Connect with Us

Me master në fizarmonike, por e skualifikojnë 3 herë në konkurrim

Denoncim

Me master në fizarmonike, por e skualifikojnë 3 herë në konkurrim

Publikuar

-

Emisioni “Stop” u ndal këtë të premte në Prizren, pasi i riu 27-vjeçar, Shkumbin Miftari ka mbaruar Universitetin e Arteve në Tiranë bashkë me masterin për Fizarmonikë dhe po has vështirësi në punësim.

Arsyeja, për të cilën ai i është drejtuar emisionit “Stop”, është, se Shkumbini është i vetmi në Republikën e Kosovës me master si mësues fizarmonike, por ka 4 vjet, që është pa punë.

“Jam Shkumbin Miftari, jetoj në qytetin e Gjilanit. Jam 27 vjeç. Studimet i kam përfunduar bachelor dhe master në Universitetin e Arteve në Tiranë, dega për fizarmonikë klasike. Jam i vetmi i diplomuar për momentin në Kosovë, por ka katër vite që kam përfunduar master dhe jam i papunë. Kjo është arsyeja që i jam drejtuar emisionit tuaj. Dega e fizarmonikës është në shkollën e muzikës në Gjilan dhe në shkollën e muzikës në Prizren, Lorenc Antoni. Mësuesit nuk janë të kualifikuar për lëndën e fizarmonikës. Për momentin unë jam i vetmi. Kanë shkollën e mesme po me shkollë të mesme… Unë jam me master kështu që besoj që e plotësoj kriterin të jem unë aty. Në qytetin e Gjilanit ka katër vite gati që bëj kërkesa të vazhdueshme. Në shkollë, në drejtorinë komunale të arsimit, dhe kam ngritur çështjen në instance më të larta po që deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje” .

Në vitin 2019 shkolla e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren hapi konkursin për një vend të lirë si mësues fizarmonike. Shkumbin Miftari shprehu interesin për këtë pozicion, por konkursi i parë u anulua për mungesë të kandidatëve të tjerë.

“Në 2 Korrik 2019 hapet konkursi i parë që kërkohet mësimdhënës për instrumentin e fizarmonikës. Unë aplikoj dhe papritmas shoh që konkursi anulohet. Dërgova një email për të ditur arsyen e anulimit në komunën e Prizrenit dhe më është thënë që arsyeja e anulimit të konkursit është bërë në mungesë të kandidatëve të kualifikuar. Ku kërkohet që së paku tre kandidatë të kenë nivelin e shkollimit master. Në mungesë të këtyre kemi anuluar dhe do ta rishpallin konkursin përsëri. Pasi rishpallet për herën e dytë më 2 Gusht 2019. Aplikoj prapë, prapë anulohet.  Dhe përgjigja që më kthejnë kësaj radhe është, lutemi t’i përcillni njoftimet publike të drejtorisë. Aty do të informoheni me kohë për të gjitha procedurat. Të faleminderit. Dhe unë nuk kuptova asgjë nga kjo përgjigje. Dhe kam shkruar shumë email mbas kësaj përgjigje por nuk më kanë kthyer” . 

Drejtori i shkollës, Vesel Krasniqi thotë, se në këtë institucion prej 10 vjetësh nuk ka mësues me arsimin përkatës. Në konkursin e dytë sërish Shkumbini nuk u njoftua, se çfarë ndodhi me pikët dhe rezultatet.

LEXO EDHE:   Tuneli panoramik/ Berisha:U vodhën 3.4 milion euro

GazetariPra është i njëjti person që prej 10 vitesh k adhënë lëndën e fizarmonikës dhe i njëjti person ka fituar.

DrejtoriNë njohuritë e mia i njëjti person ka fituar nga komisioni përzgjedhës.

GazetariPo është vendim absurd pasi ju keni shpallur vëndin e lirë pasi ky profesor nuk plotësonte kriteret.

DrejtoriJo dëgjoni, ky profesor e ka shkollën e lartë, fakultetin bachelor, por duhet me qenë master.

GazetariPra siç e dëgjuat, profesori që nuk ka plotësuar kriteret, pra që është me bachelor, është shpallur fitues nga drejtoria komunale e arsimit, dhe përsëri jep mësim në shkollën e mesme të muzikës “Lorenc Antoni”

Për herë të tretë Shkumbinit i zhdukin dosjen dhe shpallin fitues personin, që kishte 10 vjet në shkollën “Lorenc Antoni” pa arsimin përkatës.

