Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Rafa Euba ?Psychology Today?
Shkrimtari francez Gustav Flober, mendonte se 3 kushtet e nevojshme për lumturinë ishin budallallëku, egoizmi dhe shëndeti i mirë. Nga të tria, Flober mendonte se budallallëku ishte më i rëndësishmi. Në vend të kësaj, evolucioni duket se na ka lënë trashëgimi inteligjencën, altruizmin dhe shëndetin e brishtë.
Sigurisht që ai i dha përparësi zhvillimit të një lobi të madh frontal në trurin tonë (që na ofron aftësi të shkëlqyera ekzekutive dhe analitike), sesa një aftësi natyrore për të qenë të lumtur. Kjo na tregon shumë për përparësitë e Nënë Natyrë. Ajo nuk zgjedh individët më të lumtur, por më të aftët, në një proces evolucionar që nxjerr në pah frikën, dhe e dekurajon kënaqësinë. Speciet tona kronikisht të palumtura, janë produkt i një procesi të tillë. Jo se evolucioni dhe përzgjedhja natyrore kanë ndonjë plan të veçantë. Evolucioni nuk dëshiron të shkojë askund.
Sigurisht, që ai nuk dëshiron të shkojë dikur ku është më mirë. Nëse shpresoni se evolucioni, do të zhdukë palumturinë dhe ankthet tona kronike dhe do të bëjë, nëse mos për ne, të paktën për pasardhësit tanë të largët më të lumtur, kjo ka të ngjarë që të mos ndodhë, pasi Natyra asnjë arsye apo nxitje për ta ndjekur atë projekt të veçantë. Në kontekstin e përzgjedhjes natyrore, individi nuk ka shumë rëndësi. Vetëm speciet kanë rëndësi. Kjo është arsyeja pse ne kemi ende dhëmbë të tmerrshëm dhe arterie koronare të dobëta.
Këto defekte të ?dizajnit?, mund të jenë pengesa të tmerrshme për një person të caktuar, por dhëmbët dhe zemrat kanë tendencën të na shkaktojnë probleme serioze vetëm pasi të jemi riprodhuar, dhe deri atëherë, detyra jonë ndaj specieve tashmë është përmbushur. Të ndjerit keq, të paktën me ndërprerje, është ajo që na ndodh vazhdimisht. Aq sa, sa një gjendje lumturie u përcaktua në vitin 1992 si qartazi patologjike nga Riçard Bental, një pedagog i vjetër në psikologjinë klinike në Universitetin e Liverpulit.
Lumturia, shkroi ai, i përmbush të gjitha kriteret e arsyeshme për një çrregullim psikiatrik: ?Ajo është statistikisht anormale…dhe shoqërohet me anomalitë e ndryshme njohëse – në veçanti, me mungesën e kontaktit me realitetin?. Ai ishte i mendimit se lumturia ?duhet të përfshihet në botimet e ardhshme të manualeve kryesore diagnostike me emrin e ri:çrregullim i madh afektiv?. Mungesa e kontaktit me realitetin, është ndoshta ajo që i referohej Floberi, kur tha se duhet të jesh budalla që të jesh i lumtur. Natyra duket se dëshiron që ne të biem në depresion në kohë fatkeqësish, sikur tek kjo gjë të kishte një avantazh. Dhe duket se në fakt ka.
Depresioni e ndihmon individin në depresion, që të shkëputet nga situatat e pashpresa, në të cilat ai ose ajo nuk mund të fitojë. Këmbëngulja e ka një vlerë, por gjithashtu ka një kosto të konsiderueshme. Nëse çdo përpjekje për të dashur një partner të paarritshëm, për të fituar
atë ngritjen në detyrë rezulton në dështim të plotë, atëherë ka ardhur ndoshta koha për të ri-kalibruar vetëvlerësimin e vetes (një tipar tipik i depresionit), dhe të filloni të ndiheni të dëshpëruar.
Tek e fundit unë ndoshta nuk jam aq tërheqës, sa të fitoj dashurinë e një gruaje si ajo, apo aq i aftë sa të marr një rol më të rëndësishëm në kompaninë ku punoj. Ky ri-kalibrim i vlerësimit të vetes, së bashku me pranimin se qëllimet e dëshiruara nuk do të arrihen kurrë, do të jenë të dhimbshme.
Por në planin afatgjatë, individi që ka ri-kalibruar veten, do të takojë një partner i cili është në ?rrethin? e tij të tërheqjes seksuale, dhe do të funksionojë profesionalisht në nivelin e tij të kompetencave . Pranimi i statusit të duhur seksual dhe fisnor të një personi, do të jetë një gjë e mirë për grupin dhe në fund të fundit, edhe për individin, dhe do të jetë arritur përmes një periudhe të përshtatjes depresive.
Në çdo rast, funksioni përfundimtar i të gjitha mrekullive në botën biologjike dhe të procesit evolucionar, është të jetosh përmes një cikli lindjesh dhe vdekjesh të individëve të panumërt, dhe jo, sado që ne do të dëshironim ta besonim këtë, për të siguruar që këta individë ta shijojnë ekzistencën e tyre të shkurtër në këtë planet. Ju nuk jeni krijuar që të jeni të lumtur. Ndaj ndaloni së provuari!/Përshtatur nga CNA.al
Nga Dorcha Lee “Brussels Times”Diku në Afrikë ekziston një f...
Nëse me fillimin e këtij viti keni nisur te ecni, për të rri...
Historia e evolucionit të pandemisë së Covid-19 është e njoh...
Nga Josef Joffe “Project Syndicate”“Nord Stream 2”, gazsjell...
Në orët e para të 25 marsit 1990, një i ri zemëruar u shfaq ...
Nga Adam J.Powell&Peter Moseley “The Conversation”Ishte një ...
Nga Nicu Popescu “European Council on Foreign Relations”Prag...
Nga Steven Smith “The Conversation”Qëllimi i vaksinave anti-...
Nga Miguel Farias “The Conversation”Studimi konjitiv mbi fen...
Nga Ben Weingarten “The Federalist”Administrata e Bajden dhe...
Temuxhin Borjixhin, ky është emri i parë i një prej udhëheqë...
Në luftën kundër sëmundjes së koronavirusit (Covid-19), një ...
Nga Miranda Devine “Fox News”Tani që zgjedhjet kanë mbaruar ...
Të gjithë përjetojmë herë pas herë dhimbje koke. Nga dhimbje...
Nga Stephanie Pappas “Live Science”Në fjalimin e tij përurue...
Nga Ross Clark “The Spectator”Të shtunën qeveria britanike e...
Ne flasim shpesh mbi “kiminë” midis 2 njerëzve, për “flutura...
Nga Luke McGee “CNN”Ka vetëm 6 javë që ka hyrë, e megjithatë...
Në jetën e tij, Vladimir Komarov ishte një kozmonaut sovjeti...
Ndërsa vaksinat mbi koronavirusin po bëhen më të kudogjendsh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...