Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Nëse me fillimin e këtij viti keni nisur te ecni, për të rritur numrin e përditshëm të hapave që hidhni, apo jeni të prirur të ngrini pesha në palestër, mund të dëshironi t`i shtoni aktivitetit tuaj edhe disa shtriqje të muskujve gjatë ditës.
Një studimi i ri, sugjeron se kjo e fundit mund të jetë më efektive sesa ecja me hapa të shpejtë në uljen e presionit të lartë të gjakut, për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.?Të gjithë mendojnë se shtriqja e muskujve ka të bëjë vetëm me relaksimin e muskujve tuaj?-thotë Fil Çilibek, që studion biomekanikën dhe lëvizjen njerëzore (kinezologjinë) në Universitetin e Saskatçeuan në Kanada.
?Por kur shtriqni muskujt tuaj, ju shtriqni të gjitha enët e gjakut që ushqehen në muskul, përfshirë të gjitha arteriet?- shton ai. Dhe kjo gjë zvogëlon ngurtësimin e arterieve tuaja, çka do të thotë se ka më pak rezistencë ndaj fluksit të gjakut, e cila mund të sjellë uljen e presionit të gjakut.
Presioni i lartë i gjakut, është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, të cilat nga ana e tyre janë shkaku numër një i vdekjeve në mbarë botën. Edhe pse mund të jetë e vështirë, ka shumë gjëra që mund të bëjnë njerëzit për të ulur presionin e gjakut, nga reduktimi i konsumit të kripës, mos konsumimi i alkoolit, apo kalimi i kohës me familjen dhe miqtë.
Por ndoshta mund t?i shtoni kësaj liste edhe disa ushtrime për shtriqjen e muskujve.
Studimet e mëparshme, tek kafshët dhe njerëzit, kanë treguar se si kjo praktikë mund të përmirësojë rrjedhën e gjakut në muskuj dhe indet e trupit tuaj.
Madje, një studim zbuloi se shtriqja ishte një mënyrë efektive për uljen e presionit të gjakut tek gratë gjatë shtatzënisë, madje më shumë sesa ecja. Për më tepër, ajo forcon indin lidhës, përmirëson fleksibilitetin dhe i ndihmon trupat tanë që t?i përshtaten më mirë intensitetit të stërvitjes fizike.
Në studimin e fundit, shtriqja u krahasuar me ecjen e shpejtë gjatë një prove8-javore që përfshinte njerëz me presion arterial mesatarisht të lartë. Gati 40 burra dhe gra, me moshë mesatare 61-vjeç, iu nënshtruan testit. Pjesëmarrësit nuk e dinin se çfarë po testonte kjo provë, por vetëm që ata duhej të përfundonin ushtrimet e tyre të caktuara, shtriqje ose ecje.
Një grup kreu 1 seancë 30-minutëshe të shtriqjes së muskujve 5 herë në javë, ndërsa të tjerët ecnin me një ritëm të shpejtë për të rritur rrahjet e zemrës. Para dhe pas programit 8-javor, ekipi hulumtues mati presionin e gjakut të pjesëmarrësve në 3 mënyra:kur njerëzit ishin ulur (sitë ishin në zyrën e një mjeku), në pozicion shtrirë (që mund të jetë më e sakta për matjen e hipertensionit) për një periudhë 24-orëshe, duke përdorur një monitor të lëvizshëm të presionit të gjakut.
Që të dyja grupet konsumonin sasi të ngjashme të kripës dietike, dhe vlerësimet treguan gjithashtu se pjesëmarrësit në studim nuk e zvogëluan aktivitetin e tyre tipik fizik për të bërë ushtrime shtesë, por përkundrazi ia shtuan atë të rutinës së tyre të zakonshme.
Pas 8 javësh, u vu re një ulje më e madhe e presionit të gjakut tek ata që ishin marrë me ushtrimin e shtriqjes së muskujve, në krahasim me ata që ecnin. ?Ky zbulim është i rëndësishëm, pasi u ofron njerëzve një numër më të madh opsionesh të ushtrimeve për uljen e presionit të gjakut?-shkruajnë autorët në studimin e tyre. Sa i përket mënyrës se si shtriqja e muskujve e ul presionin e lartë të gjakut, kjo ende kërkon hetim të mëtejshëm.
Përveç lehtësimit të qarkullimit të gjakut, kjo ulje mund të ketë të bëjë me frymëmarrjen e kontrolluar ngadalë që shoqëron natyrshëm shtriqjen. Ushtrimet e frymëmarrjes në praktikat e Jogës kanë qenë të lidhura gjithnjë me presionin e ulët të gjakut./CNA.al
Historia e evolucionit të pandemisë së Covid-19 është e njoh...
Nga Josef Joffe “Project Syndicate”“Nord Stream 2”, gazsjell...
Në orët e para të 25 marsit 1990, një i ri zemëruar u shfaq ...
Nga Adam J.Powell&Peter Moseley “The Conversation”Ishte një ...
Nga Nicu Popescu “European Council on Foreign Relations”Prag...
Nga Steven Smith “The Conversation”Qëllimi i vaksinave anti-...
Nga Miguel Farias “The Conversation”Studimi konjitiv mbi fen...
Nga Ben Weingarten “The Federalist”Administrata e Bajden dhe...
Temuxhin Borjixhin, ky është emri i parë i një prej udhëheqë...
Në luftën kundër sëmundjes së koronavirusit (Covid-19), një ...
Nga Miranda Devine “Fox News”Tani që zgjedhjet kanë mbaruar ...
Të gjithë përjetojmë herë pas herë dhimbje koke. Nga dhimbje...
Nga Stephanie Pappas “Live Science”Në fjalimin e tij përurue...
Nga Ross Clark “The Spectator”Të shtunën qeveria britanike e...
Ne flasim shpesh mbi “kiminë” midis 2 njerëzve, për “flutura...
Nga Luke McGee “CNN”Ka vetëm 6 javë që ka hyrë, e megjithatë...
Në jetën e tij, Vladimir Komarov ishte një kozmonaut sovjeti...
Ndërsa vaksinat mbi koronavirusin po bëhen më të kudogjendsh...
Kopshtet e Elnuik ndodhen në rajonin Nortumberlendit në Angl...
Që të gjithë njerëzit kanë baktere që banojnë në aparatin e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...