“Pastaj konkursi rishpallet për herën e tretë. Aplikoj përsëri. Dhe është përzgjedh një për fizarmonikë, por emri im nuk figuron aty dhe thuhet kualifikimi bachelor. Edhe shkoj ankohem dhe kërkoj arsyen përse nuk jam në këtë listë kur unë jam master. Flas me kryetarin e komisionit, vjen kryetari komisionit dhe më thotë, Shkumbin a je i sigurtë që ke aplikuar? Mua nuk më figuronte as emri aty. Dhe i them po jam i sigurtë që kam aplikuar. Dhe më thotë nuk është dokumentacioni jot këtu. Më pyet prapë, a ke aplikuar? Dhe shqyrtojmë dëshminë e protokollit dhe del emri im aty. Bëj ankesën dhe pres përgjigjen. Më kthehet përgjigja nga drejtoria komunale e arsimit dhe arsyeja ka qenë që unë nuk e kam nostrifikimin, domethënë unë nuk e kam dokumentacionin e kompletuar”.

“Nga emisioni “Stop” kërkoj që kjo intervistë të shkojë në veshët dhe në sytë dhe të sensibilizojë gjithë ata që kanë pozita në arsim. Se deri më sot kërkesat e mia kanë shkuar në veshë të shurdhër”, shprehet ai./ tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Arsimi në shpartallim”/ Shkollat ende pa regjistra 9 javë pas fillimit të mësimit

Publikuar

-

Nga

“Arsimi në shpartallim”/ Shkollat ende pa regjistra 9 javë pas fillimit të mësimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon faktin që shkollat nuk janë paisur ende me regjistra, ndonëse ka 9 javë që ka filluar mësimi.

Sipas tij, kjo bëhet për të fshehur numrin e mungesave nga Covid, të mësuesve dhe nxënësve.

Shkollat pa rregjistrat baze!

Keshtu fshihet numri i mungesave nga covid19

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha.

Megjithse kane kaluar 9 jave nga fillimi i vitit asnje shkolle nuk eshte paisur me regjistrat shkollore,si dokumenti baze.

Mire tamponat vijne nga jashte po paisje me regjistra eshte gjeja me elementare.

Mos valle dhe keto do behen 3D qe te “pelcase” Gjermania nga inati.

Nuk eshte e rastesishme kjo.Keto fshehin numrin jashtezakonisht te larte te mungesave te nxenesve dhe te mesuesve.

Kur nuk dokumenton dijen,pranon injorancen dhe ushqen propoganden.

Heshtja sot,vret te ardhmen.

Respekte per ju,zeri i te vertetes ne kete kohe pandemie shendeti dhe politike.

Anonim se terbimi i tyre sot djeg dhe gurin.

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Laboratori në Malësinë e Madhe, 15 minuta për përgjigjen e Covid 19!

Publikuar

-

Nga

Denoncimi / Laboratori në Malësinë e Madhe, 15 minuta për përgjigjen e Covid 19!

Një laborator mjekësor në Malësinë e Madhe ka thyer rekord shqiptar, europian, madje edhe botëror, për nxjerrjen në kohë “rekord” të përgjigjes për Covid 19!

Për vetëm 15 minuta, ku laborator të jep në “dorë” dokumentin nëse ke apo jo virusin. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankuan disa emigrantë, të cilët, pasi kishin marrë këtë dokument dhe kishin kaluar në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë hasur probleme në vendet e tjera, pasi dokumenti ishte shumë i dyshimtë. Ata janë detyruar që të ribëjnë këto analiza në një vend tjetër për të kaluar nga njëri shtet në tjetër, ndërsa kërkuan ndihmën e Fiksit për të faktuar mashtrimin e këtij laboratori.

Një bashkëpunëtor i emisionit “Fiks Fare” shkoi në këtë laborator dhe kërkoi bërjen e tamponit. Fiksi shkoi në godinën e laboratorit “Euro Lab”, në qytetin e Koplikut, duke i kërkuar punonjëses se kërkon të bëjë tampon për Covid 19, për të kaluar në Mal të Zi. Punonjësit e laboratorit i thonë dakord dhe se përgjigjja del nga 15 deri në 20 minuta. Ato i marrin gjak dhe i thonë që duhet të vijë pas 15-20 minutash. Dhe, ky shërbim kushton vetëm 8 mijë lekë të vjetra. Pas çerek ore, bashkëpunëtori shkon sërish dhe merr përgjigjen me një fletë. Punonjësit i thonë se përgjigjja e analizës është gati dhe qytetari ka dalë negativ.

