web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në disa rroba koronavirusi, mund të mbijetojë më gjatë se sa tek disa të tjera

25 Shkurt 2021, 09:04, Blog CNA

Ne kemi jetuar me COVID-19 për më shumë se një vit dhe përgjatë kësaj kohe kemi mësuar shumë rreth mënyrave efektive për të parandaluar përhapjen e virusit – nga mbajtja e një maske në fytyrë, tek ndikimi që mund të ketë larja e gojës, deri tek marrja e një vaksine. Tani, studimet kanë treguar se virusi mund të mbijetojë në disa lloje rrobash deri në 72 orë, dhe gjithashtu mund të transferohet në sipërfaqe të tjera përmes rrobave.

Studimi u krye nga De Montfort University (DMU) në Leicester,pasi u vendos që të bëhej një kërkim për të parë se si materiali nga i cili prodhohen uniformat e punonjësve të kujdesit shëndetësor përgjigjet ndaj virusiti. Hulumtimi zbuloi se poliestra është materiali në të cilin virusi qëndron për një kohë shumë të gjatë (duke qenë në gjendje të mbijetojë deri në tre ditë).

Në të kundërt, u vërejt se virusi mbijetonte deri në 6 orë në polikoton, dhe 24 orë në rrobat e bëra nga 100 për qind pambuk. Studiuesit pohuan se virusi ishte në gjendje të përhapej në sipërfaqe të tjera përmes këtyre tre materialeve, që do të thotë se është veçanërisht e rëndësishme që të gjithë punonjësit e vijës së parë t`i kenë të pastra rrobat e tyre sipas standardeve të spitalit.

Dr.Katie Laird, kreu i Grupit të Kërkimit të Sëmundjeve Infektive në DMU, tha rreth këtij zbulimi se ?Kur nisi pandemia për herë të parë dihej shumë pak rreth asaj se sa kohë koronavirusi mund të mbijetonte tek rrobat. Gjetjet tona tregojnë se tre prej tekstileve më të përdorura në uniformat e punonjësve të kujdesit shëndetësor paraqesin rrezik për transmetimin e virusit.?

?Nëse infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor marrin uniformat e tyre në shtëpi, ata mund të lënë gjurmë të virusit në sipërfaqe të tjera. Pasi e kishim përcaktuar shkallën e mbijetesës së koronavirusit në secilin prej tekstileve, ne e kthyem vëmendjen tonë për të përcaktuar se cilat ishin mënyrat më efektive të larjes për pastrimin e virusit.?- tha Laird.

Cilat është këshillat e ekipit studimor? Sipas tyre larja e uniformave në temperatura të larta në një lavatriçe shtëpiake nuk e zhduk virusin.

?Kjo mënyrë nuk e eleminon rrezikun e veshjeve të ndotura, pasi ato lënë gjurmë të koronavirusit në sipërfaqe të tjera në shtëpi apo lavatriçe përpara se ato të lahen. Ky hulumtim ka përforcuar rekomandimin tim që të gjitha uniformat e kujdesit shëndetësor duhet të lahen në ambientet e spitaleve ose në një lavanderi industriale.?

Laird gjithashtu vuri në dukje se, ?Këto metoda të larjes janë të sigurta dhe infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk duhet të shqetësohen për marrjen e mundshme të virusit në shtëpi.?/Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.cosmopolitan.com/uk/body/health/a35609664/coronavirus-clothes-spread-survive-how-long





Lajmet e fundit nga