web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mu duk si fundi i botës, isha në depresion”/ Lei Kraja flet për periudhën më të vështirë të jetës së saj

2 Nëntor 2020, 11:38, Lifestyle CNA

Lei Kraja është një nga moderatoret më seksi të ekranit . Si rrallë herë ajo ka folur për historinë e dhimbshme të jetës së saj, momentin e ndarjes nga prindërit. E ftuar në rubrikën ?N?Fermë?, në ?E Diell? Lei, tregoi se pas ndarjes kaloi në gjendje depresive dhe nisi të binte nga mësimet.

Lei nuk ngurroi të jepte një mesazh, duke i bërë thirrje çdo personi se nëse nuk ndihen mirë me martesën e tyre, mos të kenë frikë nga divorci.

?U divorcuan prindërit, kam qenë shumë e vogël, kam qenë 14 vjeçe dhe ka qenë periudhë shumë e vështirë. Thjesht nuk kishte paqe në shtëpi, është normale kur ndahen dy njerëz. Tani janë mirë, por atëherë u mërzita shumë. U mërzita, më dukej si fundi i botës. Qaja çdo ditë isha në depresion, nuk haja mirë, isha me lëkundje në mësime. Unë qëndrova në Shkodër rreth një vit, ajo është arsyeja se përse e kam qejf Shqipërinë.

Jam shumë e lumtur që u ndanë , sepse asnjë martesë nuk duhet shtyrë për shkak të opinionit, e palumtur e për shkak të paragjykimeve të njerëzve. Kur shoh çifte shqiptar për gjynah. Kur m?u ndanë prindërit mamaja punonte më shumë, shtatë ditë në javë.

U mundonte të ishte sa më e pranishme, na ka munguar afrimiteti, edhe pse ajo mundohej, ose do të punosh ose do të qëndrosh në shtëpi. Unë do të bëja më shumë biseda me prindërit e mi, do të isha më e afërt. Shoh Adelën, ajo me prindërit e vet bën çdo muhabet. Ka jetë edhe pas ndarjes, martesa është punë dëshire?, tha Lei./ CNA.al





Lajmet e fundit nga