Në fakt, nga përgjigjja e analizës që mori Fiks Fare, rezulton se laboratori i ka bërë qytetarit një analizë PCR. Fiks Fare e dërgoi këtë dokument te disa mjekë dhe laborantë dhe morëm përgjigje se kjo analizë nuk është për Covid 19. Megjithatë, me këtë analizë, kalon në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Punonjësi i doganës i tha Fiksit se ky dokument vlen për 72 orë!

Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me numrin e telefonit të vendosur në fletën e analizave, ku e pyesin punonjësit nëse kjo analizë është për tampon ose jo. Punonjësi i thotë se bashkëpunojnë me një laborator të certifikuar dhe akredituar për analiza COVID nga Ministria e Shëndetësisë. Por, thotë se analiza që kanë bërë nuk është për COVID, megjithëse bashkëpunëtori i Fiks Fare i kërkoi analizë nëse e ka kaluar apo jo COVID-in.

Fiks Fare pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë për laboratorët e akredituar për bërjen e tamponëve dhe analizave për COVID. Sipas saj, në faqen e internetit të ministrisë janë publikuar laboratorët e akredituar dhe certifikuar, ndërsa nga verifikimi rezultoi se ky laborator nuk është në këtë listë. Fiksi iu drejtua edhe me një kërkesë zyrtare ISHP-së, ku mori përgjigje se analiza e kryer nga ky laborator nuk është për COVID 19.

***

Bisedë me punonjësit e Laboratorit në Malësinë e Madhe

Fiksi – Nuk e di, për Covidin bëjnë këta? Për me ik jashtë.

Qytetari – Po, po bëjnë.

Fiksi – Ore zgjat shumë…

Qytetari – 20!

Fiksi – Ëëë?

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Zbulohet zona dhe partia e kryetarit të njësisë administrative që është i dënuar

LEXO EDHE:   Tuneli panoramik/ Berisha:U vodhën 3.4 milion euro

Qytetari – 20 minuta.

Fiksi – Sa kushtonte?

Qytetari – 8 mijë lekë.

Fiksi – Dua të bëj një analizë për Covidin, desha me kalu për…

Punonjësja e laboratorit – Mal të Zi!

Fiksi – Mal të Zi.

Punonjësja e laboratorit – Edhe don me bë tamponin?!

Fiksi – Normale.

Punonjësja e laboratorit – Një sekondë, një sekondë.

Fiksi – Më fal, më fal.

Punonjësja e laboratorit – Ose ec futu se nuk ka gjë

Fiksi – Vallai me frikë e kam edhe tamponin dhe s’po di.

Punonjësja e laboratorit – Ça ke mo burrë?

Fiksi – Jo s’kam asnjë gjë unë i shkreti.

Punonjësja e laboratorit – Ça të frikëson ty te na?

Fiksi – Jo.

Punonjësja e laboratorit – Shiringat janë me një përdorim. Këtu me hy me maskë se nuk i dihet, gjë tjetër s’ka ça ndodh te na.

Fiksi – Sa vonon të lutem?

Punonjësja e laboratorit – Sa vonon, 20 minuta. 8 mijë lekë të vjetra ose 7 euro, si të duash.

Fiksi – S’është problem, 10. Veç për shpejtësi kam hallin, për gjë tjetër s’ka problem.

Punonjësja e laboratorit – Ke patent?

Fiksi – Kam patent.

Punonjësja e laboratorit – Se na duhet për dokument, se duhet më i ba se të kthejnë për Zotin.

Fiksi – Atë e di unë.

Punonjësja e laboratorit – Tani du kartën ose pasaportën dhe pagesën zotnis.

Fiksi – Po, po. (Fiksi i jep 10 mijë lekë të vjetra). Këtë 10 mijë lekë…

Punonjësi i laboratorit – Kam me të kthy 2 mijë.

Fiksi – Mos e vrit mendjen, kur vjen puna te… në rregull.

Punonjësja e laboratorit – Atëherë, gjithë të mirat.

Fiksi – Të vij pas 10 minutash ta marr?

Punonjësja e laboratorit – 20 minuta! Çerek ore, 20 minuta. Ne këtu na ke deri në 8 të darkës.

