Shefja e FMN: Qeveria duhet të ketë plane rezervë, mirëpresim kontrollin e KLSH-së për rindërtimin
Në rast të një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet...
Gati gjysma e bizneseve të vogla dhe te mesme në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria e kanë ndërprerë plotësisht punën qoftë edhe përkohësisht për shkak të pandemisë gjatë vitit 2020, ndërsa 82 për qind e tyre kanë raportuar rënie të konsiderueshme te të ardhurave në krahasim me para krizës pandemike.
Këto rezultate dolën nga një anketë që Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomike (OECD) ka bërë së fundmi me segmentin e vogël dhe te mesëm të bizneseve në Ballkan.
Ndërmarrjet e mesme dhe të Vogla (NMV) në Ballkanin Perëndimor përbëjnë 99% të të gjitha ndërmarrjeve dhe gjenerojnë rreth 65% të vlerës së shtuar të sektorit të biznesit në ekonomi. Ato ofrojnë 73% të punësimit ne totalin e bizneseve, shprehet organizata, e cila në të njëjtën kohë i bën thirrje qeverive në Ballkan që të rrisin mbështetjen ndaj këtij segmenti të biznesit.
Sfida më e madhe me të cilën përballen ndërmarrjet ishte rënia drastike e kërkesës për produktet ose shërbimet e tyre.
Humbja e papritur e kërkesës dhe të ardhurave të shkaktuara nga masat e kufizimeve, duke se e ka goditur qarkullimin e parasë dhe konsumin.
Ndërmarrjet e vogla dhe mesme kanë burime të kufizuara financiare për t?i bërë ballë një krize afatgjatë, veçanërisht krahasuar me ndërmarrjet më të mëdha, mbijetesa e tyre kërcënohet dhe në këtë mënyrë ato bëhen shkak për efekte negative zinxhir në të gjithë ekonominë.
NVM-të në Shqipëri dhe Ballkan janë të varura nga lëndët e para të importuara për të prodhuar produkte përfundimtare, ndaj gjatë periudhës së kufizimeve kanë hasur në ndërprerje të zinxhirit të furnizimit.
Gati 60% e ndërmarrjeve të anketuara në Sondazhin e Biznesit të Ballkanit Perëndimor ishin në gjendje të mbanin punësimin në distancë. Por duke qenë se shume prej tyre janë të varura nga proceset fizike ato nuk e mbajtën dot prodhimin nën kontroll për shkak të mungesës së punonjësve.
OECD këshillon se vendet e Ballkanit përveç masave direkte të mbështetjes me kredi dhe grante, duhet të aplikojnë reforma të tjera strukturore për të forcuar qëndrueshmërinë e segmentit të vogël dhe të mesëm të biznesit.
Qeveritë duhet të përmirësojnë përpjekjet për transformimin dixhital të NVM-ve. Përparimi teknologjik dhe dixhitalizimi do të ndihmonin NVM-të, ndër të tjera, të menaxhojnë punën në distancë, opsionet e pagesave dixhitale.
Gjithashtu vendet e Ballkanit duhet të shfrytëzojnë qasjen globale për të investuar në ekonominë e gjelbër, pasi kjo do të ishte një mundësi për të siguruar fonde që NMV-të të përshtateshin me aktivitetet që nuk emetojnë karbon.
Inovacioni në rritje në Ballkan mund të gjenerojë hapësira të reja për biznes për NMV-të sugjeron OECD-ja, e cila rekomandon zhvillimin e produkteve inovative.
Një hapësire tjetër për rritje është inkurajimi dhe zgjerimi i tregtisë elektrike në këtë segment të biznesit./Monitor
Në rast të një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet...
Ndryshimet klimatike vitet e fundit e kanë bërë dimrin më të...
Viti i ri 2021 nisi me rritjen e çmimeve të cigareve, mielli...
Emigracioni i lartë, së fundi i përqendruar në individë të a...
Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani ...
Nga Agron Haxhimali*Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive...
Karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në S...
Kriza e shkaktuar në ekonomi nga pandemia e koronavirusit dh...
Në dekadën e fundit, Kosova është shfaqur si ekonomia më pak...
Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion të bizneseve të...
Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvet...
Banka e Shqipërisë do të rifillojë këtë vit ankandet e blerj...
Vala e re e emigracionit po përfshin jo vetëm familjet por e...
Në shekullin ku jetojmë udhëtimet gjithnjë e më shumë po mar...
Zhvillimet në sektorin e pagave pas karantinës së parë trego...
Viti 2021 do të sjellë ndryshme në taksa dhe do të rritet pa...
Vaksinat dhe testimet e lira dhe të shpejta duhet të sjellin...
Sektori fason shënoi një rritje të ndjeshme të ardhurave në ...
Nga 1 janari i këtij viti, paga minimale për efekt të llogar...
Ndonëse në periudhë pandemie, rënie ekonomike dhe konsumi të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...