LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"I çmenduri" Gjergj Luca

2 Nëntor 2020, 19:31, Lifestyle CNA

Nuk është i panjohur për publikun, djali i aktorit të madh Ndrek Luca, Gjergji i Rozafës së peshkut, por edhe vëllai i Rozafës, vajzës së Ndrekës dhe Mimikës.

I zhurmshëm, sa shfaqet bën lajm, një video merr audiencë të frikshme, thyen çdo rekord. Del e mban fjalime me shpirt e pasion. Plot pathos, diku me britma që dalin nga shpirti i tij thotë shumë të vërteta. Dhe duke hyrë në skenën publike ndaj tij fillojnë edhe akuzat, sulmet politike deri aty sa Lucën “e çmendur” e kanë bërë edhe më të çmendur.

Gjergj Luca është thjesht dhe vetëm “i çmendur” në të gjithë jetën e tij. Në gati 30 vite si biznesmen, ka uljet dhe ngritjet, përplasjet e tij që e bëjnë vërtet të çmendur për nga pasioni dhe forca që ka për të ndërtuar ëndrën e tij, të cilën nuk kanë mundur ta vrasin dot.

Në vitin 2004 përplaset me Fatos Nanon, merr një gjobë 1 milion dollarë, mbyllet një nga aktivitetet që ndryshoi je

tën e natës në Tiranë, ?Rozafa Palas?. E sulmuan, e gjobitën, u qëndroi përballë nuk u ndal së shari asnjë çast.

Më pas mbështet fort PD-në në zgjedhje, por pas jo më shumë se 2 vitesh ikën së bashku me bashkëshorten dhe vajzat në Shëngjin. Aty punon me tregtinë e peshkut me flotën e tij, ditë e natë, ndërton disa magazina dhe sërish ëndrën e tij nuk lejon ta vrasë kush. Ndërton një rrjet restorantesh në Tiranë dhe punon si një milingonë punëtore, por sërish zhurmues, sërish në përplasje e sharje. Zhurma e tij ndjehet pasi ai nuk jeton dot pa bërë zhurme.

Në vitet e fundit, fillon që aktivitetin e vogël që kishte në Shëngjin, aty ku ndërtoi dhe Klubin e Rrenave ta zhvillojë edhe në Elbasan.

Merr me qera nga shteti disa magazina të shkatërruara të Rezervave të Shtetit dhe i rindërton. Kostoja e investimeve është sa 50 vite qera po të merrte ambiente të tjera në përdorim.

Endra e tij rritet çdo ditë dhe s?mund ta ndalë kush, në fillim 50, pastaj 100, 500 e mbi një mijë të punësuar në biznesin e tij. Në Labinot të Elbasanit, tek ish-magazinat e rrënuara të rezervave të shtetit përpunohet peshku, karkaleci, sardelja dhe açukja.

Sërish bën zhurmë del e flet nuk pushon, mbron biznesmenët edhe investitorët, sulmon qeverinë për sjelljen që ka me ndihmën ekonomike, nuk e mban hiç gojën për dembelët në popull dhe hajdutët në politikë.

Vazhdon ëndrën e tij dhe tani ka shkuar të investojë edhe në disa magazina në Gramsh, në infrastrukturë ku ka tunele të vjetra tek të cilat pa pasur nevojë për frigoriferë, trajtohen produktet që sjell nga deti flora e tij, dhe më pas të gjitha drejt tregut europian.

Së fundi sërish po e sulmojnë, sërish po e akuzojnë, i inskenuan edhe protesta me militantë, por ai “u çmend” edhe më shumë në ëndrën e tij dhe shtoi aktivitetin e tij me kapanone të reja.

Ka një aktivitet ku nuk është ai pronari dhe punëtorët janë thjesht ata që derdhin djersën, por ka ndërtuar infrastrukturë për gratë që punojnë aty. Kopshte, kinema, pishinë, restorant dhe një infrastrukturë që ka ringjallur një zonë të vdekur dhe të rënuar, thjesht dhe vetëm nga ëndra e çmendur e Gjergj Lucës. Diku punonjësit protestojnë për rrogat, tek Luca dalin ta mbrojnë nga sulmet politike, ai është një mik e vëlla për këdo që punon aty.

E sulmojnë, nuk e lenë rehat, politika dhe turpësisht segmente të PD që në fakt duhet të përfaqësojnë kapitalizmin, pronarin, investitorin, të cilin duhet ta thërrasin e t?i  thonë që nesër do të ulen kaq taksat që të shtosh punonjësit dhe rrogat e tyre, por ndodh e kundërta. Nuk e mendon askush se një çelës i mbyllur nga Gjergj Luca le me mijëra gra e qindra familjë pa të ardhura. Po kush ta kuptojë ata që e provokojnë, që s?kanë asnjë lidhje me punën e kapitalizmin. Sulmohet si të ishte armik e jo biznesmen, e këto sulmI çmenduri Gjergj Lucae ai i ka adrenalinë, i ka forcë për ëndrën e tij të çmendur që kush ka shkuar e shikon tek Fish City në Elbasan, kush nuk ka mundur mund të shkojë e ta shohë falas.

Pasi ndërtoi një monument madhështor të Skënderbeut, dhe vizatoi muret e kapanoneve, përdori emrat e elitës kombëtarë, shprehjet e tyre, tani në disa kapanonë të reja po vizatohet Ce apo Fidel Kastro, diku ish-byroja poltike e diktaturës që mban kokat e saj në dorë në paradë, diku do jenë disa politikanë, e diku disa gazetarë. Ai ëndrën e tij e sheh edhe me sy hapur, dhe sapo e sulmojnë, e akuzojnë, ai çmendet edhe më shumë, nuk ndalet e nuk bën pas.

Ky është i çmenduri Gjergj Luca, miku im prej 20 vjetësh që këto rrjeshta ja shkruajta për t?i thënë se ata që kanë humbur rrugën nuk mund të ndalin ëndrën tënde. Kanë një të shohin si kuti votash, jo si kapitalist dhe investitor, ndaj dhe të sulmojnë në vend që të uleshin të diskutonin me ty edhe të të dëgjonin kur bërtet apo thua ato që s?i beson kush por ti i bën realitet./ Elvi FUNDO-CNA.al

Lajmet e fundit nga