web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në Beograd/ Pacientes me Covid i publikojnë fotot nudo nga spitali

12 Nëntor 2020, 15:53, Kosova & Bota CNA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Beograd, ku një pacienteje me Covid i janë publikuar në rrjetet sociale disa foto nudo.

Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale shihet pacientja e identifikuar si Anastasia M e cila po heq rrobat e saj. Mendohet se fotot janë shkëputur nga videoja e pamjeve të sigurisë së spitalit.

Në një prononcim për mediat serbe Anastasia M është shprehur që personeli mjekësor i kishte kërkuar të hiqte rrobat për të bërë një EKG.

?Ata e bënë foton pas pritjes në Arena, ku më thanë të hiqja rrobat për të bërë EKG. A duhet të shikoj përreth për të parë nëse ka një aparat fotografik. Unë kam temperaturë të lartë, çdo kockë në trupin dhemb dhe kam inflamacion të të dy mushkërive? është shprehur Anastasia M./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga