Connect with Us

“Kapter” Lleshaj pranon blerjen e makinës luksoze/ Tani në përballje ligjore me CNA.al

Aktualitet

“Kapter” Lleshaj pranon blerjen e makinës luksoze/ Tani në përballje ligjore me CNA.al

Publikuar

-

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?

Një nga njerëzit më skandalozë të politikës shqiptare në 30 vite të demokracisë, një ish-gjeneral i kthyer në një “kapter” partie, Sandër Lleshaj, i denoncuar për disa javë me radhë nga CNA.al për blerjen e një makine luksoze në kulmin e pandemisë, sot me shkresën zyrtare të ardhur tek ne nga Gjykata ka pranuar publikisht blerjen e një mjeti luksoz, të cilën ashtu siç ne kemi thënë është blerë në Gjermani, për llogari të Policisë së Shtetit dhe më pas është vënë në dispozicion të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për luksin e tij.

Ish-gjenerali i kthyer në “kapter” partie me shkresa dhe me vetë kallëzimin që ka bërë ndaj CNA.al, pranon gjithçka që ne kemi thënë, që BMW-ja është blerë, që ajo ekziston. Pretendon për shumën se nuk është rreth 100 milionë lekë, sa ç’kemi thënë ne, por është më pak. Sipas të dhënave, nga vetë ministri dhe dokumentet e çuara nga Gjykata, mjeti nga 49 mijë euro, me gjithë faturën e TVSH-së, dogana dhe pagesa të tjera, shkon të paktën rreth 60 mijë euro.

Pra, vlera e thënë publikisht nga Sandër Lleshaj, se është 50 mijë euro, duke i shtuar dhe taksat është më afër vlerës reale, të thënë nga CNA.al.  Por, gjithësesi kjo çështje, duhet thënë se nuk ka vlerë.

Së pari, ne nuk kemi shpifur. Kemi thënë të vërtetën dhe ministri e pranon në shkresën zyrtare dhe dokumentin e blerjes së mjetit.

Së dyti, Sandër Lleshaj ende nuk ka sqaruar atë që është thelbi i denoncimit që ne kemi pasur ndaj tij.

A duhet të blinte Ministria e Brendshme një BMW të tillë luksoze, në kulmin e pandemisë dhe pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019?

Lleshaj me makinen luksoze, para Parlamentit

Me 60 mijë eurot mund të bliheshin disa respiratorë për spitalet tona, apo të rindërtoheshin disa shtëpi për banorët që kishin mbetur jashtë në çadra. Por, nuk ndodhi diçka e tillë. U ble një BMË luksoze që Sandër Lleshaj të shkonte më shpejt dhe më rehat në Gjirin e Lalzit, tek një vilë luksoze të cilën nuk e ka në emrin e tij, por të të afërmeve. Por, përdoret 24 orë në ditë prej tij.

Ky është një fakt të cilin ia ka kërkuar publikisht Partia Demokratike, e ka denoncuar CNA.al dhe është i vërtetuar nga banorët e zonës, por edhe organet kompetente qe e shoërojnë, si Garda e Republikës, që e çon dhe e ruan për muaj të tërë në Lalëz, ashtu si dhe Presidenti.

Por, gjithësesi sot me padinë e Lleshajt, mësuam se vërtetë Gjenarali është kthyer në një “kapter” partie.

Nuk mund të dalë për të pranuar të vërtetën dhe për të gëlltitur helmin që nxori nga goja e tij.

LEXO EDHE:  Mjekët e QSUT paralajmërojnë protestë/ Policia nuk u jep leje

Zoti “kapter” i partisë, pretendon se CNA.al ka shpifur ndaj tij.

Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi shpifur. Kemi treguar me dokumente dhe prova dhe e kemi kapur në flagrancë ministrin e Brendshëm, duke qarkulluar me një mjet me targa false.

Pra, BMW-ja e përdorur prej tij, nuk kishte targat me të cilat ka qarkulluar. Kemi vërtetuar se ai mjet nuk ka pasur siguracion, në momentin që ne kemi publikuar skandalin. Të gjitha këto të marra nga burime zyrtare. Nga vetë DPSHTRR, e cila fillimisht refuzoi të jepte të dhënat dhe më pas të dhënat e plota u dhanë.

Tani do të jemi në përballje ligjore me Sandër Lleshajn. Ne betejën tonë me të do ta fitojmë në çdo lloj institucioni drejtësie që do shkojë ai. Beteja jonë me sandër Lleshajn është e fituar.

Ne e kemi “kapur të gjallë”. E kemi detyruar të ndërrojë edhe targat e mjetit.

