web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha falsifikon aktet e Kryesisë së PD/ Shkarkimi i Besart Kadias vendim i rremë

11 Nëntor 2020, 20:55, Politikë CNA

Ekonomisti Besart Kadia, i cili mbante detyrën e sekretarit për Sipërmarrjen e Lirë dhe është anëtar i Këshillit Kombëtar në PD, u emërua sot zëvendës ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Për këtë lajm reagoi edhe Partia Demokratike, e cila ka publikuar një dokument, ku thotë se Kadia është shkarkuar që në vitin 2019, pasi pretendon se lëvizja e tij politike ?Alternativa? është e financuar nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencialë të qeverisë.

Por CNA.al ka zbuluar se dokumenti i PD-së është fals, pasi nuk është zhvilluar asnjë mbledhje as në vitin 2019 dhe as në 2020-ën për shkarkimin e Kadias si sekretar për Sipërmarrjen e Lirë.

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi që e ka firmosur atë dokument kanë falsifikuar aktet e kryesisë, pasi kryesia e PD nuk është mbledhur asnjëherë për këtë çështje.

Kjo duket si një përpjekje e dëshpëruar e Lulzim Bashës për të mos u zbuluar marrëveshja me kryeministrin Edi Rama për të bashkëqeverisur.

Basha gënjen dhe kur s?ka nevojë të gënjejë. Dhe për më tepër shpik një numër vendimi, i fut dhe një fraksion. Se kush është nr 6 apo 7 e vazhdim e di Gazi që është bërë mjeshtër falsifikimesh. Kur manipuloi votat e demokratëve në të gjithë Shqipërinë nuk e ka problem për një copë letër, pasi firmën e vulën ia ka lënë Luli në zyrë./ CNA.al

Rama e emëroi zv.ministër/ Reagon PD: E shkarkuam Besart Kadian që në 2019-ën

Besart Kadia si emërim i parë i qeverisë Rama-Basha

 

Kush është sekretari i Bashës që u emërua zv.ministër nga Rama

Rama e emëroi zv.ministër/ Kadia mesazh për Bashën: Ja pse pranova ofertën

E bujshme/ Rama emëron zv.ministër sekretarin e Bashës





Lajmet e fundit nga