontinentin e vjetër. Por nëse në analizë përfshihen edhe sulmet e parandaluara, rezulton se terrorizmi xhihadist, që ka një natyrë transnacionale, është një kërcënim shumë më i madh për Evropën, sesa mund të duket sot për sot. Raporti i fundit i CRS, mbështet gjetjet nga një studim tjetër i fundit, që tregon se ekstremizmi islamik mbetet forma më kërcënuese e terrorizmit në Perëndim. Raporti i Indeksit Global të Terrorizmi Global (GTI),zbulon se terrorizmi islamik është dukshëm më vdekjeprurës sesa format e tjera ideologjike të motivuara nga dhuna, përfshirë terrorizimin e ekstremit të majtë dhe atij të djathtë.
Raporti GTI-së, tregon gjithashtu se 90 për qind e sulmeve islamike në Perëndim që prej vitit 1970, përfshijnë autorë që janë të lidhur apo pjesë e një organizate zyrtare terroriste. Ky zbulim paraqet disa implikime kryesore mbi vlerësimin e vdekshmërisë. Sulmet e lidhura me organizatat terroriste, priren të jenë më vdekjeprurëse sesa sulmet e kryera nga individë apo celula që nuk janë pjesë e ndonjë organizate.
Ndërsa grupet fetare nuk kanë gjasa që të arrijnë objektivat e tyre përfundimtare, si rrëzimi i qeverive apo krijimi i një Kalifati global, studimet tregojnë se organizatat islamike janë pas sulmeve dhe shumë viktimave të shkaktuara në të gjithë botën, sesa llojet e tjera të grupeve të armatosura. Zhvillimet dhe të dhënat e reja mbi aktivitetin terrorist në Evropë, e përforcojnë edhe më shumë këtë tendencë./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.newsmax.com/emerson/jihad-europe-islam/2021/02/19/id/1010724/
Nga Rafa Euba “Psychology Today”Shkrimtari francez Gustav Fl...
Nga Dorcha Lee “Brussels Times”Diku në Afrikë ekziston një f...
Nëse me fillimin e këtij viti keni nisur te ecni, për të rri...
Historia e evolucionit të pandemisë së Covid-19 është e njoh...
Nga Josef Joffe “Project Syndicate”“Nord Stream 2”, gazsjell...
Në orët e para të 25 marsit 1990, një i ri zemëruar u shfaq ...
Nga Adam J.Powell&Peter Moseley “The Conversation”Ishte një ...
Nga Nicu Popescu “European Council on Foreign Relations”Prag...
Nga Steven Smith “The Conversation”Qëllimi i vaksinave anti-...
Nga Miguel Farias “The Conversation”Studimi konjitiv mbi fen...
Nga Ben Weingarten “The Federalist”Administrata e Bajden dhe...
Temuxhin Borjixhin, ky është emri i parë i një prej udhëheqë...
Në luftën kundër sëmundjes së koronavirusit (Covid-19), një ...
Nga Miranda Devine “Fox News”Tani që zgjedhjet kanë mbaruar ...
Të gjithë përjetojmë herë pas herë dhimbje koke. Nga dhimbje...
Nga Stephanie Pappas “Live Science”Në fjalimin e tij përurue...
Nga Ross Clark “The Spectator”Të shtunën qeveria britanike e...
Ne flasim shpesh mbi “kiminë” midis 2 njerëzve, për “flutura...
Nga Luke McGee “CNN”Ka vetëm 6 javë që ka hyrë, e megjithatë...
Në jetën e tij, Vladimir Komarov ishte një kozmonaut sovjeti...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...