Sikurse shikohet në foton më poshtë, fillimisht mjeti është parkuar pranë drejtorisë së Përgjitshme të Policisë, dhe mbante targat gjermane.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Më tej, mjetit i janë vënë targat shqiptare dhe është vënë në shërbim të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Dhe pak kohë më vonë, mjetit në fjalë i ndryshohen sërish targat.

https://www.cna.al/2020/10/05/si-e-lufton-krimin-dhe-drogen-kapter-lleshaj/
Makina me targa te ndryshuara

Prandaj Zotit Lleshaj ne do t’i japim vetëm një këshillë. Je një “kapter’ I përkohshëm në postin e ministrit dhe kur të mbarojë ky gjyq nuk do jesh më as “kapteri” me postin e ministrit. Do të jesh një hiç, i harruar në politikën shqiptare. Njeriu i gafave dhe skandaleve, që me Policinë, u soll vërtetë si një “kapter’ partie. Njeriu i dështimeve të pafundme dhe I rikthimit të kanabizimit të vendit. Njeriu I cili në kulmin e pandemisë na shiste mend për rezultate të kënaqshme me aksidentet, lufta ndaj krimit, ndërkohë që për tre muaj njerëzit ishin në izolim.

Ndoshta 2020-ën, do ta shpallë si vitin e suksesit të Policisë, në tre dekada. Por, ne betejën tonë e kemi fituar.

Ne nuk kemi shpifur, ne kemi thënë të vërtetën, i pëlqen apo jo Sandër “kapterit” dhe nafijeve të tij, që i vijnë vërdallë.

Për ne nuk ka rëndësi janë “kaptera”, apo “ushtarë” partie. Ne kemi një detyrë. Të themi të vërtetën me fakte dhe prova konkrete, ashtu siç ia kemi vërtetuar Sandër Lleshajt, do të shkojmë t’ia vërtetojmë edhe në Gjykatë.

“Kapter” Lleshaj ti je një humbës!/ CNA.al

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ti publikojë dokumentet Sandër Lleshaj?

Kur do t’i publikojë të dhënat e BMW-së Sandër Lleshaj?

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Gonxhja e pranon/ Lleshaj qarkulloi me targa false

Foto ekskluzive-Lleshaj pranon skandalin/ Ndryshon targat e makinës

SKANDALI/ DPSHTRR fshehu të dhënat për BMW-në e Lleshajt

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Janë shokët tanë”/ Rakacolli përlotet për mjekët e rënë në betejën me COVID

Publikuar

-

Nga

Zv Ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli nuk i ka përmbajtur emocionet pasi ka kujtuar 56 mjekët e rënë në betejën me pandeminë  e COVID. E ftuar në “Repolitix”, Rakacolli tha se i njihte shumicën prej mjekëve dhe se ka jetuar me ta vuajtjet nga sëmundja që i mori jetën.

Është minimizuar në maksimum, ata janë vaksinuar të gjithë dhe kanë në dispozicion mbrojtjen maksimale që mund t’u ofrohet. Mjekët që humbën jetën janë heronj të kësaj luftës, janë miqtë tanë, shokët tanë dh ena ngjallin natyrisht emocione. Unë nuk mund ta harroj ditën kur u shpall pandemia, u vendos shtetrrethimi dhe qytetarët e Tiranës dolën në ballkone dhe duartrokitën mjekët, ata që po niseshin ën luftë dhe ata që u nisën në luftë që dinin që disa prej tyre nuk do të ktheheshin.

Qytetarët e kanë vlerësuar dhe kanë dhuruar mirënjohje për bluzat e bardha. U emocionova sepse mu kujtua të gjithë, shumicën i njihja dhe kemi qenë aty, e kemi jetuar sëmundjen e tyre. Sot mjekët janë më të mbrojtur”, u shpreh Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Publikuar

-

Nga

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilluan të enjten se për amerikanët e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të mbajnë maska përjashta si dhe mund t’i shmangin ato edhe në pjesën më të madhe të ambienteve të mbyllura. Përditësimi nga ana e agjencisë do të mundësojë rikthimin tek normaliteti.

CDC-ja tha gjithashtu se për njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të ruajnë distancën fizike në shumicën e mjediseve. Agjencia shpreson që udhëzimi të nxisë edhe më shumë amerikanë që të vaksinohen.

Udhëzimi i rishikuar është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit tek jeta normale para pandemisë. Megjithatë agjencia rekomandon që personat e vaksinuar të vazhdojnë të mbajnë maska në aeroplane, trena, në aeroporte, qendra masive tranziti, si dhe vende spitale a poliklinika.

CDC-ja tha se njerëzit e vaksinuar plotësisht megjithatë duhet të mbajnë maska kur një gjë e tillë kërkohet nga ligjet federale, shtetërore, lokale, apo territoriale si dhe t’u përmbahen rregulloreve për bizneset apo udhëzimeve në vendin e punës.

LEXO EDHE:  Mjekët e QSUT paralajmërojnë protestë/ Policia nuk u jep leje

LEXO EDHE:  Ndryshimi i vendbanimeve të qytetarëve/ Berisha zbulon “skemën” e Ramës për manipulimin e zgjedhjeve

Në fund të muajit prill, CDC-ja udhëzoi që njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të kryenin aktivitete në natyrë pa maska, por rekomandoi që ata të vazhdojnë ta përdornin maskën në hapësirat e tjera publike./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetshpall kandidat për kreun e PD/ Kadilli: I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli është vetshpallur kandidat për të qenë në krye të Partisë Demokratike ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.

I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më keshë përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE