web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Agravohet situata nga Covid në Greqi/ Pritet të mbyllen shkollat fillore

13 Nëntor 2020, 14:42, Kosova & Bota CNA

Pasditen e sotme pritet të jepet vendimi për mbylljen e shkollave fillore në Greqi. Këtë vendim e kishte paralajmëruar më herët  zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.

Sipas mediave greke propozimi për mbylljen e shkollave u bë në fillim të kësaj jave dhe po ndodh kryesisht pasi po kufizohet lëvizja dhe për të dhënë një mesazh që situata është mjaft serioze.
Sugjerimi i specialistëve për mbylljen e shkollave fillore ishte bërë në fillim të kësaj jave dhe kishte të bënte me Selanikun.

Situata e koronavirusit po rëndohet ku gjatë 24 orëve të fundit Greqia regjistroi 3,316 raste të reja dhe 27 viktima./CNA.al





Lajmet e fundit nga