Ajo që po ndodh në Kosovë, është një ogur i mirë edhe për Shqipërinë. Kjo për rotacionin aq të domosdoshëm. Fryma e vjetër politike qe aq e dhunshme sa fati i Kosovës u njëjtësua me të ndenjurat personale në karrike. Në lidhje me këtë për t’u treguar me gisht është sot partia e një ikone kombëtare, LDK-ja por pa Ibrahim Rugovën.
Dhe mos u çudisni nëse Isa Mustafa nuk e jep dorëheqjen. Nëse në Kosovë Albin Kurtin e rrëzuan me makinacione koalicionesh. Në Shqipëri e sulmojnë me preteksin se është një neomarksist. Megjithatë ai iu nështrua sfidave politike dhe ndofta është i vetmi që mënjanoi makthin shqiptar të bisedimeve me Beogradin. Solli reciprocitetin. Nuk e di përse tema e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë akoma gangrenë mentale. Kosovës i duhet të forcoj ekonominë dhe aq.
Madje shqiptarët në përgjithësi këtej dhe andej, këtë duhet të bëjnë. Sa më shumë rrugë kombëtare, tregtare, shkëmbime produktesh. Sa më shumë dogana prej kunjash shkrepsesh që të marrin flakë nga sirenat e lokomotivave. Na njeh Serbia, mirë. Nuk na njeh, akoma më mirë. Jemi në tokën tonë, truallin tonë. Sa më shumë njehësim programesh arsimore.
Ta dini, nuk kemi nevojë për kërkënd. Në këtë aspekt qytetari i Kosovës i jep të drejtë Albin Kurtit dhe reciprocitetit. Nuk jetoj për sytë e tu, por për qejfin tim. Praktika e bisedemeve të tejzgjatura nuk ka bërë asgjë tjetër veç na ka futur në ujrat e Serbisë. Stop bisedimeve dhe të shikojmë njëri-tjetrin. Boll u hodhën rrugëve prodhimet bujqësore të Myzeqesë dhe anasjelltas. Përpara se të bëjmë minishengen me të tjerët, le ta bëjmë mes vedit. Dhe ja ndryshimi erdhi. Askush nuk është i përjetshëm në pushtet.
Madje duhen neveritur ata që kërkojnë pushtet pa fund. Më vjen keq që 25 prilli i Tiranës, është akoma larg, duhej të ishte nesër. Dhentë Zoti shqiptarët e dheut amë mësojnë nga vëllezërit në Dardani. Të dish se çfarë vitaliteti ka vendi yt, nuk ke për tu qaravitur kurrë dyerve të Beogradit, Stambollit a Dubait. E ne e kemi. Por janë një kategori e tërë shushunjash që të vrasin po t’u kërkosh të hapin rrugën. Ndaj ndryshimi në Prishtinë të kujton ato lulet e bajameve që çelin herët, mundin acarin e çelin. Dhëntë Zoti e çelin edhe bajamet në kodrat e Shqipërisë amë./CNA.al
Viti elektoral nisi i mbarë për financat e bluzave të bardha...
Nga Myslim MurriziAs nuk e njoh dhe as nuk i kam dhene kurre...
Nga Besnik JakajQeveria ka dështuar plotësisht në menaxhimin...
Eshtë kaq tunduese dëshira për të hedhur gurë, drurë e hunj ...
Çdokush që e ndjek me vëmendje fushatën e Rilindjes, me sigu...
Ne nentor te vitit te kaluar, Ministria e Financave i propoz...
Nga: Mentor KikiaSa herë na janë shfaqur foto si kjo e kësaj...
Nga Mustafa NanoKa një parehati të madhe mes opozitarëve. Ka...
Sipas gjasave edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 emigrantët...
Ish-kryeministri Fatos Nano, lider historik i socialistëve ...
Sot e kam kuptuar më në fund, falë Fevziut, pse Fatos Nano n...
Gjatë 2 orësh intervistë Fatos Nano nuk e shqiptoi asnjë her...
Nga Blendi Kajsiu*Afrimi i i zgjedhjeve të 25 prillit ka fil...
Nga: Skënder MinxhoziFatos Nano nuk ka qenë kurrë një person...
Rishfaqja pas kaq shumë kohësh e Fatos Nanos vërtetoi sërish...
Nga Ilir Levonja1) Nëse i famshi Jovan Bregu kishte ëndërr n...
Kemi sajuar “lajme” vetëm për të fituar më shumë klikime!Kem...
Nëse deri dje keni pyetur: “A do e kandidoj Basha në lista p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...