Nga Mitro Çela/ Busti i Enverit rrugëve të Tiranës
Në zyrën e Berishës kishte nisur një mbledhje e Komisionit ...
Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë, po i shndërron votimet e ardhshme në një zgjedhje mes diktaturës dhe kundërshtimit të saj.
Janë së paku dy raste të ditëve të fundit që tregojnë se e vetmja armë që i ka mbetur qeverisë kundër virusit është ta asgjësojë atë me policë, prokurorë dhe SPAK.
Historia e parë ka të bëjë me rrëfimin e dy motrave, Edita dhe Ina Lalo, që humbën në pak orë babain e tyre brenda spitalit infektiv. Nuk e di sa të vërtetë ka në rrëfimin e tyre, se i ati u la të jepte shpirt duke u dridhur nga të ftohtit, nuk jam në gjendje të provoj se sa emocion ka në thirrjet, ?paguani edhe para vetëm më nxirrni nga ky ferr?, nuk e di sa të ndikuara nga dhimbja janë apelet: ?mos i çoni më të afërmit tuaj tek infektivi?.
Por instikti më shtyn t?u besoj më parë fjalëve, që një prind u thotë fëmijëve të tij në çastet e fundit të jetës, sesa versionit zyrtar që japin burokratët e shëndetit publik, për të ruajtur rrogën dhe vendin e punës.
Më tepër vëmendje mëtoj t?i kushtoj denoncimit të familjarëve, se urgjenca u shkoi në shtëpi pa pajisjet e nevojshme, se pacienti u la me orë të tëra të priste në ambulancë e në të ftohtë, sesa të qetësohem nga broçkullat e qeveritarëve.
Megjithëatë, deri këtu, jemi në qerthullin e impresioneve dhe dy të vërtetave që asgjësojnë njëra- tjetrën. Ajo që është skandaloze, e pisët, kriminale, qëndron në faktin se pasi foli kryeministri Rama, duke i quajtur rrëfimet e tyre emocionale dhe partiake, për vajzat që sapo humbën babain, policia filloi procedimin penal. Pra, në mënyrë të paskrupullt, organet e zbatimit të ligjit nuk u preokupuan për denoncimin e jetës së humbur, por për prishjen e vitrinës rozë të ?shëndetësisë që duam?.
Dyshimet janë të forta se i njëjti mekanizëm është vënë në lëvizje edhe për arrestimin e kardiokirurgut të njohur, Edvin Prifti.
Ndoshta vërtet, rreth 400 mijë eurot që u gjendën në apartamentin dhe zyrën e tij, mund të jenë nga rryshfetet e pacientëve, ndoshta në bllokun e kardiokirugut shkruheshin realisht emrat e atyre që duhej të paguanin për t?u operuar, por pa dashur të mbroj as grimcat më të vogla të korrupsionit në mjeksi, sërish në këtë arrestim të bujshëm më lindin disa pikpyetje. Si është e mundur që ndaj Priftit u mor masa e arrestit me burg, kur në përgjime nuk rezultonte as edhe njëherë të vetme që ai të ketë folur me zërin e tij? Pse ai nuk u vu më parë, vetë në përgjim, e pastaj të çohej pas hekurave? Pse për personelin tjetër mjekësor, nuk u ndoq i njëjti standart që goditi atë?
Përgjigjet që të vijnë në mendje për shpjegimin e këtyre dilemave janë dy. Ndodhi kështu sepse për arrestimin e mjekut Prifti foli përpara në media Edi Rama dhe vetëm më pas, u vendos në sallën e gjyqit. Ndodhi kështu se që në ditët e para të pandemisë, Edvin Prifti, ngriti zërin mediatikisht, me tone kritike, për mënyrat se si po menaxhohej beteja me Covid 19. Pra askush nuk mund të vërë dorën në zjarr se ai nuk ka bërë korrupsion, por ama një gjë ngre dyshime të mëdha: i vetmi mjek që u ndëshkua për këtë fenomen, kaq shumë të përhapur, ?qëlloi? të jetë ai që guxoi të kritikojë publikisht masat e qeverisë dhe komitetit të ekspertëve në betejën kundër Covid-19.
Dhe pikërisht këtu historia e parë lidhet me të dytën. Ato ngjajnë në përçapjen për t?i mbyllur gojën me polici, prokurori dhe SPAK, kujtdo që nxjerr në pah anën e errët të dështimit të sistemit tonë shëndetësor në betejën me këtë flamë të përbotshme. Në thelb, këto metoda policore, njësoj si pushimi nga puna i mjekut kritik e zhurmëmadh Ilir Allkja, apo si tentativa kriminale për t?u mbyllur gojën atyre që japin fakte për manipulimin e numrit dyfish më të madh të vdekjeve, dëshmojnë se qeveria po mundohet të fshehë përdhunshëm, atë që nuk përballon dot profesionalisht. Pasi ka mbyllur një pakt mëkatarësh me një pjesë militantësh tek spitali infektiv: ?ju kyçni gojën për ato që ne nuk ju plotësojmë dot, ne mbyllim sytë për ato që ndodhin në pavion?, rilindja nuk duron dot më asnjë zë që e prish rregullin e omertas.
Duket qartë se në këtë valë të re të pandemisë, kur vendet në spitale janë ezauruar, kur personeli shëndetësor është rraskapitur, kur buxheti nuk ka më fonde për financimin e luftës, pra kur sistemi ka kolapsuar, Edi Ramës i ka mbetur vetëm një armë, represioni ndaj dëshmitarëve të këtij dështimi. Shpresa e tij e vetme ka mbetur, eleminimi me metoda brutale i një të vërtete fatale. Prandaj dhe organet e ligjit nuk shkojnë të hetojnë për kushtet në të cilat e humbi jetën babai i dy vajzave, por procedojnë penalisht këto të fundit, pas direktivës së kryeministrit se ato kanë politizuar vakinë.
Në zyrën e Berishës kishte nisur një mbledhje e Komisionit ...
Nga Blendi KajsiuFitorja e Vetëvendosjes në Kosovë ka prodhu...
Nga Alfred LelaNjë gjë është e sigurt.Cilado të kishte qenë ...
Nga mbrëmja e 14 shkurtit kur KQZ e Prishtinës nxorri Vetëve...
Ka një lloj elitarizmi midis shumë vetëve që thonë si mund t...
Pas 8 vitesh, Edi Rama u tha shqiptarëve se është i gatshëm ...
Dy shekuj me pare, nje ekonomist prusian i quajtur Hermann H...
Nga Erion DashoPara pak muajsh, bluzave të bardha u këndohes...
Para disa ditësh, kur gjykata kushtetuese e Kosovës deklaroi...
Ajo që po ndodh në Kosovë, është një ogur i mirë edhe për Sh...
Viti elektoral nisi i mbarë për financat e bluzave të bardha...
Nga Myslim MurriziAs nuk e njoh dhe as nuk i kam dhene kurre...
Nga Besnik JakajQeveria ka dështuar plotësisht në menaxhimin...
Eshtë kaq tunduese dëshira për të hedhur gurë, drurë e hunj ...
Çdokush që e ndjek me vëmendje fushatën e Rilindjes, me sigu...
Ne nentor te vitit te kaluar, Ministria e Financave i propoz...
Nga: Mentor KikiaSa herë na janë shfaqur foto si kjo e kësaj...
Nga Mustafa NanoKa një parehati të madhe mes opozitarëve. Ka...
Sipas gjasave edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 emigrantët...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...