Pas 15 minutash…

Fiksi – Të marrim përgjigjen.

Qytetari 2 – Ta nxjerrin te dera. Ta nxjerr këtu, ta jep sa të dalë. Ka me vu firmën, vulën. Ai për hatër i bën për 30 sekonda, thotë sa më parë fiuuu. Tu ble letrën me lekë…

Fiksi – Më fal, doli ajo e imja se kam ardhur fiks për 20 minuta. A doli ajo e imja?

Punonjësja e laboratorit 2 – Si e ke emrin?

Fiksi – … e ajo.

(Punonjësi bën gati fletën e analizave)

Punonjësi i laboratorit – Emri yt?

Fiksi – Po.

Punonjësja e laboratorit – … dhe …

Fiksi – Shumë faleminderit.

Punonjësja e laboratorit – Respekte!

Fiksi – Fiks në orar kemi ardh.

Dogana e Hanit të Hotit

Fiksi – Deri sa kohë më ashtu kjo e tamponit?

Punonjësi i doganës – 72 orë.

Fiksi – 72 orë? Tani e bëra.

Punonjësi i doganës – 72 orë e ke.

Fiksi – E bërë në Koplik.

Punonjësi i doganës – Ëë?

Fiksi – Në Koplik e bëra.

Punonjësi i doganës – 72 orë e bëra.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Konflikti i interesit dhe korrupsioni i kryetarit të ri të Bashkisë së Vorës

Publikuar

-

Nga

Konflikti i interesit dhe korrupsioni i kryetarit të ri të Bashkisë së Vorës

“Stop” tregoi me fakte dy raste abuzimi me pasojat e tërmetit të vitit të kaluar në Vorë. Rasti i parë me pallatin nr. 8 në lagjen “Demokracia”, që u shpall i dëmtuar edhe pse nuk ishte i tillë.

Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me gllabërimin e 250 m2 truall ndaj biznesmenit Hamid Mema, edhe pse ky i fundit disponon të gjithë dokumentacionin.

Në gjithë këtë rrëmujë, posti i kryetarit të Bashkisë i kaloi biznesmenit Shefki Karamuça, pas dorëheqjeve të kryetarit Brahimaj dhe nënkryetares Laureta Omeri.

Shefki Karamuça ka qenë kryetar i Bashkisë Vorë në vitet 1999 deri në 2003-shin. Ai është larguar nga ky post nga votat e të majtës dhe për 16 vite Bashkia e Vorës është drejtuar nga PD-ja.

Në vitin 2015 ai shfaqet përsëri si këshilltar i LSI-së deri në vitin 2019. Befasisht më 25 Gusht të 2020, pas dorëheqjes së nënkryetares Vorë, Laureta Omeri, Karamuça merr postin e nënkryetarit.

Pas disa ditësh jep dorëheqjen edhe Hekuran Brahimaj dhe Karamuça vetëshpallet kryetar bashkie pa kaluar në Këshillin Bashkiak.

LEXO EDHE:  Denoncim/ Zbulohen bashkëpunëtorët e grabitësve të Rinasit

LEXO EDHE:  Stop publikon skandalin/ Ponstan shurup tërhiqet nga tregu europian, gjendet në farmacitë tona

Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuça, sapo mori postin, nisi të ndërtojë objektin e tij privat ngjitur me Bashkinë dhe sipas informacioneve ky objekt është pa leje. Veç kësaj, stafi i firmës private të Karamuçës, është punësuar në Bashkinë e Vorës.

Përveç përfshirjes në politikë, Shefki Karamuça njihet edhe si ndërtues. Figuron që stafi i firmës ndërtuese private që ai ka në pronësi është punësuar në Bashkinë e Vorës. Ky staf është aq i veçuar saqë ka marrë zyra me qira në objektin privat ndërtuar nga Karamuça. Thuhet gjithashtu se zyra e re e Karamuçës është në godinën e tij. I bie që kryetari i Bashkisë së Vorës i jep me qira vetes së vet ambientet e godinës private që ai ndërtoi sapo u bë kryetar.

“Stop” shkoi në godinën në pronësi të Karamuçës, vetëm pak metra të godinës së transferuar të Bashkisë së Vorës. Vetëm pak kohë para se Karamuça të merrte pozicionin e kryetarit të Bashkisë, godina ishte e pandërtuar./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE