Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Në datë 8 Dhjetor një individ i veshur me uniformë policie i dha të drejtën vetes të ekzekutojë një të ri 25 vjeçar!
Kjo është ngjarja!
Një ngjarje e dhimbshme që nuk flet vetëm për horrin e veshur me unifirmë policie e të pajisur me armë shërbimi.
Një ngjarje e tmerrshme që tregoi sesi një person i veshur me unifornën e mbrojtësit të shtetit, qëlloi si vrasës profesionist dhe pa gabuar shenjë ekzekutoi në vend një djalë të ri. Pak rëndësi ka për këtë analizë se cila ishte historia e jetës së 25 vjeçarit të ekzekutuar në mes të rrugës.
Ngjarja kërkon transparencë për historinë e jetës së vrasësit dhe jo të viktimës. Këtë trasparencë, duhet ta bëjë shteti që ai kriminel profesionist përdori si trugun pas të cilit tentoi të fshihej pas vrasjes. Nuk ishin të rastësishme rrjedhjet e “lajmeve” për gjetje pistoletash nëpër rrugicat e Tiranës dhe as “thashethemet” e lëshuara për histori depresioni (mendore!?) të viktimës.
Për fat, u kuptua që ngjarja nuk mund të mbulohej dhe sot një kriminel ka nisur një rrugë nga e cila do i duhet shumë kohë përpara se të rifillojë një jetë ndryshe.
E ardhmja e afërt e vrasësit me uniformë dihet. Ajo që nuk kërkohet nga askush është e kaluara e kriminelit ordiner të infiltruar në rradhët e Policisë së Shtetit. Cila është jeta e njeriut që qëllon si vrasës profesionist, përpara se ai të vishej me uniformë? Pas kësaj mund të kuptojmë gjithshka për vrasësin e datës 8 Dhjetor. Por në 8 Dhjetor ne u njohëm me një vrasës që të heq të drejtën e jetës.
Por sa të tillë ka të shpërndarë në zyrat e shtetit? Sa vrasës të drejtash ka sot në gjithë piramidën administeative të pushtetit Rama-2? Sa zyrtarë zyrash të pasurive të paluajtshme, refuzojne të kthejnë përgjigje për të drejta të garantuara me Kushtetutë siç është e drejta e pronës?
Janë të drejta që garantohen nga e njëjta Kushtetutë që i garantonte të drejtën për të jetuar 25 vjçarit të ekzekutuar në 8 Dhjetor.
Sa zyrtarë sot refuzojnë të kthejnë përgjigje apo të zbatojnë ligjin që i detyron ata që ti sigurojnë shtetasve respektimin e të drejtave? Sa zyrtarë sot, flenë mbi dosjet e të drejtave të shtetasve dhe shpesh refuzojnë brutalisht të zbardhin akte pronësie, licenca, leje dhe autorizime që vetë shteti ka sanksionuar mes dispozitave ligjore?
A janë vrasës gjithë këta të tjerët? E nëse për punën që nuk bëjnë edhe paguhen, a mund të quhen këta vrasës me pagesë? Dhe këta nuk janë pak!
Këta janë drejtues institucionesh qendrore, janë kryetarë bashkish, drejtues drejtorish të përgjithshme etj. Këta janë kudo në tepsinë e vetme ku ha sot Shqipëria.
Kryeministri doli publikisht dhe dënoi vrasësin me pistoletë, por a e di Rama se çfarë masakre bëjnë një listë e pafund zyrtarësh që duhet të administrojnë dhe garantojnë dhjetra të drejta të tjera, që shetasve u thuhet nga ligji që i gezojnë me ligj?
Nuk është e vështirë të gjenden dhjetra e qindra vrasës me pagesë në zyrat e shtetit.
Ramës i duhet vetëm të verifikojë kohën e përgjigjeve (mospërgjigjeve) që u jepen (refuzohen) shtetasve. E ka të thjeshtë! Pasi reklamon që gjithshka këtej e tutje do bëhet tek e-Albania, boll të verifikosh në “e” se çfarë masivizimi ka marrë vrasja e të drejtave në “Albania”!
Çdo tejkalim i afateve për përgjigje të garantuara nga ligji, është një vrasje e të drejtës. Secila nga ato vrasje bëhet nga zyrat e shtetit, nga vrasësit me pagesë të ulur në zyrat e shtetit.
Dhe kur të kuptojë zoti Rama se sa masiv është sporti i vrasjes së të drejtave në zyrat e shtetit të tij, do kuptojë pse ai krimineli me kapele i dha të drejtën vetes të përdorë pistoletën.
Pistoletën kishte, atë përdori!/CNA.al.
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka nxitur pakënaqësi në p...
Protestuesit nuk kanë kursyer asgjë që u ka dalë përpara mbr...
Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka besim se bren...
Regjisori Robert Budina, ka shpërthyer ashpër në protestën q...
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Emri Vata ishte i ftuar ...
Gazetari Mentor Kikia tha për Euronews Albania se protesta e...
Shkarkohet nga detyra gjyqtari Markelian Kuqo.Gjyqtari Marke...
Menjëherë pas mbërritjes nga SHBA, kryeministri Edi Rama ka ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e 2...
Dy ditë pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efe...
Presidenti Ilir Meta kalon në heshtje Buxhetin Faktik të vit...
Aktivisti i shoqërisë civile Genc Sejko, i cili ditën e djes...
Një 56 vjeçare është proceduar penalisht nga Policia e Tiran...
Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni i Posaçëm Parlame...
Një tjetër protestë është paralajmeruar se do të mbahet ditë...
Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për ...
Efektivi i policisë së Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi gjen...
Gjatë mbrëmjes së djeshme, punonjësi i policisë me inicialet...
Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e K...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...